Posts

Showing posts with the label Metal Slug

Metal Slug 4 & Metal Slug 5

Image
(2005) SNK përpiqet t'i bijë qylit disi duke publikuar dy nga seritë më të dobëta Metal Slug në një CD të vetëm, ku numri katërt sipas mendimit tim, është më e mërzitshmja. Kjo nuk do të thotë se janë lojëra të këqija, thjeshtë sipas mendimit tim nuk ia vlen. Për ata që patën ca më tepër durim, në vitin 2007 do dilte gjithë përmbledhja e lojërave. I duruari i fituari si i thonë. Për më tepër lexoni në lidhje me lojërat MS4 dhe MS5 .

Metal Slug 3

Image
(2000) Titulli i parë Metal Slug në PS 2 dhe deri te titulli i gjashtë do vazhdonin të publikoheshin në këtë platformë. Kjo seri mbase ishte pika kulmore e titujve Metal Slug. SNK kthehet sërish në lojë mbas dy vjetësh nga titulli i dytë (2000) me këtë perlë të run & gun. Favoritja jonë, por jo domosdoshmërish më e mira, ruante formulën origjinale të serive duke sjellë akoma edhe një herë inovacione në universin e Metal Slug.  Shumë më e ngjashme me MS X se sa me MS 2, tashmë lojtarët mund të zgjidhnin më shumë se një rrugë sipas preferencave të tyre. Vetëm në skenën e parë ka më shumë se tre rrugë nga ku mund të kalohet. Disa rrugë janë më të lehta, disa më të vështira. Animimet janë më të larmishme dhe armiqtë gjithashtu.  Deri sa në skenë nuk dalin ushtarët e parë të ushtrisë X gjithçka është pak konfuze ashtu si edhe vetë historia. Në të vërtetë historia vazhdon të mos jetë pika më e fortë e serive.  Ngjarje të çuditshme po ndodhin në botë. Insektet gj...

Metal Slug 4

Image
(2002) Në 2002-shin SNK Playmore ngutet dhe nxjerr serinë e katërt. Me sa duket zhvilluesit nuk mësuan ndonjë gjë nga suksesi i tre serive të para. Regresi i MS fillon pikërisht në këtë puntatë. Nuk është çudi që stafi që krijoi e zhvilloi serinë nuk i përmendin MS 4 dhe MS 5 si favoritet e tyre. Këto lojëra ishin me të vërtetë të dobëta, akoma jo nuk mund të themi se ishin dështime. Në këtë seri thjeshtë nuk ndjehej inovacioni. Arma më e bukur u paraqit në këtë seri (Double Havy Machinegun) por as kjo dhe as dy personazhet e rinj Trevor dhe Nadia nuk mundën ta shpëtonin serinë e katërt nga humbja e popullaritetit. MS 4 nuk ishte asgjë e re, asgjë e vjetër. Ngjante si një version i thatë i serisë së parë vetëm se tashmë nuk ishte më seria e parë.  Makineria më e lezetshme në të gjithë lojën është bretkosa mekanike. Historia nuk kuptohet edhe aq mirë. Një organizatë terroriste ndërton robotë me pamjen e gjeneralit Morden për ndonjë arsye ose tjetrën. Nuk jemi lodhur ndo...

Metal Slug 5

Image
(2003) Duke thyer rregullin e dy vjetëve, vetëm një vit më vonë nga MS 4, firma e përmendur disa herë më lartë në bashkëpunim me Noizy Factory, bën gabimin e radhës. MS 5 ishte më superiore se MS 4 por vetëm aq.  Tashmë lojtarët mund të rrëshqasin përpara ndërsa gjuajnë objektivat, duke kaluar lirshëm nga një vend në tjetrin pa ulur intensitetin e sulmit. Pajisja e re mekanike është gjithashtu krejt origjinale; një tank që mund të përdoret edhe si robot. Skuadra e vjetër kthehet sërish e plotë në skenë duke lënë Trevor dhe Nadian jashtë kuadratit. Historia e MS 5 është pak më e pranueshme se e katrës. Në të vërtetë kjo histori është krejt origjinale dhe fillon e mbaron brenda serisë. Forcat qeveritare (Marko dhe Tarma të njësisë Peregrin dhe Eri bashkë me Fion si njësia Sparroë) duhet të hetojnë gërmimet e një grupi terrorist të përfshira në disa gërmime në rrënojat e një civilizimi antik.  Organizata terroriste mistike liron një shpirt të vjetër antik që do të shk...

Metal Slug Anthology

Image
(2007) Të gjitha lojërat Metal Slug nga titulli i parë deri te titulli i shtatë vijnë në PS2. Mungon “Shkolla e Luftimit” ose modaliteti i mbijetesës, por nga ana tjetër ka materiale bonus si intervista me krijuesin dhe skica artistike të konceptit të lojës. Versioni për PS 2 është goxha i shpejtë po të krahasohet me versionet e tjera dalë në platformat e tjera. Versioni për PSP mungon gjithashtu.

Metal Slug 6

Image
(2006) Viti 2006! Kanë kaluar tre vjet që nga MS 5. Bota është në paqe...  Tashmë stafi i ka mbledhur mendtë dhe është gati të lëshojë serinë e gjashtë run & gun. Duke arsyetuar mbi dy seritë paraardhëse të pasuksesshme, dikujt i lind ideja që të risjellin sërish në skenë idenë e vjetër funksionale të historisë së alienëve. Megjithatë nuk mjafton vetëm historia, duhen disa ndryshime të ndjeshme... Besojmë se këto ishin mendimet që i drejtuan zhvilluesit në prodhimin e serisë së gjashtë. Me të vërtetë MS 6 solli disa risi të cilat ndikuan për mirë. Së pari prezantoheshin dy personazhe të rinj, Karli dhe Ralfi nga Luftëtarët Ikari (pra mund të zgjidheshin gjashtë lojtarë në total). Çdo lojtar kishte veçorinë e tij duke e dalluar atë nga të tjerët (shumë i pëlqyeshëm sidomos ndryshimi i Fiolinës pasi e fillonte lojën gjithmonë me Havy Machinegun dhe çdo armë e marrë gjatë lojës kishte më shumë municion se të tjerët). Lojtari tashmë mund të mbajë dy armë. Kjo ishte idea...

Metal Slug 3D

Image
(2006)  Metal Slug shndërrohet në 3D. Ishte hera e parë që SNK ndryshonte formulën e lojës. Kjo lojë third person shooting, nuk u prit edhe aq mirë nga kritikët. Po ashtu nuk u prit mirë edhe nga fansat e serisë në përgjithësi ku bëjnë përjashtim këtu fanatikët. Edhe historia ripërsëritej për të njëqindtën herë. Lojtari duhej të ndeshej (sërish) me Armatën X. MS 3D shfaqur në PS 2, zhgënjeu duke mos dhuruar eksperiencën e njëjtë të lojës në platformat dy dimensionale.