Posts

Showing posts with the label 2002

SOS: The Final Escape

Image
(2002)(titulli alternativ: Disaster Report)  Përpara se I’m Alive të vlerësohej si inovative dhe origjinale, ekzistonte ky titull në PS 2. Sidoqoftë të dyja titujt përfunduan nën radar dhe nuk shitën mjaftueshëm.  Loja e vendos lojtarin në mes të një fatkeqësie natyrore e cila më pas rezulton se nuk është edhe aq natyrore, por diçka e errët fshihej mbas ngjarjeve. Ndërkohë personazhit kryesor (Keith Helm) i duhet jo vetëm të mbijetojë vetë, por edhe të ndihmojë të mbijetuarit e tjerë gjendur mes kaosit. Sfida e vërtetë e lojës nuk ishte gjetja e ujit dhe burimeve për të mbijetuar, por mbajtja gjallë e të mbijetuarve. Vetëm falë tyre mundej lojtari të hapte zona të reja për të eksploruar.  Është një nga ato lojëra ku gjërat nuk zgjidhen me armë, por me biseda. Jo radhë lojtari do shikojë njerëz të armatosur gjendur gjithashtu në panik, por nuk do përdorë vetë këto të fundit. Loja ka një fund të vetëm (me aq sa dihet), por zgjedhja në fund nuk ka ndo...

Gungrave

Image
(2002)  Një shooter i drejtpërdrejtë në vetën e tretë pak a shumë si loja 10000 Bullets . Loja ka stil dhe shumë të shtëna armësh duke kujtuar një nga ato filmat vestern me Clint Isvud. Por është më e ngjashme me një anime tjetër titulluar Trigun nëse protagonisti i serisë anime do shkonte vërdallë e do qëllonte këdo që i dilte përpara. Personazhi kryesor Grave, është një hap larg vdekjes por shpëtohet, dhe më pas mbërthen arkivolin mbushur me armë dhe hidhet në sulm kundra çdo keqbërësi që ka fatin e keq të shfaqet para tij në momentin e gabuar. Grave (që do të thotë varr) është një pistoliero i zoti në punën e tij dhe lojtari mund të përdorë edhe gjuajtje speciale nëse situata bëhet pak e komplikuar. Gungrave lufton kundra Milenionësve të cilët janë në një konflikt të brendshëm. Armiku kryesor është ish-shoku i ngushtë i personazhit, njëkohësisht edhe vrasësi; një rebel që shkaktoi kryengritjen mes grupit kriminal që tregtojnë një lloj droge quajtur “fara.” Në stil an...

Grand Theft Auto: Vice City

(2002) Tony Vinsenti është një gangster më karizmatik se memeci i GTA 3 dhe Vice City është një qytet shumë më i bukur dhe me më shumë ngjyra se Portland. Rockstar Game nuk zhgënjen me këtë lojë, pasi kontrollet ishin po aq praktike sa në PC. Dyshoj se mund të themi ndonjë gjë më shumë për këtë titull. Nëse s’e keni luajtur akoma, atëherë po lexoni listën e gabuar.

Pacman Fever

Image
(2002) Janë të paktën katër lojëra në PS 2 me personazhin e famshmë Pacman në të. Kjo është loja e katërt e platformës. Jo ndonjë gjë e veçantë këtu. Është një nga ato lojërat që quhen Party Games, që ngjasojnë si lojëra "Mos u Nxeh" virtuale, mbushur me qindra mini-lojëra të tjera (Nintendo Mario Party na vjen ndërmend). Pak a shumë lojtarët hedhin zaret dhe fillojnë garën se kush performon më mirë në këto mini-lojërat. Kush merr më shumë pikë, lëviz më shpejtë dhe kush del i pari, fiton lojën. Pak a shumë loja e tavolinës  Monopoly ku nuk i dihet se në cilin katror do shtypni e ku do përfundoni. E mira e vetme e kësaj loje është varieteti. Mund të zgjidhni rreth tre fushave, secila origjinale dhe e ndryshme nga tjetra. Kjo lojë është argëtuese vetëm nëse e luani në shoqëri.

