10000 Bullets
(2005)
Njëmijë Plumba përkthehet. Është një nga ata titujt e dobët por që ka potencial. Si një shoot em’ up linear, loja është shumë e vështirë madje edhe në vështirësitë më të lehta. Ngjan disi me Gungrave por nuk është aq e latuar sa duhet.
Pak a shumë ju jeni një vrasës me pagesë për një familje italiane, ju futeni në konflikt me ta dhe e gjithë familja mafioze ju vihet pas për t’iu vrarë. Në histori ka edhe një trekëndësh dashurie midis personazhit kryesor (Crow), një biondine simpatike (Alice) dhe nemsisit tuaj, njëkohësisht edhe shoku i ngushtë i lojtarit (Juda).
Trekëndëshi dashuror ngjason shumë me Spaikun, Xhulian dhe Vishës në filmin kult Coëboy Bepob. Dhe nuk jemi aq larg nga e vërteta sepse kjo është një lojë e stilit anime. Mbas betejave të gjata, ju relaksoheni me skena të animuara bukur e me kujdes, ku personazhet debatojnë e zbulojnë intrigat e jetës mafioze.
Croë pak a shumë ka dy dhunti trashëguar nga nëna fallxhore. Mund të shikojë ca në të ardhmen dhe ka dhuntinë e pistolierit. Qëllimi i tij si rezident në Irlandë e i adoptuar nga familja mafioze Tonin, është gjetja e vrasësit të nënës. Juda (dhe me atë emër kuptojeni vetë), një francez karizmatik, e mëson si të përdorë fuqinë e tij.
Diku mes rrugës, lojtari merr në komandë edhe tre personazh të tjerë, një femër e shpejtë por vdekjeprurëse dhe një klon të Brus Lisë, si dhe Borisin. Duke përmirësuar statet e duke përshtatur gjuajtje speciale (mua më pëlqente “blind shot” sepse ia lente rastësisë atë plumbin), loja vazhdon me tufa armiqsh të cilët janë aty vetëm për tu qëlluar. Pika kulmore e çdo niveli, është bosi, i cili kërkon pak strategji për tu mposhtur. Po qëndruat para tij e thjeshtë të gjuani si buf, shpejtë do bini. Gjithmonë në ndihmë do ju vijë ngrirja e kohës, një periudhë e shkurtër që shërben për kombo ose për të shpëtuar prapanicën. Nëse kjo kohë harxhohet, mund të rimbushet vazhdimisht me gjuajtjen dhe përdorimin e aftësive që lojtari përfton gjatë rrugës. Duke përdorur butonat, mund të kaloni nga një shënjestër në tjetrën duke qëlluar me plumba pa limit, e kur strategjitë dështojnë, mund gjithmonë të përdorni sulmin e drejtpërdrejtë; jo tepër e këshillueshme në një luftim me pistoleta. E gjithë kjo betejë, shoqërohet me një muzikë që jo radhë stonon me situatën.
Comments
Post a Comment