God of War
(2005)
Zoti i Luftës e zuri stuhishëm vendin e tij në lojërat më të mira në PS 2, ashtu si Kratos –personazhi kryesor– mori përpara çdo figurë mitologjike greke që pati fatin e keq t’i dilte përpara.
Aresi, Zoti aktual i luftës gjendet përballë furisë së pashmangshme të lojtarit kur zbulohet se ai ndodhej pas vrasjes së familjes së Kratos. Udhëhequr nga mençuria e moçme e perëndeshës Athina, Kratos përmbush hakmarrjen e tij me sukses dhe ftohet nga vetë Zeusi që të bëhet ai Zoti i ri i luftës. Në fund udhëtimi dhe origjina e Kratos nuk është larg nga përpjekja e Perseut, vetëm se me shumë më shumë gjak e dhunë.
Në zonat e pikturuara bukur, God of Ëar është një lojë me dizajn vërtet të arrirë. Përbindëshat merren direkt nga mitologjia greke dhe edhe ato janë të mirë menduar në repertorin e lëvizjeve që përdorin për të mposhtur lojtarin. Ky i fundit gjithashtu ka një arsenal të pasur lëvizjesh për të masakruar e shmangur sulmet që i vijnë rrugës. Goditeni një armik mjaftueshëm, dhe në kokën e kundërshtarit do dalë një nga butonat. Shtypni atë buton (rrethori zakonisht) dhe do shikoni një skenë makabër ku gjymtyrë do dalin nga vendi. Dhe ju do ndjeni çdo kockë shkëputur nga armiku.
Loja vetë mund të kategorizohet si aksion beat em’ up dhe aventurë, me elementë të vakët rpg. Mund të përmirësoni armët duke i bërë më vdekjeprurëse. Kryesisht sidoqoftë shumica do përdorë çekiçët e Athinas. Në fund mund të themi se luftimi në këtë lojë nuk është aq i sofistikuar sa ai i Devil May Cry, por ka grafika po aq të mira sa Final Fantasy. Nuk ishte ndonjë surprizë që loja do ndiqej nga një seri e dytë (dhe e tretë në PS 3 dhe një lojë tjetër në PSP dhe një tjetër akoma).
Shpresojmë vetëm që Kratosit mos i shkrepë në tru një ditë të marë përpara gjithë mitet e vikingëve.
Comments
Post a Comment