Posts

Showing posts with the label 2005

Fire Pro Wrestling Returns

Image
(2005)  Ky titull ishte shumë ndryshe nga gjithë seritë WWE të sportit të keçit prodhuar seri. Ç’i do grafikët reale kur ke më shumë se 300 karaktere me lëvizje të larmishme?  FPWR lejonte gjithashtu lojtarin të zhvillonte personazhin e tij ideal. Loja përfshinte çdo lloj ndeshje të imagjinueshme duke përfshirë edhe ajkën e Royal Rumble.  Pavarësisht figurës së saj komike, kjo lojë e merr veten shumë seriozisht. Gameplay është një miks midis shtypjes së butonave në kohën e duhur dhe zgjedhjes së lëvizjes së duhur në momentin e duhur. Loja nuk lejon shpërqendrime. Nëse i jepni butonave kot, ndoshta do mund të arrini ndonjë gjë, por nuk keni tepër shanse për të fituar vërtet. Kjo është edhe disi pika e dobët e lojës sepse largon disa nga lojtarët që thjeshtë nuk kanë mundësi për t’i dedikuar kohën që loja meriton. Sidoqoftë si alternativë ekziston gjithmonë edhe WWE Smackdown VS. Raw.

Tenchu: Fatal Shadows

Image
(2005)  Zhvilluesit e Tenchus (K2 LLC) duket sikur i pëlqen t’i japin personazheve negative një qëllim racional sido që të shkojë puna. Në këtë rast luftëtari Jyuzou si lideri i klanit të ninxhave Kuroya, rebelohet ndaj liderëve të moshuar, duke vrarë këdo në fshat gjatë procesit. Kuroya ishte trashëgimtari legjitim i klanit të tij, një rol të cilin ai e refuzon. Të moçmit e fshatit e ndjenin se zemra e Kuroyas ishte e pezmatuar, ndaj vendosin që t’i japin Rin, sipas tyre vajzën më të fisshme në krahinë, si të fejuar me shpresën se ai do pranonte rolin e dhënë e do të pranonte fatin e tij. Pavarësisht dashurisë për Rin, Kuroya vendos të rebelohet duke djegur të gjithë fshatin e duke krijuar trazira në të gjithë krahinën. Fakti që Kuroya nuk mund thjeshtë të largohej nga aty, tregon shumë për “të moçmit”. Ai nuk kishte shumë opsione për të qenë një herë e mirë i lirë, në mos do të ekzekutohej. Fati i tij ishte vendosur nga të tjerët pa dhënë pëlqim, ndaj edhe rebelimi ës...

Killer 7

(2005)  Nëse do kishte një listë me lojëra të çuditshme, kjo do spikaste në të.  Është aq e çuditshme, saqë është disi e pamundur ta kategorizojmë. A është një lojë me gjëegjëza, një shooter, një thriller, apo...? Vështirë të përkufizohet, e dyshoj se edhe vetë Capcom do mund të jepte një përgjigje të thjeshtë në lidhje me këtë titull. Përveç kësaj, loja paraqiste disa grafika të çuditshme monokromatike, që shkonin bukur në hijet bardhë e zi, por ndoshta ishte e tepërt për një audiencë që nuk e vlerësoi aq sa duhet origjinalitetin e saj. Ashtu si vetë loja edhe historia është disi e koklavitur. Lojtari ka në komandë Herman Smithin. Veshur gjithmonë me një kostum të bardhë, me një valixhe të zezë në dorë, ose me kostumet e tjera të personaliteteve, Hermanit i duhet të përballet me një organizatë terroriste po aq të çuditshme sa ai vetë.  Heaven Smile është një organizatë jo e rëndomtë terroriste që vepron nën hije. E veçanta e tyre do pyesni? Anëtarët janë bomba shpërthyes...

Metal Slug 4 & Metal Slug 5

Image
(2005) SNK përpiqet t'i bijë qylit disi duke publikuar dy nga seritë më të dobëta Metal Slug në një CD të vetëm, ku numri katërt sipas mendimit tim, është më e mërzitshmja. Kjo nuk do të thotë se janë lojëra të këqija, thjeshtë sipas mendimit tim nuk ia vlen. Për ata që patën ca më tepër durim, në vitin 2007 do dilte gjithë përmbledhja e lojërave. I duruari i fituari si i thonë. Për më tepër lexoni në lidhje me lojërat MS4 dhe MS5 .

