Posts

Showing posts with the label 2003

Bloody Roar 4

(2003) Të gjithë personazhet të cilët adhuruesit e serisë deshën dhe u mësuan tashmë mbas tre titujsh, nuk janë më. Shtojmë se seria duhet t'i kishte dhënë fund te treshi e të ruante pak nga dinjiteti i mbetur. Ja që zhvilluesit patën idenë ta vazhdonin. Jo loja nuk është edhe aq e keqe, por u godit rëndë nga vlerësimi për të rritur duke bërë që shitjet të binin, pasi kjo seri kishte goxha gjak në të. Si gjithmonë, e veçanta e Bloody Roar vazhdon të jetë metamorfoza në kafshë të ndryshme me fuqi e kombinime gjuajtjesh shkatërruese. Inovacioni në këtë titull të katërt ka të bëjë se zhiva e bishës që çlirohet, ka energjinë e vet personale. Historia është thjeshtëzuar goxha në këtë titull të fundit. Në vend të një konflikti dypalësh midis fraksioneve, në këtë rast ngjarjet ndjekin hakmarrje personale ose zbulimin e sekreteve antike dragonjsh. Bloody Roar 4 nuk u prit mirë as nga fansat, as nga kritika, nga asnjë. Vlerësimi si lojë për mosha të rritura ishte thjeshtë gozhda e arkivolit...

Final Fantasy 11

Image
(2003; PS 2 – 2004; PC)  Mund të luhej vetëm online.  Ngjarjet zhvilloheshin në botën e Ivalice. Lojtarit i jepen misione dhe të gjithë inkurajohen, që të formonin aleanca për të përfunduar një mision të dhënë. Gil (paratë e Ivalice) janë të radha në këtë titull e përfitohen zakonisht nga shitjet e objekteve të përftuara gjatë misioneve ose gjatë sorollatjes në botën fiktive. Serverat e FF XI janë akoma në funksion, edhe pse dita ditës çmimet e abonimeve po bien gjithnjë e më shumë. Update të shumta janë ofruar nga Square Enix në vazhdim. Netuorku i Sonit asokohe nuk ishte ndër më të mirët na duhet ta theksojmë, dhe loja mori më shumë famë në PC, sesa në PS 2.

Beyond Good And Evil

Image
(2003) Gati në të gjitha listat për lojërat kompjuterike që nuk janë vlerësuar ashtu si duhet, përmenden dy tituj. Njëra është padyshim Ico. Tjetra është pikërisht ky titull që po trajtojmë në këtë qoshe të katalogut. Kërkimi tjetër në Google flet për një seri të dytë që ka kaluar faza të ndryshme zhvillimi por deri më 2018 nuk ka as nam, as nishan, pavarësisht filmimeve që Ubisoft nxjerr vazhdimisht për të torturuar shpirtrat e fansave të pakët e të devotshëm të serisë. Këta të fundit me zor po e presin vazhdimin e një nga lojërave (sipas tyre) më të nënvlerësuara ndonjëherë. Loja do dilte në gjitha platformat e mundshme dhe në të gjitha do kishte shitje tepër të dobëta. Sipas disa thashethemeve, versioni për PC do shitej në Amerikën Veriore si suplement për produkte të tjera. Blini një X produkt, dhe falas merrnit CDnë e Beyond Good And Evil, që besoj se përkthehet "Përtej të Mirës Dhe të Keqes." Titulli nuk kishte asnjë kuptim gjithsesi sepse nuk është se loja ...

