Posts

Showing posts with the label Namco

Pacman Fever

Image
(2002) Janë të paktën katër lojëra në PS 2 me personazhin e famshmë Pacman në të. Kjo është loja e katërt e platformës. Jo ndonjë gjë e veçantë këtu. Është një nga ato lojërat që quhen Party Games, që ngjasojnë si lojëra "Mos u Nxeh" virtuale, mbushur me qindra mini-lojëra të tjera (Nintendo Mario Party na vjen ndërmend). Pak a shumë lojtarët hedhin zaret dhe fillojnë garën se kush performon më mirë në këto mini-lojërat. Kush merr më shumë pikë, lëviz më shpejtë dhe kush del i pari, fiton lojën. Pak a shumë loja e tavolinës  Monopoly ku nuk i dihet se në cilin katror do shtypni e ku do përfundoni. E mira e vetme e kësaj loje është varieteti. Mund të zgjidhni rreth tre fushave, secila origjinale dhe e ndryshme nga tjetra. Kjo lojë është argëtuese vetëm nëse e luani në shoqëri.

Ace Combat 4 Shattered Skies

Image
(2001)  Në Ace Combat 4 kishte gjithçka gjë të bukur ndodhur edhe te Ace Combat 3, plus shumë më shumë avionë dhe një histori. Ideja është që edhe AC 3 kishte një histori, por nuk u publikua dot kurrë si në SHBA, si në Evropë për arsye që i di vetëm Namco. E bëj këtë krahasim jo rastësisht, por sepse misioni i parë i të dyja lojërave përfshin ndalesën dhe shkatërrimin e disa bombarduesve dhe nuk mund të mungojë gjithmonë misioni për të prishur godinën e radarit te të dyja.  Bisedat në radio janë edhe këto më të shpeshta në titullin e katërt. Asat e Luftimit rikthehen edhe një herë në misionet e tyre të rrezikshme e që ndikojnë gjithë fatet e luftës. Ndryshimi kësaj radhe janë detajet që zhvilluesit fusin në seri. Ndodhitë fiktive tregohen me mjeshtri nëpërmjet paneleve të animuara dhe një letër që një burrë pa emër ia adreson lojtarit, një elitë midis aseve të qiellit. Kësaj radhe, lojtari ndodhet në anën humbëse. Një aleancë shtetesh të lira dalin kundra një regji...

Katamari Damacy

Image
(2004)  Loja më origjinale ose akoma më keq: loja më e keqkuptuar në botë (nga unë të paktën). KD vjen nga Japonia dhe me sa duket vetëm në vendin e origjinës mund tu kuptonte nga ndokush. Nuk merret vesh shumë mirë kjo lojë, pasi çdo gjë bëhet lëmsh në kuptimin e vërtetë të fjalës; ju duhet të krijoni një sferë gjigante me gjërat përreth.  Historia e saj është gjithashtu pak “mitologjike.” Perandori i universit dëshiron ta shpëtojë atë, por nuk kuptohet se ç’lidhje ka kjo me vartësin (princin) e tij, i cili vjen në tokë dhe krijon uragane për të mbledhur çdo gjë që i del përpara. Kjo lojë pavarësisht se ka një konstrukt të saktë për një video-game, nuk u kuptua shumë nga lojtarët jashtë Japonisë. Namco sidoqoftë krijoi një pazël që mund të luhet nga të gjitha moshat.  Megjithatë meqenëse Namco nxori një seri tjetër në vazhdim (We Love Katamari) do të thotë që ka pasur mjaftueshëm fitime pavarësisht opinionit tim.

Ace Combat Zero: The Belkan War

Image
(2006) Seria e fundit Ace Combat prezantuar në PS 2, rishikon luftën e dëshpëruar të Belkas ndaj fqinjëve. Ngjarjet ndodhin para serisë së pestë Ace Combat 5: The Unsung War (publikuar në Evropë nën titullin AC 5: Squadron Lider). Në qendër të vëmendjes ndodhet piloti legjendar me nofkën Lordi Demon (lojtari në vetën e parë) dhe shoqëruesi i tij me nofkën Pixy, si pjesë e njësisë Galm 1 dhe Galm 2. Pixy bisedon shpesh me lojtarin duke krijuar një atmosferë miqësore, por duke shpalosur edhe këndvështrimin e tij për luftën gjatë procesit. Pixy nuk është antagonisti kryesorë në lojë, por bëhet armiku numër një i lojtarit pak para përfundimit të lojës. Fundi i luftës me Belkan, arrin kulmin me vendimin e dëshpëruar të belkanëve për të bombarduar vetë territorin e tyre me armë nukleare nën trysninë e nevojës për të sprapsur armatat armike. Nga ky mini-apokalips çel një organizatë e re luftëtarësh, moto e të cilëve është aq sa e thjeshtë, aq dhe e komplikuar në të njëjtën kohë: N...