Crazy Frog Racer

Image
(2005)(Neko Entertainment dhe Digital Jester)(Ndoshta loja më e keqe në PS2) Për fat të keq në konsolën më të mirë ndonjëherë, kanë gjetur rrugë edhe të tilla lojëra. Nuk kuptohet mirë sepse një personazh që u paraqit në një këngë duhej të merrte pjesë në një garë. Megjithatë legjenda thotë se ndoshta i shiti më shumë se njëzet kopje meqenëse një vit më vonë erdhi seria e dytë. Kjo ose versioni ku njëri nga zhvilluesit i shiti shpirtin shejtanit për të publikuar këtë lojë leshi. Ndoshta loja më e keqe në PS2. Unë besoj se dikush ka pastruar paratë. Lojtari bën gara me Bretkosën e Çmendur; kaq!

Monster Hunter

Image
(2004 në Japoni)(2005 gjetkë) Monster Hunter? Për PS 2, në PS 2? Vërtet? Unë e kam marrë vesh andej nga fundi i jetës së aparatit PS 2 se kjo lojë tashmë shumë e famshme, e kishte origjinën e saj në PS 2. Një nga titujt që nuk duhej humbur kurrsesi. Është e çuditshme se sa keq e kanë trajtuar pronarët e konsolës këtë titull, ndërkohë që më vonë do bëhej super i famshëm.  Justifikimi se loja u braktis ngaqë ishte e vështirë, është budallallëk. Dark Soul po nga Capcom është e vështirë dhe ka plot adhurues kudo në botë. Arsyeja se pse kjo lojë nuk pati ndonjë sukses në PS 2 do jetë gjithnjë një mister (për mua të paktën)(ose ndoshta kishte të bënte me kamerën që nuk qëndronte kurrë në një vend). Loja është e vështirë vërtet, por nga ajo lloj vështirësi logjike që ka rregulla solide. Me të mësuar mekanizmat, loja bëhet e thjeshtë dhe është ndoshta një nga më të kënaqshmet.  Mbas mposhtjes së atij dreq kolosi, lojtari do ndjehet sikur ka bërë ndonjë punë të rëndë. Në MH...

Shadow of Rome

Image
Ky titull është një nga ato eksperimentimet e Capcom që kompania thjeshtë dëshiron ta lejë në harresë; fansat gjithashtu. Hija e Romës ishte një nga ato lojërat dualiste, ku te njëra pjesë e lojës kishte gjak e dhunë me shumicë, ndërsa te pjesa tjetër mekanizmat e lojës ndryshonin komplet në një qetësi bezdisëse. Ky titull ishte i tillë. Duke propozuar një version historie jo shumë ndryshe nga filmi “Gladiatori,” ngjarjet zhvilloheshin mbas vdekjes së narcisit Jul Cezar. Babai i personazhit kryesor me emrin Agripa përfshihet në komplot dhe akuzohet për pjesëmarrje në vrasje. Nëna e tij gjithashtu dënohet padrejtësisht me vdekje. Gjenerali Agripa vetë burgoset, për tu hedhur më pas në arenën e dhunshme të gladiatorëve. Ndërsa Agripa vret e pret në Kolose, Oktavi, një tjetër hero në lojë, ndjek një rrugë tjetër të qetë gjatë tentativës së tij për të zbuluar të vërtetën. Historitë e tyre ndërthuren për një finale pozitive. Loja është zhvilluar dhe publikuar nga Capcom e cila n...

God of War

Image
(2005)  Zoti i Luftës e zuri stuhishëm vendin e tij në lojërat më të mira në PS 2, ashtu si Kratos –personazhi kryesor– mori përpara çdo figurë mitologjike greke që pati fatin e keq t’i dilte përpara. Aresi, Zoti aktual i luftës gjendet përballë furisë së pashmangshme të lojtarit kur zbulohet se ai ndodhej pas vrasjes së familjes së Kratos. Udhëhequr nga mençuria e moçme e perëndeshës Athina, Kratos përmbush hakmarrjen e tij me sukses dhe ftohet nga vetë Zeusi që të bëhet ai Zoti i ri i luftës. Në fund udhëtimi dhe origjina e Kratos nuk është larg nga përpjekja e Perseut, vetëm se me shumë më shumë gjak e dhunë. Në zonat e pikturuara bukur, God of Ëar është një lojë me dizajn vërtet të arrirë. Përbindëshat merren direkt nga mitologjia greke dhe edhe ato janë të mirë menduar në repertorin e lëvizjeve që përdorin për të mposhtur lojtarin. Ky i fundit gjithashtu ka një arsenal të pasur lëvizjesh për të masakruar e shmangur sulmet që i vijnë rrugës. Goditeni një armik mjaft...

