Posts

Showing posts with the label DMC

Devil May Cry 2

Image
(2003)  Titulli i dytë i serisë nuk u prit aspak mirë nga fansat dhe me të drejtë.  Shumë nga elementët që e kishin bërë titullin e parë aq të pëlqyeshëm ishin zhdukur tashmë. Unë jam një nga ata fansat e serisë që e ka luajtur këtë titull (vetëm njërin disk, atë të Dante) dhe loja vetë nuk mu duk aspak keq. Fatkeqësia e kësaj loje ishte se mbante titullin e gabuar. Nëse kjo lojë s’do mbante markën e DMC, atëherë do ishte një nga ato lojërat e pa eksploruar të bibliotekës gjigante të platformës së Sonit. Historia e DMC 2, ashtu si po ajo e titujve të tjerë, nuk ishte mbresëlënëse. Një organizatë ndërkombëtare e mirë financuar (me kryetar Airus) po përpiqet të mbledhë artefakte në gjithë botën për të evokuar një demon me fuqi të madhe (Argosax) i cili do i lejojë të dominojnë botën. Dante dhe Lucia duhet t’i ndalojnë në përpjekjet e tyre duke i gjëmuar këmba këmbës, ndërsa Lucia është në dilemën e saj me origjinë demoni (krijuar nga Airus për qëllimet e veta). Loja ...

Devil May Cry

Image
(2001)  Djalli Mund të Qajë është një nga ato seritë që fillesat dhe famën e kanë marrë në PlayStation 2 dhe më pas kanë vazhduar në evoluimin e natyrshëm në platformat e tjera. Të gjithë e dinë tashmë se origjinali i lojës qe menduar për lojën Resident Evil, që më pas u zhvillua në diçka krejt tjetër kur Capcom kuptoi se ishte tepër ekstreme për universin e zombive. Çdo faqe uebi apo libër që trajton këtë titull, shkruan për këtë kuriozitet, ndaj nuk do zgjatemi më me të. DMC ishte loja ideale për këdo i cili ndonjëherë donte thjeshtë të qëllonte e të këpuste ca mish, ndaj edhe kategoria e lojës është“hack&slash” (një tjetër emër për beat em’ up). Por nuk është futja kot, loja në fakt nuk vlerëson sesa mirë po luani, por sesa bukur ngjani ndërsa çani në dysh demonë e bos që janë si sfungjerë goditjesh për shpatën dhe pistoletën e personazhit kryesor Dante. Dhe ky i fundit do vdesë shpesh nën komandën e lojtarëve mesatar. Universi i Devil May Cry huazon ...

Devil May Cry 3

Image
(2005) Loja hapet me monologun e Ledit, një personazhe e re e cila flet për legjendën e Spardës dhe se si ai doli kundra llojit të vet për të shpëtuar njerëzimin. Më pas ajo përshkruan takimin e saj me dy djemtë e Demonit Legjendar Sparda, të cilët merrnin një farë kënaqësie sadiste tek ndesheshin vazhdimisht me njëri tjetrin. Ledi vetë nuk thotë shumë për motivet e saj në përfshirjen e konfliktit. Lojtarit i duhet ta zbulojë çdo gjë gjatë lojës. Mbas fiaskos së serisë së dytë, që sigurisht rrezikoi gjithë titujt DMC, krijuesi merr sërish në dorë kontrollin duke e futur serinë në binarë. DMC 3 do ishte një evolucion i pashembullt i një nga lojërave kompjuterike më të mira të kohës. Hack&Slash kthehet sërish në origjinë me stilin e tij të pashembullt. Sferat e gjakut ndodhen akoma aty dhe po ashtu edhe transformimi në një demon. Rendi kronologjik i lojërave DMC është i komplikuar. Seria e tretë është faktikisht seria e parë fare, kur “dyqani” i Devil May Cry sapo është h...