Tekken 5
(2004) Ka dy rrugë në të cilën një seri pasardhëse e një loje kompjuterike futet: 1. zhgënjimi ndiqet nga një zhgënjim tjetër dhe seria vdes, dhe 2. profesionistët dëgjojnë fansat, mësojnë nga gabimet e tyre dhe i futen punës me zell. Namco ndoqi rrugën e dytë kësaj here. Tekken 5 riktheu serinë në binarë duke mrekulluar jo vetëm fansat por edhe dashamirësit e lojërave Versus me serinë nr. 5. Tekken 5 nuk bëri ndonjë gjë të madhe, thjeshtë përmirësoi më tej formulën që e kishte bërë të suksesshme serinë deri atëherë. Nga shumëllojshmëria e personazheve, ndryshimi sado pak i pamjes së tyre, sfonde dhe muzikë dehëse, e deri te kombinimet spektakolare të luftimeve, dukej sikur çdo gjë ishte perfekt. Combot në ajër tani ishin më të thjeshta. Sistemi i luftimit në konsolë ishte tepër më i shkathët. Personazhet e rinj përshtateshin mirë me ambientin dhe rregullat e lojës. Kishte disi më balancë në fuqinë e karaktereve, edhe pse Jin Kazama vazhdonte të ruant...