Dragon Ball Z Budokai

Image
(2002) Loja e parë me personazhet dhe historinë e mangës së famshme të Akira Torijamës që nuk ta shpifte. Zhvilluesit gjejnë më në fund një formulë të suksesshme për serinë Dragon Ball dhe që atëherë është riprodhuar në çdo konsolë të mundshme me disa ndryshime sa me thënë që zhvilluesit e lojës janë lodhur. Pak a shumë e gjithë loja është një seri duelesh si disa nga lojërat e Narutos. Ju zgjidhni lojtarin e preferuar, vendoseni në një raund gjigant dhe duhet të ndesheni me kundërshtarin duke përdorur gjitha lëvizjet në dispozicion, të cilat mund të modifikohen sipas dëshirës me anë të sendeve të blera në dyqanin e menysë. Fluturimi i bën komandat të lehta pupël dhe do e përdorni shpesh madje pa e kuptuar hiç. Kur energjia është e mjaftueshme, mund të përdorni një nga sulmet e fuqishme që shpartallojnë jetën e kundërshtarit. Grafikët më në fund i përshkruajnë mirë fare lojtarët simpatik me flokë të verdhë falë fuqisë së konsolës. Historia ndjek në mënyrë të rrepte kronolog...

Tetris Worlds

Image
(2001 për Game Boy Advance; 2002 për PS2) Një nga versionet e shumta të Tetris, me disa shtesa e modalitete të ndryshme. Lojtari duhet të shpëtojë disa krijesa të quajtur Minos duke luajtur disa nga botët e Tetris. Me performancë të mirë, Minosat do terra-formojnë planetin për të krijuar një shtëpi të tyren. Përveç Tetrisit kryesor, nuk e di nëse ia vlen të luhen alterimet e tjera, që janë pak a shumë e njëjta lojë por me objektiva precize. Për shembull në modalitetin Hot-Line, ka gjashtë vija në fushë. Lojtari merr pikë vetëm kur pastron figurat vetëm në atë linjë. Tetris e njohin të gjithë ndaj dyshoj se mund të shtojmë ndonjë gjë konstruktive këtu. Ndoshta mund të theksojmë se lojtari ka opsionin për ta kthyer figurën sa herë të dojë pak para se ta fundosë në fushë; një shtesë e këndshme që e lehtëson disi lojën. Edhe pse loja është publikuar në shumë platforma, fituesi i vërtetë është ai i Game Boy Advance për shkak të mobilitetit të kësaj konsole xhepi. Ndërkohë që të ...

Dark Chronicle

Image
(2002) Një nga lojërat e mia të preferuara të Level 5 është Jeanne D'Arc për PSP, një RPG Taktike që rimodelon historinë e heroinës franceze, por nuk duhet mohuar se kompania kishte edhe një lojë tjetër po aq të këndshme në PS 2. Dark Chronicle i paraprin një eksperimenti që nuk u kuptua për kohën. Po flasim për paraardhësen Dark Cloud dhe meqenëse kompania pati këtë idenë gjeniale për të ndryshuar emrat në zonën e Evropës, as nuk do i futem muhabetit për të shpjeguar emrat e ndryshëm. Sidoqoftë kjo lojë merrte shembull nga një lojë tjetër Jrpg si Breath of Fire 2 në Snes ku ju lejoheshit të ndërtonit fshatin tuaj duke ftuar NPC e duke e pasuruar atë. Megjithatë koncepti u ngrit shkallë më lartë duke i dhënë lojtarit goxha liri në ndërtime duke e krahasuar atë disi me Sim City. Hero gjatë ditës nëpër bodrumet e gjeneruar rastësisht, dhe punëtor i devotshëm i komunizmit gjatë natës.  Me pak fjalë ju duhej të shkonit në një vend të caktuar e të luftonit përbindësha sipas ...

