Deus Ex
(2002) Një nga lojërat më të mira në PC. Vazhdimi i saj në PC Deus Ex Revolution gjithashtu i doli me sukses Square Enixit. Në PS 2 kjo kryevepër erdhi me goxha përmirësime, por si çdo gjuajtës në vetën e parë në këtë konsolë, ishte e destinuar të dështonte. Pak ironike sepse ka shitur goxha kopje në kompjuterët personal dhe akoma shet goxha edhe sot në GOG mbas kaq vitesh. Ishte e çuditshme që kjo lojë u publikua dhe u zhduk me pak gjurmë. J. C. Danton rekrutohet nga OKB dhe dyndet me lloj e lloj mikroprocesorësh. Falë këtyre nano-botëve (përdorur nga seria Metal Gear për të shpjeguar gati çdo gjë), Danton përfton fuqi mbinjerëzore. Një sëmundje globale prek njerëzimin dhe në mënyrë të mistershme, vetëm një grup i caktuar posedon kurën. Danton bëhet kureshtar, po ashtu edhe lojtari që shikon çdo gjë me sytë e tij. Hapat e hedhur në vazhdim, thjeshtë sa zbulojnë një teori të komplikuar konspiracioni e komplotesh. Në një kohë që fundet mund të ishin vetëm të mirë e të k...