Gran Turismo 4

Image
(2005) Përmirësime të dukshme në këtë titull të katërt e të fundit në konsolën e PlayStation 2, por shikoni pak më me vëmendje dhe do shikoni disa zona të pikseluara që na kujtojnë titullin paraardhës. Te Gran Turismo 3: A-Spec, thamë se do shkruanim këtu arsyet se pse kjo lojë ra nga piedestali dhe ashtu do bëjmë sepse loja është pak a shumë e njëjta me paraardhësen me disa shtesa aty e këtu. Gran Turismo insiston në të sajën me kontrolle të rrepta që ndëshkojnë çdo shkelje në metrat e garës. Kjo nuk është domosdoshmërish gjë e keqe, megjithatë praktika ka treguar se njerëzve i pëlqen t'i marrin kthesat me shpejtësi të madhe, pa në të sëmës ligjet e fizikës. Këtë e ofrojnë vazhdimisht lojëra si Need4Speed dhe Grid, që thithin entuziastët e garave. Por nëse realizmi është marka e kësaj serie, nuk duhet ndëshkuar, në të kundërt duhet përgëzuar. Kjo për sa kohë loja nuk insiston që ju duhet të merrni medoemos patentat për të filluar garat, që jo radhë mund të bëhen të bez...

7 Sins

Image
(2005) Shtatë mëkatet e krishterimit në Qytetin e Mollës. Dhe këtë duhet të bëni në lojë. Duke përdorur çdo metodë të keqe në libër, lojtarit i duhet të ngrihet në shkallën sociale. Me çdo marrëdhënie të re, hapen edhe misione të reja. Por mos u gënjeni sepse misionet janë thjeshtë veprime interaktive. Me pak fjalë loja është një lloj simi. Është një nga lojërat leshi që ne nuk do e rekomandonim në mos për kuriozitetin e damkës “Për të rritur.” Nuk është se bëni ndonjë gjë të madhe në lojë, përveçse merrni vendimet që shpalos loja dhe mësoni diçka për 7 mëkatet.

10000 Bullets

Image
(2005) Njëmijë Plumba përkthehet. Është një nga ata titujt e dobët por që ka potencial. Si një shoot em’ up linear, loja është shumë e vështirë madje edhe në vështirësitë më të lehta. Ngjan disi me Gungrave por nuk është aq e latuar sa duhet. Pak a shumë ju jeni një vrasës me pagesë për një familje italiane, ju futeni në konflikt me ta dhe e gjithë familja mafioze ju vihet pas për t’iu vrarë. Në histori ka edhe një trekëndësh dashurie midis personazhit kryesor (Crow), një biondine simpatike (Alice) dhe nemsisit tuaj, njëkohësisht edhe shoku i ngushtë i lojtarit (Juda). Trekëndëshi dashuror ngjason shumë me Spaikun, Xhulian dhe Vishës në filmin kult Coëboy Bepob. Dhe nuk jemi aq larg nga e vërteta sepse kjo është një lojë e stilit anime. Mbas betejave të gjata, ju relaksoheni me skena të animuara bukur e me kujdes, ku personazhet debatojnë e zbulojnë intrigat e jetës mafioze. Croë pak a shumë ka dy dhunti trashëguar nga nëna fallxhore. Mund të shikojë ca në të ardhmen dhe ka...

Shadow of the Colossus

Image
(2005) Në një nga mijëra filmat me Adam Sendler, spikat një nga ato filmat që nuk është komedi.  Ky i fundit luan një person të shqetësuar mendërisht, i cili është gjetur në këtë purgator, pasi ka humbur si gruan, si vajzën e vogël në sulmet terroriste ndaj kullave binjake në 9/11. Një nga lojërat që ky i fundit luan gjatë ditëve të tij depresive, dhe që ofron t’ia mësojë edhe mikut të tij të mirë, është pikërisht Hijet e Kolosëve. Dhe loja është vërtetë e bukur. Historia e Shadow of Colossus do ju bëjë disa herë të mendoheni për misionin tuaj. Pak a shumë ju shëtisni me galop në një botë me grafika të mira për konsolën në fjalë, për të gjetur dhe eliminuar gjigantë të cilët ngjajnë si pemë robotike. E gjithë kjo për t’i kthyer jetën sërish të dashurës suaj të vdekur. Pak a shumë çdo betejë është një raund i gjatë kundra një bosi kolos. Duke u kalavarur në gjymtyrët e këtyre krijesave, me durim duhet të shkoni deri te pika kulmore ku titanit i jepet goditja përfundimtar...

