Posts

Showing posts with the label Sega

Fantasy Zone (Sega Ages Vol. 33)

Përfshin lojën e famshme Fantasy Zone. Fantasy Zone është një shooter i çuditshëm horizontal e tepër origjinal për kohën, i krahasueshëm vetëm me Parodius.  Jo radhë përdoret si shembull në libra të ndryshëm që studiojnë historinë dhe zhvillimin e lojërave kompjuterike. Përfshirë në këtë disk janë edhe Fantasy Zone 2, Super Fantasy Zone, Galactic Protector. Versione të ndryshme mund të luhen sipas zgjedhjes së lirë të lojtarit.

Space Harrier II Complete Collection (Sega Ages Vol 20)

Image
Një përmbledhje që i bënte thirrje vetëm adhuruesve të serisë Space Harrier. Versione të ndryshme të kësaj loje përfshiheshin në të. Për ata që nuk janë familjarë me këtë titull, nuk kishte asnjë arsye se pse duhej blerë, në mos për vlera koleksioni. Me pak fjalë përfshin vetëm tre tituj dhe versionet e ndryshme të tyre. Pra përmban Space Harrier, Space Harrier 3D dhe Space Harrier 2. Asgjë e veçantë për tu thënë për këtë kolazh. U publikua vetëm në Japoni duke na bërë të mendojmë se zhvilluesit nuk mendonin se do kishte ndonjë sukses të madh jashtë vendit të origjinës, por mund ta kem gabim.

Galaxy Force II Extended Edition (Sega Ages Vol 30)

Zhvillimi i mëtejshëm i Galaxy Force 2 nuk ishte një justifikim për të publikuar një disk kaq të varfër. Loja kishte grafikë të përmirësuar goxha nga origjinali, por aq vlente ta publikoje si lojë më vete direkt për PS2. Galaxy Force 2 është një lojë e bukur vërtet, por nuk ia vlente të merrje versionin e rimodeluar të Segës, ndërkohë që kompania mund të kishte shpenzuar ca kohë për ta publikuar direkt në konsolën në fjalë.

Sega Classics Collection

Image
Nga vetë emri, ky disk përban një përbledhje lojërash klasike të konsolës Sega. Kompania i ka përveshur mëngët kësaj radhe sepse nuk është thjeshtë një emulim i lojërave të vjetra, por një ri-modelim duke përmirësuar grafikët e disa lojërave 3D si Space Harrier. Kolazhi përmban edhe lojëra historike si Out Run, Golden Axe dhe një pazëll i ngjashëm me tetris titulluar Columns. Alien Syndrome, një titull i mirë përfshihet gjithashtu në një disk të vetëm, publikuar për PS2.

Monster World Complete Collection (Sega Ages Vol 29)

Një përmbledhje interesante që ia vlen t'i hedhësh një sy. Wonder Boy ka qenë tepër i suksesshëm në Sega, por edhe në Nes. Në këtë konsolën e fundit, njihej si Adventure Island, megjithatë gjithnjë ishte Sega ajo që kishte versionin më superior. Wonder Boy është mjaftueshëm i famshëm për ta bërë këtë disk vërtet argëtues. Sega nuk është kursyer dhe ka futur në të gati të gjithë serinë. Në mos për vlera nostalgjie, loja duhet parë një herë për të parë sa për mësim sesi duhet hartuar një nivel i bukur.

Sega System 16 Collection: SDI & Quartet (Sega Ages Vol 21)

Një tjetër përbledhje e dobët lojërash retro nga Sega. Nga vetë emri në pah ndodhen lojërat si Missle Defense dhe Quartet. Një disk i dobët për tu shmangur.

Sega Genesis Collection

Image
Përmban një përzierje lojërash ekskluzive për Sega Genesis dhe lojëra arkade prodhuar nga e njëjta kompani. Një emulim i mirë për lojëra tepër të famshme si një nga versionet e Alex Kids, Shinobi, si me qenin, si pa qenin, Super Thunder Blade. Disku përmban edhe gjithë serinë e Golden Axe që i ngre disi vlerat këtij kolazhi, sidomos për fansat e serisë.