Max Payne 2: The Fall of Max Payne

Image
(2003)  Historia e detektivit nga Nju Jork i cili humbi familjen e tij për shkak të punës që bënte, rikthehet sërish, me stil e grafikë më të mirë; Max vetë është më i rrezikshëm se kurrë në këtë titull. Përmirësimet janë të dukshme edhe në inteligjencën artificiale. Heroi përballet kësaj radhe me sindikatën e krimit rus me në krye Vladin. Ky i fundit po përpiqet të zotërojë gjithë qytetin me ndihmën e një grupi të fshehtë; një vëllazëri e përbërë nga politikanë e njerëz të fuqishëm. Në mes të gjithë kësaj meseleje, spikat Mona Saks e cila është po aq vdekjeprurëse sa vetë detektivi. Prodhuar herët në 2003, loja është plakur në një mënyrë shumë të hijshme. Aktrimi vazhdon të jetë nga më të mirët dhe ka variete në misione për një shoot em’ up në vetën e tretë. Dialogët dhe dublimi i personazheve dukej se ishte bërë me kujdes nga njerëz të aftë. Pika e dobët e lojës? Shumë persona (përfshirë edhe unë), mendojnë se loja ishte pak si e shkurtër. RockStar Games duhej ta mban...

Silent Hill 3

Image
(2003) Nuk mund t’ia mbathësh nga e shkuara, herët a vonë ajo do të arrijë Ka dy lloj fansash të serisë SH: ata që e pëlqyen këtë titull të tretë dhe ata që e pëlqyen shumë. Pavarësisht se kujt kategorie të fansave i përkisni, Silent Hill 3 eksploron shumë tema, ndër to edhe atë që mund të konsiderohet si persekutimi nga e shkuara e individit, jo për ato që ka bërë por për atë që është.  Heather e zbulon këtë në mënyrën më të frikshme të mundshme. Heather në këtë titull të tretë është në të vërtetë Sheryl nga titulli i parë. Mekanizmat e lojës nuk ndryshojnë shumë nga ato paraardhëse; armët po që ndryshojnë. Grafikët duket sikur janë përmirësuar disi duke ruajtur njëkohësisht atmosferën tmerruese për të cilat seria njihet mirë. Sheryl vetë nuk shikon ndonjë arsye se pse duhet të ndiqet nga kulti i çmendur i qytezës Silent Hill pasi nuk është se ka bërë ndonjë krim apo mëkat. Qëllimi i saj i vetëm është të gjejë Herryn (babanë adoptues). Gati e gjithë loja përpiqet të sh...

R-Type Final

(2003) Irem na ka dhënë shumë gjuajtës vertikal të mrekullueshëm duke filluar me R-Type e duke përfunduar me R-Type Final. Origjinali R-Type i viteve 80, përdoret shpesh si shembull kur vjen puna te forcimi i anijeve me anë të poëer upve. Mund të duket e rëndomtë sot sepse gati cilado lojë e ka një sistem të tillë, megjithatë më besoni kur ju them se nuk ishte shumë e përdorur atëherë në makineritë arkade. RTF mbyll në mënyrë spektakolare një seri të bukur gjuajtësish vertikal. Fjala "spektakël" është zgjedhur me kujdes sepse kjo është ajo që udhëtimi në anijen kozmike R-Type ofron, një epope pa fjalë, por shprehur si një opera nëpërmjet tingujve dhe sfondeve unikale ku shkatërrohen me mijëra anije kozmike armike. Nuk mund të mungojnë në këtë titull të fundit kapot në fund të raundit, gjithmonë sfidues me armët e tyre vdekjeprurëse. Po e mbyllim këtë hyrje me kuriozitetin se zhvilluesi i saj Kazuma Kujo, ka punuar vetë pa aprovim nga Irem për 18 muaj rresht për të ofruar një ...

Fatal Frame 2: Crimson Butterfly

Image
(2003) Survival Horror merr një tjetër dimension me titujt Fatal Frame. Ky dimension ndjehet shumë japonez me thënë të drejtën, por kur një kulturë e huaj ju ka ndaluar të shijoni një lojë kompjuterike? Në këtë titull të dytë, Mio, një vajzë e re simpatike japoneze shkon pas shpirtrave për të kryer ritual ekzorcizmi. Nuk përdoren armë, kryqe apo uji i shenjtë, thjeshtë një kamera kulti. Arsyeja se pse Mio do e bënte këtë, është kërkimi i saj i pareshtur për motrën e humbur Maju. Në bazë të mbylljes, ajo mund të jetë gjallë ose e vdekur. Një pjesë e vogël e fantazmave nuk janë të dëmshme. Disa prej tyre thjeshtë do ju tregojnë rrugën. Kur kamera (mekanizmi metalik në të djathtë të ekranit) shkëlqen, është koha të shikoni përreth; nuk i dihet kurrë nga do sulmoheni. Gjatë rrugës do gjeni sende shëruese, municione (filma të vjetër për kamerën) dhe çelësa për të hapur dyer andej e këndej. Eksplorimi është pikë kyçe dhe këtë duhet ta bëni nën sfondin e një muzike rrëqethëse. Nës...