Ace Combat 5 The Unsung War

Image
(2004)(njohur edhe si Ace Combat Squadron Lider) Mbas Ace Combat 3, shmanga serinë e katërt për të luajtur këtë lojë fantastike nga Namco. Ky titull kishte një histori goxha të arrirë dhe shumë shpjetë do ju bëhej vonë për kolegët tuaj në skuadër. Ace Combat 5 përfshinte katër avionë; një komandohej nga lojtari, ndërsa tre të tjerët komandoheshin nga AI. Lojtari mund t’i jepte këtyre të fundit komanda të ndryshme. Në memorien time, komanda më efektive ishte urdhri për përdorimin e armëve speciale (zakonisht predha të fuqishme tepër efektive). Mbas kësaj komande, do shikonit objektivët armik të shpërthenin në ajër një mbas një, edhe pse, siç ndodh shpesh në lojërat kompjuterike me AI të dobët, pa ndërhyrjen e lojtarit vetë, misioni zor se shkonte gjetiu. Për shembull nëse i komandonit anëtarët e skuadrës që thjeshtë të ishin agresiv, ata nuk bënin ndonjë gjë të madhe përveçse vërtiteshin si miza në ekran. Ajo që e dallon këtë titull nga titujt e tjerë është larmia e misionev...

Tekken Tag Tournament

Image
(1999) Solli sërish së bashku të gjithë lojtarët nga seria e parë deri te seria e tretë. Lojtarët duhet të zgjidhnin dy karaktere, të luftonin me njërin ndërsa ndërronin tjetrin në momentet e volitshme për ta, si dhe mund të kombinonin disa nga lëvizjet me ortakun. Dy ortakë të cilët sipas historisë kishin një farë lidhjeje, kishin lëvizje dyshe të veçanta.  Lojtari i cili qëndronte në prapaskenë, nëse kishte pësuar dëme, shërohej ngadalë deri në një farë mase. Ndryshe nga lojëra të tjera VS. me dy lojtarë, mposhtja e njërit karakter përfundonte raundin. Fansat që e kishin filluar lojën nga Tekken 3, patën vështirësi me ambientimin e lëvizjeve të lojtarëve të vjetër, por jo ndonjë gjë që nuk mund të mësohej. Disa nga lojtarët e vjetër nuk ndryshonin shumë nga klonet e tyre të rinj fundja. Kjo seri solli plot stile të reja, por asgjë nuk mund të krahasohej me ndryshimet radikale e pasuara nga Tekken 1, Tekken 2 deri te Tekken 3. Ishte loja e parë Tekken në PlayStation 2 ...

Tekken 5: Dark Resurrection

Image
(2005)  Ky titull ishte një shtojcë e Tekken 5. Tre personazhe të rinj do të prezantoheshin si Lili (shalë-gjata), Armor King (i riu se babai vdiq që te treshi) dhe Drugunov (memeci serioz). Ndryshime të tjera kishin të bënin me sfondin e raundeve si dhe artikuj vanitoz për personazhe të ndryshëm të lojës (syze, çanta, veshje, etj.). Shpejtësia e lojës dukej gjithashtu e përmirësuar. Është publikuar në makineritë arkade, PS2 si dhe në PS3, dhe përgjithësisht është mirëpritur nga fansat.

Tekken 4

Image
(2001) Ndryshime radikale u bënë në serinë e katërt. Jo një titull i keq në vetvete, thjeshtë një titull shumë ndryshe nga çfarë fansat e Tekken prisnin. Stili i lojës madje u konsiderua si tepër i ngjashëm me një  tjetër seri që po fitonte famë në PS2, Virtua Fighters. Disa fansa nuk e pëlqyen lojën aspak. Fanatikët e serisë Tekken jo radhë e konsiderojnë këtë titull si dështim (për mendimin tonë nuk ishte i tillë, por disa nga kritikat më të përhapura në internet qëndrojnë). Si gjithmonë karakteret kishin më tepër lëvizje në arsenal sesa titulli paraardhës, vetëm se combot nuk funksiononin si në lojërat e vjetra. Lojtari që ndodhej në qoshe, mund të shtynte kundërshtarin për të marrë pak frymë (një opsion që pa të drejtë u hoq më vonë), ashtu sikurse raundi mund të zgjerohej më tepër. Personazhet si gjithmonë ishin të mirë dizenjuar, por falë edhe opsioneve të konsolës PS2, kishte një përmirësim të dukshëm në grafikët e lojës. Modaliteti Tekken Force i gjendur në këtë...

Tales of Symphonia

Image
(2003) Trashëgimtarja e Tales of Phantasia, një nga lojërat më të mira në Super Nintendo dhe një nga Jrpgtë më origjinale në PSone, nuk zhgënjen aspak duke ruajtur traditën e të parës. Për fat të keq, seria e Tales ka njohur një bum shitjesh vetëm në Japoni dhe është përgjithësisht injoruar gjetkë. Tales of Symphonia është një Jrpg gjenerike jo shumë e ndryshme nga simotrat e saja, por gjithmonë duke pasur elemente origjinale ndodhura vetëm në këtë seri. Versioni origjinal u lëshua në GameCube, megjithatë shumë shpejtë do vinte edhe në PS 2. Pavarësisht kohës, loja është plakur goxha mirë dhe seria e Tales vazhdon edhe sot. Ashtu si dhe Tales of Phantasia, gjithçka rrotullohet rreth manës, energjisë së planetit që përdoret gjerësisht në përdorimin e magjive. Jo vetëm, sasia e pakët e manës demonstron edhe shëndetin e planetit. Ashtu sikurse edhe bota në Final Fantasy 7, Silverant (vendi ku zhvillohen ngjarjet) po vdes dalëngadalë. Një grup adoleshentesh e gjejnë veten shumë...