Posts

Showing posts with the label lojë leshi

Crazy Frog Racer

Image
(2005)(Neko Entertainment dhe Digital Jester)(Ndoshta loja më e keqe në PS2) Për fat të keq në konsolën më të mirë ndonjëherë, kanë gjetur rrugë edhe të tilla lojëra. Nuk kuptohet mirë sepse një personazh që u paraqit në një këngë duhej të merrte pjesë në një garë. Megjithatë legjenda thotë se ndoshta i shiti më shumë se njëzet kopje meqenëse një vit më vonë erdhi seria e dytë. Kjo ose versioni ku njëri nga zhvilluesit i shiti shpirtin shejtanit për të publikuar këtë lojë leshi. Ndoshta loja më e keqe në PS2. Unë besoj se dikush ka pastruar paratë. Lojtari bën gara me Bretkosën e Çmendur; kaq!

Dragon Ball Z Budokai Tenkaichi 2

(2003) Që nga NES e deri më tani, lojërat Dragon Ball kanë qenë disi të pranueshme për fëmijët. Ka pasur larmi. Vetëm mbas serisë “Budokai” prodhimi filloi të bëhej copy-paste. Që nga DB Budokai 1, 2, 3, për PS 2, e deri te PS 4, nuk merret vesh se çfarë dreq ndryshimi ka midis tyre. Saga vazhdoi edhe në PS 3 pa ndonjë ndryshim sidoqoftë. Përfshirë te lojërat leshi që edhe mund të luhen. Pak a shumë ju keni një hartë të universit Dragon Ball ku shkoni e rekrutoni luftëtarë për të mposhtur armiqtë, deri te Mazhin Bu e gjëra të ngjashme. Pra sa për historinë, epo është po ajo e gjetur te Dragon Ball Z. Një vit më vonë do vinte mjelja e radhës, Dragon Ball Z: Budokai 3, a thuajse kjo është FIFA ose PES.

7 Sins

Image
(2005) Shtatë mëkatet e krishterimit në Qytetin e Mollës. Dhe këtë duhet të bëni në lojë. Duke përdorur çdo metodë të keqe në libër, lojtarit i duhet të ngrihet në shkallën sociale. Me çdo marrëdhënie të re, hapen edhe misione të reja. Por mos u gënjeni sepse misionet janë thjeshtë veprime interaktive. Me pak fjalë loja është një lloj simi. Është një nga lojërat leshi që ne nuk do e rekomandonim në mos për kuriozitetin e damkës “Për të rritur.” Nuk është se bëni ndonjë gjë të madhe në lojë, përveçse merrni vendimet që shpalos loja dhe mësoni diçka për 7 mëkatet.

The Bouncer

Image
(2000)(Lojë Leshi?) Ka shumë pak tituj beat em up nëpër konsola. Në PSOne një nga beat em up-ët tradicionale ishte Crisis Beat. Në PS2 ka disa tituj të ndryshëm në këtë kategori si Final Fight Streetwise dhe God Hand. Por përpara se të vinin këto tituj, përpara fundit të vitit 2000 në dhjetor, Square Enix entuziazmoi fansat e llojit beat em up duke deklaruar The Bouncer. Shpejt loja reklamoi fuqinë e PlayStation 2 me grafika të mira dhe me muzikë e aktrim të saktë. Vetëm se kishte një detaj të vogël. Loja ishte shumë e shkurtër. Po flasim për rreth 1 orë lojë gjithsej duke hequr filmimet. Dhe edhe kjo një orë lojë, nuk është se kishte ndonjë veçanti në llojin e vet. Në fakt loja ishte tepër e ngathët, kishte shumë lëvizje elegante të papërdorshme dhe një histori disi të qenësishme në lidhje me një korporatë të ligë e cila kryen eksperimente gjenetike me njerëzit. Me rrëmbimin e një vajze në klub, tre luftëtarë që marrin etiketimin nga titulli i lojës, hidhen në sulm. Dream ...