Prince of Persia: The Sands of Times

Image
(2003)  Sapo UbiSoft fitoi të drejtat e autorit mbi titullin PoP, latoi një lojë të denjë për emrin e saj. Kalimi nga platforma 2D në atë 3D nuk mund të bëhej më mirë nga zhvilluesi në fjalë. Kësaj radhe koha nuk është kundra jush, por ju ndihmon dhe ju e kontrolloni atë. Filmi me të njëjtin titull ka një vlerësim të lartë nga kritikët, krahasuar me tituj të tjerë filmash të bazuar në lojëra kompjuterike. Prince of Persia sjell ndërmend afshin e përrallave arabe të “1000 e 1 net.” Për ata që loja ndoshta është më shumë sa mund të tolerojnë, filmi pak a shumë përmbledh mirë gjithë mekanizmat djallëzore të vezirit.

Final Fantasy 10-2

Image
(2003) Për mos u ngatërruar me Final Fantasy XII, FF X-II ishte spin-off i parë i një titulli Final Fantasy. Square Enix prish traditën, e në një farë mënyre shkatërron titullin e dhjetë. Kjo lojë, ka bukurinë e saj të pamohueshme si RPG, megjithatë më shumë na ngjan si një lojë marketingu e bërë apostafat për të vjel të ardhura nga adhuruesit. Tetsuja Nomura i dizenjon bukur personazhet në këtë seri. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për historinë e cila duket sikur e humb çdo lidhje logjike me paraardhësen e saj. Aeonët, krejt papritur nuk janë më në qendër të vëmendjes. Skenat filmike janë akoma të bukura për tu parë dhe kolona muzikore gjithashtu. Spira është sërish në rrezik. Kësaj radhe nuk është ndonjë evokues i çmendur, por një tjetër i çmendur që dëshiron të përdorë një armë armagedoni për tu hakmarrë për vdekjen e të dashurës së tij. Me pak fjalë: të hakmerresh është gjë e keqe e të falësh është gjë e mirë; të harrosh është alternative. Kjo seri deviante, ka të gji...

Amplitude

Image
(2003)(Harmonix) Nëse po pyesni veten se nga mbinë gjithë ato lojërat Giutar Hero, ky titull është ai që duhet të shani ose lavdëroni, në varësi të preferencave tuaja. Aplitude ishte vazhdimi i suksesit të lojës paraardhëse Frequency. Ndryshe nga kitarat elektronike, Amplitude mund të luhej edhe me levën e PS 2. Në sajë të butonave lojtarët shikonin një anije kozmike tek çante rrugët mes një piste gare të një qyteti futurist nën ritmin e tingujve përzgjedhur nga Harmonix (kompania zhvilluese). Ndryshe nga Guitar Hero apo Rock Band, Amplitude kishte nivele ku përshiheshin bosët dhe sende ndihmuese në krijimin e kombove që shtonin pikët dhe bukurinë e lojës.

