We Love Katamari
(2005)
Rikthehet sërish loja që unë s’e kuptova ndonjëherë. Është pak a shumë po e njëjta lojë ku ju duhet të mblidhni sende e objekte deri sa të fillojë të ngjajë si një nga ato pirgjet e rrobave të përdorura të gabit.
Unë personalisht nuk e dua Katamarin, por origjinaliteti i lojës e bën këtë një lojë të bukur sadopak, ndërsa historia vazhdon të jetë disi cinike, princi jonë dërgohet edhe një herë me misionin për të krijuar sfera lëmsh e li.
Mbretit të universit nuk po i pëlqen shumë fama që po merr, ndaj princit i duhet të dërgojë disa nga këta Katamarët për të shuar këta fansa të çmendur të mbretit.
Në themel kjo është e njëjta lojë që kemi parë një vit më parë te Katamari Damcy me pak ose aspak novacione. Nuk mund të themi që zhvilluesit nuk janë lodhur sidoqoftë, pasi misionet vazhdojnë të jenë të mirë hartuara.
Në këtë version spikat modaliteti versus. Dy lojtarë tashmë mund të ndeshen se kush e bën sferën më të madhe e më të vlefshme.
Do e kisha pak të vështirë të shkruaja më shumë për lojën, pasi siç kam theksuar disa herë, nuk e kam kuptuar edhe aq mirë. Ajo që di me siguri ama, është se Namco po vazhdon të prodhojë pa pushim edhe sot seri të një loje që kishte shkëlqim në fillim, por që ngjan tepër e lodhur në botën moderne të lojërave kompjuterike. Edhe një herë ama theksoj se nuk është aspak keq, kur mendon se ishte një lojë eksperimentale.
Comments
Post a Comment