Posts

Showing posts with the label 2007

Metal Slug Anthology

Image
(2007) Të gjitha lojërat Metal Slug nga titulli i parë deri te titulli i shtatë vijnë në PS2. Mungon “Shkolla e Luftimit” ose modaliteti i mbijetesës, por nga ana tjetër ka materiale bonus si intervista me krijuesin dhe skica artistike të konceptit të lojës. Versioni për PS 2 është goxha i shpejtë po të krahasohet me versionet e tjera dalë në platformat e tjera. Versioni për PSP mungon gjithashtu.

The Red Star

Image
Ylli i kuq është një nga ato lojërat e radha beat em’ up në PS 2. Do ishte pak a shumë ekuivalenti i Final Fight i konsolës, gjithmonë nëse Cody, Guy dhe Hagari do ishin të armatosur gjer në dhëmbë me armë moderne laser e automatike. Ose një tjetër titull i krahasueshëm do ishte Armor Warriors, një lojë arkade e të njëjtës kategori. Kamera është e para-stabilizuar dhe ndryshon vazhdimisht në varësi të pozicionit të lojtarit. Jo keq duke qenë se perspektiva ndryshon vazhdimisht ndërsa aksioni intensifikohet. Në varësi të kundërshtarëve, është e domosdoshme një balancë midis gjuajtjeve fizike nga afër dhe përdorimi i saktë i armëve kur duhet. Loja është goxha e vështirë. Me mposhtjen e armiqve në një seksion të dhënë, loja hap rrugën në vazhdim duke ofruar të njëjtën gjë; më shumë armiq për të mposhtur. Bosi i nivelit gjithashtu ka hilet e veta (disa janë fjalë për fjalë tanke), dhe do duhet të dështoni vazhdimisht për të gjetur pikën e tyre të dobët.  Ajo që e bëri lojën...

God of War 2

Image
(2007) Seria e dytë e shumëpritur e lojës God of War nuk zhgënjeu aspak. Në fakt, ashtu si Final Fantasy 12, ky titull i dytë përdor në maksimum fuqinë e konsolës PlayStation. Kratos rikthehet sërish dhe i mërzitur në fronin e tij të Zotit të Luftës, Kratos vendos të ndihmojë bashkëpatriotët spartanë duke injoruar urdhëresën e Zeusit për të qëndruar larg. Kundërshtia e tij për tu bindur, merr një ndëshkim të rëndë nga babai i zotave, që i heq gjithë fuqitë djalit të tij dhe e çon drejt e në hades. Por Kratos nuk është një nga ata tipa që shkurajohet madje edhe përpara vdekjes. Me premtimin e Gaias, një nga titanët armiq të betuar të Zeusit, lojtari ndërmerr një rrugëtim të gjatë për të gjetur orakujt e për të zhbërë rrengun e Zeusit.  Gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet dhe loja përfundon me Kratosin në kurrizin e titanëve duke sulmuar vetë Olimpin. Ashtu si seria e parë, edhe seria e dytë ruan çdo gjë që e bëri lojën e parë aq të pëlqyeshme duke përmirësuar disa gjëra si...

Arcana Heart

Image
(2007) E bukur, por vdekjeprurëse! Një seri e gjatë prej tre lojërash, Arcana Heart 1 ka qenë jashtë radarit të fansave të lojërave versus, përveçse një minoriteti të dedikuar adhuruesish. Një nga ato lojërat që i bën thirrje zakonisht audiencës së otakuve, por me goxha potencial edhe për fansat e lojërave 2D versus. Me një dizajn të këndshëm anime, arena e Arcanës mbushet vetëm me personazhe femërore që ndeshen plot hir në raunde të pikturuar bukur. Zgjedhja e një elementi të caktuar, pra një Arcana, vendos gjithashtu edhe zhanrin e lëvizjeve të personazhit nën komandë. Aino Heart është një tip engjëlli e cila dërgohet sipër qiellit të Japonisë për të hetuar aktivitete të mistershme nga entitete të panjohura. Na rezulton se dikush po përpiqet të zhbëjë barrierën që ekziston midis botës së njerëzve dhe asaj të super-naturales. Që aty e sipër, fillojnë bam-bumet dhe rrahjet midis kastit. Jo shumë për të thënë për këtë lojë. Është një nga ato lojërat që nuk sjell ndonjë të re...