Time Crisis 3

Image
(2003)  Time Crisis është një nga ato seritë që unë kurrë s'i mësova me i luajtur si duhet, por që gjithmonë kam pasur kënaqësi t'i luaja. Loja e parë ndryshoi tërësisht rregullat e qëlluesve duke shtuar për më butonin e fshehjes, por jo vetëm.  Titulli i lojës duhet marrë seriozisht, koha është flori në këtë titull. Është armiku kryesor me thënë të drejtën. Mund të fshiheni e të jeni të sigurt për një farë kohe, por kujdes sepse sahati ecën gjithnjë më shpejtë sesa duhet. Time Crisis 3 nga vetë numërimi kuptohet që është e treta në seri, nëse nuk marrim parasysh titullin TC Project Tiatan në PSOne. Ashtu si dhe titulli i dytë, loja vazhdon të lejojë dy lojtarë njëkohësisht që jo radhë ndërveprojnë me njëri tjetrin si pak a shumë The House of the Dead 3. Ndryshim tjetër i mirëpritur është edhe modaliteti i ndryshëm i armëve. Pistoleta kryesore vazhdon të ketë fishekë pa limit, ndërsa arma automatike dhe çiftja (për mos përmendur edhe anti-tankun) kanë limite e duhe...

Tenchu: Wrath of Heaven

Image
(2003) Një nga lojërat më të bukura në PlayStationin e parë ishte Tenchu 2; pa frikë mund të jetë një nga dhjetë më të mirat. Tenchu 3 gjithashtu ishte një përsosmëri në llojin e vet, por fatkeqe sa më s’ka. Loja, për një arsye ose tjetrën nuk mori asnjëherë famën që meritonte. Ndoshta ishte marketingu që e kish fajin për promovimin e dobët ose historia e koklavitur që paraqiste, s’do mund ta dimë dot kurrë. Tenchu rikthen edhe një herë dy ninxhat e famshëm azuma, Rikimarun dhe Ajamen (dhe një personazh të ri) në misione sekrete në shërbim të perandorit dhe në mbrojtjen e perandorisë japoneze. Teknikat e vrasjeve janë më të larmishme dhe janë shtuar edhe plot mekanizma fshehjeje e kamuflimi që e bëjnë lojën vërtet interesante. Inteligjenca artificiale vazhdon të jetë ajo e para dhe pak progres është bërë me të; po ashtu me titujt në vazhdim. IA do kenë opsione të limituara dhe jo radhë do i shikoni të vërtiten si kali në lëmë. Në fund ama, kjo inteligjencë është e mjaftuesh...

Worms 3D

Image
(2003) Lufta e Krimbave është një seri që ka karakterizuar llojin e saj dhe ka kushtëzuar qindra lojëra të ngjashme në GooglePlay dhe AppStore. Vetë premisa është qesharake; krimba të armatosur gjerë në dhëmbë që hedhin në erë njëri tjetrin. Sa më gjatë vazhdon loja, aq më i pasur bëhet arsenali në dispozicion dhe krejt papritur, nga qielli do bien banane gjigante dhe një gomar që prish gati gjysmën e hartës. Në kohë të dëshpëruara, mund edhe t’i detyroni krimbat që të shkojnë “banzai” mbi armikun për të bërë disa dëme para se të zhduken nga ekrani. E nëse një granatë duket shumë e rëndomtë për shijet e lojtarit, mund shumë mirë të zgjidhni “Granatën e Shenjtë”. Një “haleluja” do dëgjohet para se krimbi armik të shpërthejë në mijëra copa, ndërkohë që në sfond dëgjohet tek stonon himni kombëtar Francez... Armagedon është pika kulmore e serisë përpara se të degradonte në përsëritje e ndryshime formulash radikale që thjeshtë nuk funksionin për artileritë strategjike (kategoria...

Metal Slug 5

Image
(2003) Duke thyer rregullin e dy vjetëve, vetëm një vit më vonë nga MS 4, firma e përmendur disa herë më lartë në bashkëpunim me Noizy Factory, bën gabimin e radhës. MS 5 ishte më superiore se MS 4 por vetëm aq.  Tashmë lojtarët mund të rrëshqasin përpara ndërsa gjuajnë objektivat, duke kaluar lirshëm nga një vend në tjetrin pa ulur intensitetin e sulmit. Pajisja e re mekanike është gjithashtu krejt origjinale; një tank që mund të përdoret edhe si robot. Skuadra e vjetër kthehet sërish e plotë në skenë duke lënë Trevor dhe Nadian jashtë kuadratit. Historia e MS 5 është pak më e pranueshme se e katrës. Në të vërtetë kjo histori është krejt origjinale dhe fillon e mbaron brenda serisë. Forcat qeveritare (Marko dhe Tarma të njësisë Peregrin dhe Eri bashkë me Fion si njësia Sparroë) duhet të hetojnë gërmimet e një grupi terrorist të përfshira në disa gërmime në rrënojat e një civilizimi antik.  Organizata terroriste mistike liron një shpirt të vjetër antik që do të shk...