Lamune

Image
(2005) Novelë vizuale për të rritur për PC. Nga versioni PC, me tone të zbutura dhe plot censurë një vit më vonë nga publikimi i lojës, do përshtatej për PS2. Më vonë një anime me dymbëdhjetë seri do prodhohej gjithashtu. Dhe një manga e cila nuk mungon asnjëherë në Japoni për këto lloj "lojërash." Pak a shumë një familje transferohet në një qytezë bregdetare. Kjo familje ka një fëmijë i cili njihet me vajzën e fqinjës së tij. Pak a shumë kështu shkon e gjithë loja, duke klikuar opsione pa fund e duke lexuar. Me pak fjalë, as ia vlen fare me harxhuar kohë me versionin PC apo PS2. Shikoni dymbëdhjetë seritë më mirë, nën titullin Lamune: Reflektimi i detit në shishen prej xhami.

We Love Katamari

Image
(2005)  Rikthehet sërish loja që unë s’e kuptova ndonjëherë. Është pak a shumë po e njëjta lojë ku ju duhet të mblidhni sende e objekte deri sa të fillojë të ngjajë si një nga ato pirgjet e rrobave të përdorura të gabit. Unë personalisht nuk e dua Katamarin, por origjinaliteti i lojës e bën këtë një lojë të bukur sadopak, ndërsa historia vazhdon të jetë disi cinike, princi jonë dërgohet edhe një herë me misionin për të krijuar sfera lëmsh e li. Mbretit të universit nuk po i pëlqen shumë fama që po merr, ndaj princit i duhet të dërgojë disa nga këta Katamarët për të shuar këta fansa të çmendur të mbretit. Në themel kjo është e njëjta lojë që kemi parë një vit më parë te Katamari Damcy me pak ose aspak novacione. Nuk mund të themi që zhvilluesit nuk janë lodhur sidoqoftë, pasi misionet vazhdojnë të jenë të mirë hartuara. Në këtë version spikat modaliteti versus. Dy lojtarë tashmë mund të ndeshen se kush e bën sferën më të madhe e më të vlefshme. Do e kisha pak të vështirë...

Darkwatch Curse of the West

Image
(2005) Le të themi të drejtën. FPSve nuk i ka ecur mbarë në konsolën PS 2. Darkwatch është një tjetër gjuajtës i shkëlqyeshëm në vetën e parë që nuk u vlerësua kurrë mjaftueshëm nga poseduesit e konsolës. Kuadri i historisë është e ngjashme pak a shumë me atë të Vampire Hunter D (ose filmit Priest që është pak a shumë Vampire Hunter D), me një atmosferë gotike. Në perëndimin e egër e të largët, një bandit me emrin e qytetit të shkatërruar në Bibël, Jeriko, sulmon një tren me shpresën se do marrë flori e pasuri.  Ajo që merr është një mallkim nga lordi vampir i cili po mbahej i burgosur nga Rojtarët e Natës. Me fuqinë e re të vampirit, ky i fundit duhet të ndihmojë Rojtarët që të eliminojë të ligat ardhur në botë nga çlirimi i vampirit dhe vrasjen e këtij të fundit. Ajo që e bënte unike këtë lojë, ishte ndoshta sistemi ditë e natë. Gjatë ditës personazhi kishte opsione të limituara, ndërsa natën çliroheshin funksionet vampirike të Jerikos. I përsosur ishte edhe arti i pë...

Fahrenheit

Image
(2005)(njohur edhe si Indigo Prophecy) Ekziston një lloj antipatie e imja ndaj çdo loje që kompania franceze Quantic Dream prodhon. Arsyetimi im është se drejtori i firmës David Cage ka ngatërruar industri; ai bën lojëra vetëm sepse nuk mund të prodhojë dot filma. Dhe kjo është ajo Fahrenheit është, një film i dobët i maskuar si lojë kompjuterike. Ka vetëm dy butona në lojë, R dhe L. Njëra shërben për të ecur, sepse David Cage ndoshta harroi se PS 2 ka analogë ose thjeshtë s’iu bë vonë, ndërsa tjetri buton duhet shtypur në momentin që loja ju thotë ta shtypni.  Dhe këtë do bëni në gjithë lojërat e Quantic Dream, pra thjeshtë do shtypni butona si bufonë kur loja t’iu jap urdhra pa ndonjë pasojë nëse nuk e bëni si duhet (duke filluar nga Nomad Soul, duke vazhduar me Heavy Rain e për të përfunduar me Beyond: Tëo Souls). Shumicën e kohës do e kaloni duke fshehur objekte e trupa nëpër vende që vetëm një detektiv i mefshtë nuk do shikonte. Do mendonit se si një lojë aventurë ...