Black Cat: Mechanical Angel

Image
(2006) Macja e Zezë: Engjëlli Mekanik është një lojë e shëmtuar aksion dhe aventurë bazuar në mangën dhe animen me të njëjtin titull. Ndërsa anime (ose manga) ka qenë një nga dhjetë më të mirat, loja kompjuterike u fut në listën e më të këqijave të vitit 2006. Kur data e lëshimit të lojës përkon me përpikëri me nxjerrjen e serisë së fundit të serialit televiziv, nuk ka ndonjë teori konspiracioni, por kuptohet lehtë që zhvilluesit thjeshtë donin t'i merrnin disa para të lehta fansave. Loja është e thatë fare. Përpara se dy personazhet kryesorë shkojnë në një mision, ata diskutojnë në formën e një novele grafike (pak a shumë si titulli Sekirei) ndërsa më pas lojtarët marrin në kontroll lojën e lëvizin në një zonë të vogël boshe e bëjnë gjëra. E dini çfarë? Për më shumë lexoni mangën ose shikoni serialin. Aq keq e dhjeu punën Capcom, saqë as e mori mundimin ta publikonte jashtë Japonisë. Ndryshe nga loja Mother 3 ama, askush nuk u ankua, dhe ata pak njerëz që e gërmuan loj...

Fahrenheit

Image
(2005)(njohur edhe si Indigo Prophecy) Ekziston një lloj antipatie e imja ndaj çdo loje që kompania franceze Quantic Dream prodhon. Arsyetimi im është se drejtori i firmës David Cage ka ngatërruar industri; ai bën lojëra vetëm sepse nuk mund të prodhojë dot filma. Dhe kjo është ajo Fahrenheit është, një film i dobët i maskuar si lojë kompjuterike. Ka vetëm dy butona në lojë, R dhe L. Njëra shërben për të ecur, sepse David Cage ndoshta harroi se PS 2 ka analogë ose thjeshtë s’iu bë vonë, ndërsa tjetri buton duhet shtypur në momentin që loja ju thotë ta shtypni.  Dhe këtë do bëni në gjithë lojërat e Quantic Dream, pra thjeshtë do shtypni butona si bufonë kur loja t’iu jap urdhra pa ndonjë pasojë nëse nuk e bëni si duhet (duke filluar nga Nomad Soul, duke vazhduar me Heavy Rain e për të përfunduar me Beyond: Tëo Souls). Shumicën e kohës do e kaloni duke fshehur objekte e trupa nëpër vende që vetëm një detektiv i mefshtë nuk do shikonte. Do mendonit se si një lojë aventurë ...

Crazy Frog Racer 2

Image
(2006)(Valcon Entertainment dhe Valcon Games) Kur në kapakun e lojës (versioni PC), lexoni " gjëja e bezdisshme " nuk është se ju mendoni se mos është ndonjë nga publikuesit apo ndonjë gjë tjetër. Thjeshtë falenderoni zhvilluesit që ju paralajmëruan përpara se të harxhonit kohën me këtë lëvere. Për fat të keq, e tillë ishte edhe në PS2.

Coraline

Image
(2009) Bazuar në filmin e animuar, bazuar në librin e Nail Gaiman me të njëjtin titull, Koralina është një lojë e errët aventurë që përpiqet ta tërheqë atmosferën nga vetë natyra e materialit që përdor. Është një lojë jo tepër e famshme që u bombardua si nga shitjet, si nga kritika. Si një lojë aventurë, lojtari merr në komandë Koralinën, një vajzë e vogël me flokë vjollcë të cilës i duhet të eksplorojë ambientin rrethues e të zgjidhë një seri gjëegjëzash të komplikuara. Dhe kjo është një nga karakteristikat e lojës: e komplikuar. Meqenëse loja është publikuar njëkohësisht me daljen në kinema të filmit, besoj se zhvilluesit e Papaya duhet të nxitonin për të përfunduar lojën, sepse kështu ndjehet e gjithë loja kompjuterike. Ndoshta po ta kishin marrë shtruar, Coraline do kishte pasur ndonjë shans. Pika më e fortë e lojës është historia dhe në këtë respekt ia vlen t’i hedhësh një sy, por vështirësia, nivele e komanda të ngathëta do përzjenë një pjesë të mirë të lojtarëve që n...