Dragon Ball Z Budokai Tenkaichi 2

(2003) Që nga NES e deri më tani, lojërat Dragon Ball kanë qenë disi të pranueshme për fëmijët. Ka pasur larmi. Vetëm mbas serisë “Budokai” prodhimi filloi të bëhej copy-paste. Që nga DB Budokai 1, 2, 3, për PS 2, e deri te PS 4, nuk merret vesh se çfarë dreq ndryshimi ka midis tyre. Saga vazhdoi edhe në PS 3 pa ndonjë ndryshim sidoqoftë. Përfshirë te lojërat leshi që edhe mund të luhen. Pak a shumë ju keni një hartë të universit Dragon Ball ku shkoni e rekrutoni luftëtarë për të mposhtur armiqtë, deri te Mazhin Bu e gjëra të ngjashme. Pra sa për historinë, epo është po ajo e gjetur te Dragon Ball Z. Një vit më vonë do vinte mjelja e radhës, Dragon Ball Z: Budokai 3, a thuajse kjo është FIFA ose PES.

Disgaea: Hour of Darkness

Image
(2003) Një RPG taktike alla anime prodhuar nga Nipon Ichi. Disgaea ka disa tituj; ky është titulli i parë. Loja nuk ka ndonjë taktikë të madhe dhe shumica e betejave përfundon me fitoren e atij që nxjerr numrin më të lartë në ekran. Sidoqoftë, për lojtarët më të vëmendshëm, mund të dallohet klasë dhe elegancë në çdo hartë të re që mund të ketë ndonjë strategji të fshehur diku aty në mes të betejës. Historia e Disgaea është një mishmash me personazhe që vijnë nga hiçi dhe po ashtu shkojnë edhe sagat e tyre. Me pak fjalë Lordi Demon ka vdekur dhe djali i tij (2 vjet në gjumë) duhet të rifitojë sërish titullin e Overlordit të botës së përtejme. Në fund është thjeshtë një betejë midis demonëve dhe engjëjve që janë po të njëjtë në qëllimet e tyre por njëra palë pretendon se ka moral më të lartë se tjetra. Fundi që mora unë të paktën nuk kishte shumë kuptim (e gjithë beteja e fundit ishte bërë për të provuar zemrën e Overlordit, a thuajse s’e kishte provuar herë mbas here se nuk ...

Lifeline

Image
(2003)  Sony pati këtë idenë fantastike për të provuar një lloj të ri kontrolli; vetëm me zë. Mund të ngjajë e rëndomtë sot, por në vitin 2003 kjo quhej një arritje e madhe. Por kur vjen puna te Lifeline, Sony ndoshta e bëri hapin më të madh se këmba sepse teknologjia thjeshtë nuk ishte gati. Lojtari dhe e dashura ftohen në një qendër hapësinore. Ky hotel luksoz nuk është ai që duket, por thjeshtë një fasadë për një laborator ushtarak, e kur demonët (alien ose krijesa eksperimentale, kush mund ta dijë) dalin në skenë, gjërat marrin për së koti shumë shpejt. Lojtari vetë e gjen veten në dhomën e kontrollit ku ka në pëllëmbë të dorës çdo kamera të hotelit hapësinor. Atij i duhet të japë komanda e udhëzime një kameriereje simpatike me emrin Rio që të mund ta çojë në vend të sigurt. Lojtari kontrollon çdo gjë, kujtojmë nëpërmjet zërit, duke filluar nga luftimi e deri te drejtimi. Ngacmojeni mjaftueshëm biondinën dhe ajo mund edhe të nxehet ca me ju. Dhe këtu gjë...

