Darkwatch Curse of the West

(2005)

Le të themi të drejtën. FPSve nuk i ka ecur mbarë në konsolën PS 2. Darkwatch është një tjetër gjuajtës i shkëlqyeshëm në vetën e parë që nuk u vlerësua kurrë mjaftueshëm nga poseduesit e konsolës.

Kuadri i historisë është e ngjashme pak a shumë me atë të Vampire Hunter D (ose filmit Priest që është pak a shumë Vampire Hunter D), me një atmosferë gotike. Në perëndimin e egër e të largët, një bandit me emrin e qytetit të shkatërruar në Bibël, Jeriko, sulmon një tren me shpresën se do marrë flori e pasuri. 

Ajo që merr është një mallkim nga lordi vampir i cili po mbahej i burgosur nga Rojtarët e Natës. Me fuqinë e re të vampirit, ky i fundit duhet të ndihmojë Rojtarët që të eliminojë të ligat ardhur në botë nga çlirimi i vampirit dhe vrasjen e këtij të fundit.

Ajo që e bënte unike këtë lojë, ishte ndoshta sistemi ditë e natë. Gjatë ditës personazhi kishte opsione të limituara, ndërsa natën çliroheshin funksionet vampirike të Jerikos.
I përsosur ishte edhe arti i përdorur në lojë për aq sa grafikët e kohës lejonin, si dhe misionet me kalë që mbinin herë mbas here mes zonave vdekjeprurëse të lojës mbushur me zombi e skelete djallëzore.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11