Posts

Showing posts with the label 2000

Street Fighter EX3

Image
(2000) Titulli i tretë dhe i fundit i serisë EX.  Dy seritë e para EX në PSOne ishin vërtetë të arrira, fatkeqësisht, ky titull nuk arriti nivelin e tyre; kohët po ndryshonin, por jo ky titull. Siç ndodh rëndom, kritika e priti mirë fare lojën duke vënë në dukje ndonjë problem aty e këtu, opinione që ranë ndesh drejtpërdrejt me atë që fansat fanatik menduan kur morën lojën ndër duar.  “A nuk ishte kjo loja më e keqe Street Fighter?” pyeste dikush. “Jo!” i përgjigjej tjetri. Dhe në fakt le ta pranojmë, nuk ishte edhe aq e keqe.  Kishte stil pak më ndryshe se lojërat tradicionale, megjithatë çdo gjë tjetër ndodhej aty. Loja prezantonte një numër unik personazhesh me stilet e tyre origjinale të luftimit. Sidoqoftë që t’i biem shkurt fare, loja u shemb me shitje të këqija në daljen e konsolës së re. Super Combos dhe Meteor Combos rikthehen nga titujt paraardhës në arenën 2.5 dimensionale ku Rai ose Keni priten të rrahin gjithë të tjerët që nuk quhen Chun Li. Ndrys...

The Warriors

Image
(2000) Një nga përshtatjet e pakta të saktë të një filmi në një video game vjen nga kolosi RockStar (njohur kryesisht për serinë e saj GTA). Filmi i fiteve 80 The Warriors ishte disi i çuditshëm i formës "pa folur e pa qeshur e pa ngacmuar njëri tjetrin." Nëse nuk e keni haberin fare të filmit, mos u shqetësoni aspak. Titulli ka mjaftueshëm gaz për t'i mbajtur gjërat interesante. Pak a shumë historia nuk devijon fare nga filmi i regjisorit Walter Hill. Në një mbledhje "sekrete" midis bandave të qytetit të madh të Nju Jorkut, grupi i gangsterëve në fokusin e filmit dhe lojës, akuzohen padrejtësisht për vrasjen e krye-gangsterit të qytetit. Mbas kësaj e gjithë nata kthehet në një ndjekje këmba këmbës midis bandave për ndëshkimin e "fajtorëve." Në lojë lojtarit i duhet të ndeshet hap pas hapi me banda të ndryshme, duke parë nivelin e vështirësisë së lojës të shkojë nga shumë e lehtë, në atë shumë të vështirë. Loja ka elementë strategjik, por n...

Metal Slug 3

Image
(2000) Titulli i parë Metal Slug në PS 2 dhe deri te titulli i gjashtë do vazhdonin të publikoheshin në këtë platformë. Kjo seri mbase ishte pika kulmore e titujve Metal Slug. SNK kthehet sërish në lojë mbas dy vjetësh nga titulli i dytë (2000) me këtë perlë të run & gun. Favoritja jonë, por jo domosdoshmërish më e mira, ruante formulën origjinale të serive duke sjellë akoma edhe një herë inovacione në universin e Metal Slug.  Shumë më e ngjashme me MS X se sa me MS 2, tashmë lojtarët mund të zgjidhnin më shumë se një rrugë sipas preferencave të tyre. Vetëm në skenën e parë ka më shumë se tre rrugë nga ku mund të kalohet. Disa rrugë janë më të lehta, disa më të vështira. Animimet janë më të larmishme dhe armiqtë gjithashtu.  Deri sa në skenë nuk dalin ushtarët e parë të ushtrisë X gjithçka është pak konfuze ashtu si edhe vetë historia. Në të vërtetë historia vazhdon të mos jetë pika më e fortë e serive.  Ngjarje të çuditshme po ndodhin në botë. Insektet gj...