Devil May Cry 2

Image
(2003)  Titulli i dytë i serisë nuk u prit aspak mirë nga fansat dhe me të drejtë.  Shumë nga elementët që e kishin bërë titullin e parë aq të pëlqyeshëm ishin zhdukur tashmë. Unë jam një nga ata fansat e serisë që e ka luajtur këtë titull (vetëm njërin disk, atë të Dante) dhe loja vetë nuk mu duk aspak keq. Fatkeqësia e kësaj loje ishte se mbante titullin e gabuar. Nëse kjo lojë s’do mbante markën e DMC, atëherë do ishte një nga ato lojërat e pa eksploruar të bibliotekës gjigante të platformës së Sonit. Historia e DMC 2, ashtu si po ajo e titujve të tjerë, nuk ishte mbresëlënëse. Një organizatë ndërkombëtare e mirë financuar (me kryetar Airus) po përpiqet të mbledhë artefakte në gjithë botën për të evokuar një demon me fuqi të madhe (Argosax) i cili do i lejojë të dominojnë botën. Dante dhe Lucia duhet t’i ndalojnë në përpjekjet e tyre duke i gjëmuar këmba këmbës, ndërsa Lucia është në dilemën e saj me origjinë demoni (krijuar nga Airus për qëllimet e veta). Loja ...

XIII

Image
(2003) Kjo first person shooting ishte mbase loja e parë e mirëfilltë që prezantonte animime stripesh si ato në revistat Marvel ose DC Comic. Efekte të tilla vizuale hasen edhe në titujt më të vjetër, por XIII i çoi këto dekorime grafike në nivele më të larta. Loja është një FPS me disa elementë të lezetshëm origjinal për kohën. Ashtu si edhe te seria Tenchu, ju dëgjoni hapat e armiqve (në ekran shikohet fjala “tap”) tek afrohen e mund të vendosni të futeni në aksion, ose të zgjidhni të fshiheni e të qëndroni nën hije. Vrasjet kanë sekuenca me panele të vegjël si librat e animuar. Lojtari merr rolin e agjentit XIII. Si pjesë e organizatës XX, agjenti ka amnezi dhe beson se ia kanë hedhur fajin e vrasjes së presidentit padrejtësisht. Ndërsa përpiqeni të zbuloni të vërtetën, kuptoni më pas se organizata në fjalë nuk është benevolente, por ka në fakt plan për të mbizotëruar SHBAtë. Agjenti duhet t’i ndalojë në planet e tyre. Libri nga ku është bazuar loja, nuk është shumë i fa...

Tales of Symphonia

Image
(2003) Trashëgimtarja e Tales of Phantasia, një nga lojërat më të mira në Super Nintendo dhe një nga Jrpgtë më origjinale në PSone, nuk zhgënjen aspak duke ruajtur traditën e të parës. Për fat të keq, seria e Tales ka njohur një bum shitjesh vetëm në Japoni dhe është përgjithësisht injoruar gjetkë. Tales of Symphonia është një Jrpg gjenerike jo shumë e ndryshme nga simotrat e saja, por gjithmonë duke pasur elemente origjinale ndodhura vetëm në këtë seri. Versioni origjinal u lëshua në GameCube, megjithatë shumë shpejtë do vinte edhe në PS 2. Pavarësisht kohës, loja është plakur goxha mirë dhe seria e Tales vazhdon edhe sot. Ashtu si dhe Tales of Phantasia, gjithçka rrotullohet rreth manës, energjisë së planetit që përdoret gjerësisht në përdorimin e magjive. Jo vetëm, sasia e pakët e manës demonstron edhe shëndetin e planetit. Ashtu sikurse edhe bota në Final Fantasy 7, Silverant (vendi ku zhvillohen ngjarjet) po vdes dalëngadalë. Një grup adoleshentesh e gjejnë veten shumë...