Shadow of the Colossus
(2005)
Në një nga mijëra filmat me Adam Sendler, spikat një nga ato filmat që nuk është komedi.
Ky i fundit luan një person të shqetësuar mendërisht, i cili është gjetur në këtë purgator, pasi ka humbur si gruan, si vajzën e vogël në sulmet terroriste ndaj kullave binjake në 9/11. Një nga lojërat që ky i fundit luan gjatë ditëve të tij depresive, dhe që ofron t’ia mësojë edhe mikut të tij të mirë, është pikërisht Hijet e Kolosëve. Dhe loja është vërtetë e bukur.
Historia e Shadow of Colossus do ju bëjë disa herë të mendoheni për misionin tuaj. Pak a shumë ju shëtisni me galop në një botë me grafika të mira për konsolën në fjalë, për të gjetur dhe eliminuar gjigantë të cilët ngjajnë si pemë robotike. E gjithë kjo për t’i kthyer jetën sërish të dashurës suaj të vdekur.
Pak a shumë çdo betejë është një raund i gjatë kundra një bosi kolos. Duke u kalavarur në gjymtyrët e këtyre krijesave, me durim duhet të shkoni deri te pika kulmore ku titanit i jepet goditja përfundimtare.
Dështimi është një opsion dhe çdo bos ka strategjinë e tij për tu mposhtur me sukses duke dhuruar orë të gjata variacioni. Kjo nuk do të thotë se loja ishte pa të meta. Ndonjëherë bota jashtë dukej e zbrazët si bota e Final Fantasy XV. Ndjenja e vetmisë fillonte të bëhej e padurueshme pas pak kohësh në lojë. Fillonin të mungonin personazhet e tjerë , qyteza, e të tjera.
Loja është një tip shpërblimi i merituar për zhvilluesit, pasi loja e tyre e parë Ico, edhe pse e pëlqyer nga shumë njerëz dhe kritika, nuk pati shitje tepër të kënaqshme. Kjo lojë e dytë si pasardhësja e frymëzuar nga e para ama, zuri vendin e vet në historinë e lojërave kompjuterike.
Comments
Post a Comment