Mister Mosquito

Image
(2001 në Japoni)(2002 në SHBA dhe Evropë) Zoti Mushkonja. Nëse kishit ndonjëherë ndonjë dëshirë të fshehtë për të kuptuar sesi ndjehet një mushkonjë, kjo është fiks loja që bën për ju. Ndoshta simulatori i vetëm i mushkonjave në historinë e lojërave kompjuterike. Rezulton që të jesh një mushkonjë gjakpirëse nuk është punë e lehtë. Ekziston gjithmonë rreziku që mund të palosesh dhe asnjë agjenci sigurimesh nuk të merr përsipër pastaj. Zhvilluesit e kësaj loje njihen për idetë e tyre jashtë normales. Kompania japoneze Skip Ltd. ka prodhuar tipa të ngjashëm lojërash si Toy Commander dhe Chibi Robo, që pozicionojnë heronj të pazakontë në situata tepër të pazakonshme. Mister Mosquito është një prej tyre. Përpjekja e mushkonjës tonë, ka të bëjë me gjetjen e vendit të saktë për të ngulur agën, të ruhet gjithnjë për vetëdijen e viktimës dhe të bëjë një punë të mirë si Solid Snake (Metal Gear) ose Rikimaru (Tenchu). Me anë të analogëve, duhet të mbani një rreth në zonën blu të termo...

Kingdom Hearts

Image
(2002) Square Enix më në fund takon senpain e saj, atë që e adhuron në distancë, pra Disnein me pak fjalë. Janë personazhe fiktive krijuar sipas stilit japonez që bashkëpunojnë më ikonat si Donald Duck, Gufi dhe Mickey Mouse; me pak fjalë një lojë që synon fëmijët nën moshën trembëdhjetë vjeç. Sora, një djalë i ri pajisur me një armë quajtur Key-blade (shpata-çelës?) duhet të përballet me hije të liga me ndihmën e personazheve të lartpërmendur. Edhe pse loja synon fëmijët, jo radhë ndjek tema që japonezëve i pëlqejnë shumë si për shembull sakrificat individuale, fundi i jetës dhe dilema morale nga më të ndryshmet, por pa guxuar kurrë të shkojë më tej në këtë seri në mos Disnei mund t'i hedhë në gjyq siç bën shpesh kundra kujtdo për arsye nga më të kotat. Kingdom Hearts është një lojë që internetit ia ka qejfi ta tallë vazhdimisht. Shtyp butonin X për të fituar betejën, është mantra që ndjek përshkrimin e lojës. Edhe pse kjo është e vërtetë tërësisht, loja vetë është një...

Metal Slug 4

Image
(2002) Në 2002-shin SNK Playmore ngutet dhe nxjerr serinë e katërt. Me sa duket zhvilluesit nuk mësuan ndonjë gjë nga suksesi i tre serive të para. Regresi i MS fillon pikërisht në këtë puntatë. Nuk është çudi që stafi që krijoi e zhvilloi serinë nuk i përmendin MS 4 dhe MS 5 si favoritet e tyre. Këto lojëra ishin me të vërtetë të dobëta, akoma jo nuk mund të themi se ishin dështime. Në këtë seri thjeshtë nuk ndjehej inovacioni. Arma më e bukur u paraqit në këtë seri (Double Havy Machinegun) por as kjo dhe as dy personazhet e rinj Trevor dhe Nadia nuk mundën ta shpëtonin serinë e katërt nga humbja e popullaritetit. MS 4 nuk ishte asgjë e re, asgjë e vjetër. Ngjante si një version i thatë i serisë së parë vetëm se tashmë nuk ishte më seria e parë.  Makineria më e lezetshme në të gjithë lojën është bretkosa mekanike. Historia nuk kuptohet edhe aq mirë. Një organizatë terroriste ndërton robotë me pamjen e gjeneralit Morden për ndonjë arsye ose tjetrën. Nuk jemi lodhur ndo...

The Getaway

Image
(2002)  Për disa Getaway është thjeshtë një klon i GTA prodhuar pa sukses nga Sony dora vetë. Për të tjerët Getaway është një titull tepër interesant me kontrolle të pamanovrueshme. Ata që e mendojnë si fjalia e dytë, janë një minoritet, sepse shumica thjeshtë e injoroi lojën duke e përfshirë në listat e lojërave të errëta. Në këtë lojë zhvilluesit përpiqen të krijojnë dialogë interesant gangsterësh londinez. Në fakt loja zhvillohej në Londër dhe përdorte foto reale për të rikrijuar kryeqytetin anglez. Pika e fortë e lojës, padyshim ishte një histori e denjë e botës së krimit dhe dy fushata të ndryshme të cilat ndërlidheshin bukur me njëra tjetrën duke pasur gjithmonë lojtarin në qendër të vëmendjes. Rrëfenja sidoqoftë nuk justifikonte misione të bezdisshme deri në mërzi, kur kontrollet nuk përgjigjeshin si duhej ose kur vetë loja nuk ishte e qartë në objektivin e saj. Sidoqoftë ky titull është goxha i arrirë dhe disi origjinal në trajtimin e historisë. Problemi i saj ...

