Metal Slug 6
(2006) Viti 2006! Kanë kaluar tre vjet që nga MS 5. Bota është në paqe... Tashmë stafi i ka mbledhur mendtë dhe është gati të lëshojë serinë e gjashtë run & gun. Duke arsyetuar mbi dy seritë paraardhëse të pasuksesshme, dikujt i lind ideja që të risjellin sërish në skenë idenë e vjetër funksionale të historisë së alienëve. Megjithatë nuk mjafton vetëm historia, duhen disa ndryshime të ndjeshme... Besojmë se këto ishin mendimet që i drejtuan zhvilluesit në prodhimin e serisë së gjashtë. Me të vërtetë MS 6 solli disa risi të cilat ndikuan për mirë. Së pari prezantoheshin dy personazhe të rinj, Karli dhe Ralfi nga Luftëtarët Ikari (pra mund të zgjidheshin gjashtë lojtarë në total). Çdo lojtar kishte veçorinë e tij duke e dalluar atë nga të tjerët (shumë i pëlqyeshëm sidomos ndryshimi i Fiolinës pasi e fillonte lojën gjithmonë me Havy Machinegun dhe çdo armë e marrë gjatë lojës kishte më shumë municion se të tjerët). Lojtari tashmë mund të mbajë dy armë. Kjo ishte idea...