Marvel vs. Capcom 2

Image
(2000) Marvel vs. Capcom e parë fare ishte një sukses i padiskutueshëm si në makineritë arkade, po ashtu në PSOne. Ky titull i dytë përmirëson gjërat goxha duke ruajtur bukurinë e çmendurisë së një loje tipike japoneze me personazhe krijuar e adhuruar në SHBA. Mjafton të dini që ka më shumë se 55 personazhe për të zgjedhur për të kuptuar se ia vlen të shpenzosh ca para për këtë lojë.  Po menduat se numri i karaktereve është pak i ekzagjeruar, mos u shqetësoni aspak pasi çdo personazh ka dizajn që përshtatet perfekt në brendësi të dyluftimeve të lojës, përfshirë edhe Xhill Valentine nga Resident Evil që është pak e vështirë ta imagjinosh në një seri të tillë, por ja që ashtu është (po ashtu edhe Astro Boy ndodhet në lojë). Loja karikohet shpejt. As do i vëreni fare “loading” dhe sapo të zgjidhni karakteret (sapo të zgjidhni shpejtësinë e saj), loja do fillojë shpejtë. Sfondet dhe personazhet janë pikturuar bukur dhe me kujdes duke ruajtur disi stilin amerikan, me prekjen...

Super Bust-A-Move

Image
(2000) Është po loja Bust A Move (Bubble Bubble) parë në gjithë platformat e tjera me disa ndryshime të lezetshme. Për shembull është shtuar fusha gravitacionale, poëer up të ndryshme dhe sfera që janë të vockla fare në fillim e më pas ndryshojnë masë. Në themel ama kjo është po e njëjta lojë që kemi parë ndër vite, me ndryshimin e vetëm se përkrah dragoit të gjelbër Bob (ose Blub) ndodhet një alien i cili më shumë ju huton sesa ju ndihmon. Ju mesa duket keni marrë përsipër të ndihmoni këto krijesa të kthehen në shtëpi a diçka e ngjashme. Jo ndonjë “super” i madh kur mendoni se loja është gjithsej vetëm 36 MB. Taito sidoqoftë nuk do lejë platformë pa e publikuar këtë titull, dhe pse jo? Nëse keni një formulë të suksesshme pse mos e përdorni vazhdimisht? Të hedhësh topa me ngjyra të ngjashme vertikalisht e t’i shikoni ndërsa shpërthejnë mund të jetë argëtuese në infinit. E pafalshme për një lojë kaq të vogël, të kishte karikimi i gjatë nga një nivel në tjetrin (ose unë ndosh...

Dead or Alive 2

Image
(2000)  Përpara se media të kalonte në paranojë totale për anatominë e trupit femëror, seria DoA mirëpritej nga kritika. Pasi media filloi të shqetësohej shumë për organet gjenitale të personazheve virtuale, seria DoA thjeshtë mirëpritej nga lojtarët që janë pjesa më e rëndësishme. Dead or Alive 2 ishte një përmirësim i dukshëm në seri, dhe jo vetëm për grafika të përmirësuara goxha dhe për numrin më të madh të personazheve, por edhe për shtimin e lëvizjeve dhe kombove. Në DoA2 megjithatë, kombinimet e sulmit as nuk i afrohen bukurisë së atyre në Tekken dhe Virtua Fighter.  Pavarësisht kompania Tecmo, një firmë e vjetër në biznes, bëri një punë të mirë me serinë duke e vendosur në panteonin e lojërave kompjuterike. Historia pak a shumë nuk është nga më të mirat. Cilado vajzë e cilido djalë ndeshet për arsye personale që jo shpesh kanë kuptim të hollë. Por nëse në staf ke personazhe simpatike si Kasumi, Ayame ose Hajate, kujt po i bëhet vonë fundja. Kur lojtarët fil...

The Bouncer

Image
(2000)(Lojë Leshi?) Ka shumë pak tituj beat em up nëpër konsola. Në PSOne një nga beat em up-ët tradicionale ishte Crisis Beat. Në PS2 ka disa tituj të ndryshëm në këtë kategori si Final Fight Streetwise dhe God Hand. Por përpara se të vinin këto tituj, përpara fundit të vitit 2000 në dhjetor, Square Enix entuziazmoi fansat e llojit beat em up duke deklaruar The Bouncer. Shpejt loja reklamoi fuqinë e PlayStation 2 me grafika të mira dhe me muzikë e aktrim të saktë. Vetëm se kishte një detaj të vogël. Loja ishte shumë e shkurtër. Po flasim për rreth 1 orë lojë gjithsej duke hequr filmimet. Dhe edhe kjo një orë lojë, nuk është se kishte ndonjë veçanti në llojin e vet. Në fakt loja ishte tepër e ngathët, kishte shumë lëvizje elegante të papërdorshme dhe një histori disi të qenësishme në lidhje me një korporatë të ligë e cila kryen eksperimente gjenetike me njerëzit. Me rrëmbimin e një vajze në klub, tre luftëtarë që marrin etiketimin nga titulli i lojës, hidhen në sulm. Dream ...