Grand Thetht Auto 3

Image
(2002) Besoj se është një nga ato lojërat që nuk duan shumë koment.  GTA 3 është mbase loja më e dhunshme ose thjeshtë loja më e keqkuptuar në botë. Vetëm se ju mund të rrihni, shtypni me makinë, ose qëlloni njerëzit në rrugë, nuk do të thotë që duhet bërë patjetër. GTA 3 ishte dhuna verbale dhe skenike e GTA 2 në 3D. GTA 4 vazhdoi traditën e serisë paraardhëse por eliminoi sa të mundej gjakun që rridhte rrugës. Ky titull i katërt i serisë kompensoi me detaje më të larmishme.  Sidoqoftë GTA 3 është një lojë ku lojtarit i duhet të vrasë e të presë dhe ka shumë skena të dhunshme. Por për sa kohë kjo dhunë fokusohet brenda bandave të armatosura nuk është se ka ndonjë problem, e ndonjë ndryshim nga lojërat e tjera atje jashtë. Problem përbënin misionet ku lojtari stimulohej që të digjte (bie fjala) 20 makina ose të vriste një grup personash brenda një kohe të shkurtër. Megjithatë dhuna në këto lojëra, është krejt në duart e lojtarit.  Vetëm sepse ke një shot-gun n...

Deus Ex

Image
(2002) Një nga lojërat më të mira në PC. Vazhdimi i saj në PC Deus Ex Revolution gjithashtu i doli me sukses Square Enixit. Në PS 2 kjo kryevepër erdhi me goxha përmirësime, por si çdo gjuajtës në vetën e parë në këtë konsolë, ishte e destinuar të dështonte. Pak ironike sepse ka shitur goxha kopje në kompjuterët personal dhe akoma shet goxha edhe sot në GOG mbas kaq vitesh. Ishte e çuditshme që kjo lojë u publikua dhe u zhduk me pak gjurmë. J. C. Danton rekrutohet nga OKB dhe dyndet me lloj e lloj mikroprocesorësh. Falë këtyre nano-botëve (përdorur nga seria Metal Gear për të shpjeguar gati çdo gjë), Danton përfton fuqi mbinjerëzore.  Një sëmundje globale prek njerëzimin dhe në mënyrë të mistershme, vetëm një grup i caktuar posedon kurën. Danton bëhet kureshtar, po ashtu edhe lojtari që shikon çdo gjë me sytë e tij. Hapat e hedhur në vazhdim, thjeshtë sa zbulojnë një teori të komplikuar konspiracioni e komplotesh. Në një kohë që fundet mund të ishin vetëm të mirë e të k...

Contra Shattered Soldier

Image
(2002) Nëse Metal Slug nuk ka kënaqur sadopak nevojën tuaj për qëllues dy dimensional të stilit arkade, titulli që duhet luajtur patjetër është ri-mishërimi i Contras origjinale në PS 2.  Titulli për PS 2 ruan traditën duke ndryshuar sadopak rregullat e lojës. Pak a shumë bota ka vajtur për lesh për shkak të ndotjes atmosferike, dhe ju jeni një ushtarak që ka qëndruar i burgosur më gjatë sa duhej. Mbas lirimit, ushtaraku dërgohet me misione nga një cep i botës në tjetrën me detyrën e fisshme për të vendosur sadopak rregull në zonat ku mbizotëron anarkia. Alienët janë akoma të pranishëm në sfond. Pak a shumë shpjegohet se e gjithë kjo situatë është shkaktuar sepse njerëzit i vodhën atyre një artefakt të rëndësishëm. Por kundërshtarët janë njerëzit e tjerë në fakt, pra do ndesheni me një organizatë terroriste. Në këtë titull ju nuk gjeni armë rrugës por keni tre armë të paracaktuara. Armët mund të ndryshohen lirisht midis një automatiku, një granata-hedhësi dhe një flakëh...