Posts

Showing posts with the label psone

Tony Hawk Pro Skater 3

Image
(1999)  Kishte pak konfuzion për këtë titull pasi është publikuar si për PSOne (në fundin e jetës së kësaj konsole), si në PS 2. Të dyja versionet ndryshojnë si nata me ditën, jo vetëm për grafikët. Skeidbordi nuk është aq i famshëm e i praktikuar në Shqipëri. Radhë kam parë fëmijë në Tiranë e Vlorë të praktikohen dhe edhe nëse ka ndodhur, trendi nuk ka qenë i përhapur. Megjithatë nuk ka asnjë arsye për mos e pëlqyer këtë lojë, pa qenë domosdoshmërish fans i vetë “sportit.” Filluar edhe në PSOne, seria e tretë e Tonit nuk zhgënjen. Grafikët ishin të shkëlqyera për kohën, pistat të mirë formuluara dhe loja ishte goxha e balancuar, me vështirësitë.  Personalisht nuk kam parë ndonjë përmirësim të dallueshëm te Tony Hawk 4, megjithatë një mik i mirë i imi i cili më tha se duhet ta besoja, mendon se loja e katërt është gjithashtu e shkëlqyer. Për mua ama seria e tretë vazhdon të jetë pika kulmore e këtij simulatori. Duke mos qenë vetë një fans i sportit në fjalë, jam de...