Posts

Showing posts with the label 2009

Coraline

Image
(2009) Bazuar në filmin e animuar, bazuar në librin e Nail Gaiman me të njëjtin titull, Koralina është një lojë e errët aventurë që përpiqet ta tërheqë atmosferën nga vetë natyra e materialit që përdor. Është një lojë jo tepër e famshme që u bombardua si nga shitjet, si nga kritika. Si një lojë aventurë, lojtari merr në komandë Koralinën, një vajzë e vogël me flokë vjollcë të cilës i duhet të eksplorojë ambientin rrethues e të zgjidhë një seri gjëegjëzash të komplikuara. Dhe kjo është një nga karakteristikat e lojës: e komplikuar. Meqenëse loja është publikuar njëkohësisht me daljen në kinema të filmit, besoj se zhvilluesit e Papaya duhet të nxitonin për të përfunduar lojën, sepse kështu ndjehet e gjithë loja kompjuterike. Ndoshta po ta kishin marrë shtruar, Coraline do kishte pasur ndonjë shans. Pika më e fortë e lojës është historia dhe në këtë respekt ia vlen t’i hedhësh një sy, por vështirësia, nivele e komanda të ngathëta do përzjenë një pjesë të mirë të lojtarëve që n...

Sekirei

Image
(2009)(Njohur edhe si Sekirei: Gifts From The Future)  Sekirei është një nga ato lojëra që duhet të ishin krijuar si versus, pra lojëra me grindje tek e tek si Street Fighter (më mirë akoma si Arcana Heart), por përfundoi si një lojë aventurë. Është një përshtatje e serisë së famshme anime dhe manga me të njëjtin titull. Loja ruan animimet e bukura të filmit dhe sigurisht që mund të bisedoni me “sekirein” (fundja ajo që bëni është vetëm flisni). Loja vinte me një suplement të limituar ku përfshihej një filmim OVA rreth 40 minuta. Është një nga ato disqet që s’ka arritur kurrë brigjet e Shqipërisë dhe më mirë kështu sepse askush nuk do kishte paguar për një filmim që mund ta gjenin në internet falas. Jo shumë komente kemi për këtë lojë. Nuk është ndonjë gjë e arrirë dhe sigurisht që i bën thirrje vetëm fansave të serisë. Ndonjëherë ngjan si një novelë grafike jo ndryshe nga manga origjinale ku ju bëni zgjedhje e gjëra të ngjashme. Nëse jeni një fans, sa për k...