Gantz: The Game

(2005) 

Është e vështirë të japësh një opinion për lojën Gantz pasi kjo e fundit nuk u publikua kurrë jashtë Japonisë. Konami vendosi kështu, mendoj, sepse nuk besonte se loja kishte ndonjë potencial. 

Sidoqoftë seria e bazuar në mangën dhe animen e shumë shitur, është një third person shooter jo tepër i latuar, që përshkruan evenimentet e disa prej kapitujve të mangës (pak a shumë deri ato statujat e Budës që masakrojnë këdo në skuadrën e Kuronos – personazhit kryesor). Loja ndërthur elementë rpg dhe para misioneve ka dialogë të ngjashëm me një nga ato lojërat e zhanrit që i përkasin llojit të novelave grafike.

Loja sjell pak ose aspak inovacion ose ndonjë gjë që nuk mund të zbulohet duke lexuar mangën. Ndoshta nuk ishte edhe gjë e keqe ideja se nuk është publikuar jashtë Japonisë.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Final Fantasy 11

Gungrave