Haunting Ground

Image
(2005)(njohur edhe me titullin Demento) Me ardhjen drejt fundit të serisë Clock Tower, pak a shumë një lojë që përcillte atmosferën e novelave të Dario Arxhentos, Capcom vendosi të prodhojë një lojë të ngjashme nën drejtimin e Noboro Sugimura (krijuesi dhe zhvilluesi i Resident Evil). Në Haunting Ground ju nuk keni shumë arsenal për tu mbrojtur. Shumicën e kohës lojtari do e shpenzojë duke ia mbathur nga armiqtë e duke u fshehur në vende të parapërcaktuara shpërndarë në lojë. Fiona Belli përfshihet në një aksident së bashku me prindërit dhe e gjen veten në një kështjellë të çuditshme me pak memorie rreth “aksidentit.” Rezulton më vonë se nuk është një aksident rastësor por një tentativë vrasjeje nga një i afërm i saj, i cili ka qëllime të errëta. Lojtari ndiqet pas nga individë të ndryshëm, që për një arsye ose tjetrën duan diçka –jetën– nga vajza. Për shembull, ndjekësi i parë është thjeshtë një psikopat i cili mendon se Fiona është një kukull për të luajtur. E...

Gantz: The Game

Image
(2005)  Është e vështirë të japësh një opinion për lojën Gantz pasi kjo e fundit nuk u publikua kurrë jashtë Japonisë. Konami vendosi kështu, mendoj, sepse nuk besonte se loja kishte ndonjë potencial.  Sidoqoftë seria e bazuar në mangën dhe animen e shumë shitur, është një third person shooter jo tepër i latuar, që përshkruan evenimentet e disa prej kapitujve të mangës (pak a shumë deri ato statujat e Budës që masakrojnë këdo në skuadrën e Kuronos – personazhit kryesor). Loja ndërthur elementë rpg dhe para misioneve ka dialogë të ngjashëm me një nga ato lojërat e zhanrit që i përkasin llojit të novelave grafike. Loja sjell pak ose aspak inovacion ose ndonjë gjë që nuk mund të zbulohet duke lexuar mangën. Ndoshta nuk ishte edhe gjë e keqe ideja se nuk është publikuar jashtë Japonisë.

Resident Evil 4

Image
(2005) Seria e katërt RE pozicionohet në Spanjë. Leon S. Kennedy është një agjent qeveritar i dërguar në një fshat të qetë për të hetuar nëse vajza e presidentit të SHBA, Ashli ndodhet aty. Historia pak a shumë dihet. Shpejtë lojtari kupton se armiqtë e infektuar me parazitin Las Plagas i përgjigjen kambanës kishtare (falë Adës). Protagonisti takohet me të rrëmbyerën në një ndërtesë kulti (kishë ndoshta por Spanja është e mbushur me të tilla). Në atë që mund të quhet pjesa e dytë e lojës (kështjella) Leon gjendet sërish përballë të infektuarve me parazitin Las Plagas që tashmë duket sikur kryejnë rituale të mirëfillta fetare. Madje edhe antagonisti kryesor San Lazari (ose Shën Llazari në shqip), i cili mund të kontrollojë sipas qejfit të infektuarit, ka veshjen e një murgu, e le ta pranojmë që Mendez ngjan shumë me pikturat e Rasputinit (i cili ka qenë një figurë fetare në historinë e Rusisë). Nuk është se kulti Los Iluminados (Të Ndriçuarit) janë shumë ndryshe nga shoqërit...

Tekken 5: Dark Resurrection

Image
(2005)  Ky titull ishte një shtojcë e Tekken 5. Tre personazhe të rinj do të prezantoheshin si Lili (shalë-gjata), Armor King (i riu se babai vdiq që te treshi) dhe Drugunov (memeci serioz). Ndryshime të tjera kishin të bënin me sfondin e raundeve si dhe artikuj vanitoz për personazhe të ndryshëm të lojës (syze, çanta, veshje, etj.). Shpejtësia e lojës dukej gjithashtu e përmirësuar. Është publikuar në makineritë arkade, PS2 si dhe në PS3, dhe përgjithësisht është mirëpritur nga fansat.