Posts

Showing posts with the label Best of PS2

Max Payne 2: The Fall of Max Payne

Image
(2003)  Historia e detektivit nga Nju Jork i cili humbi familjen e tij për shkak të punës që bënte, rikthehet sërish, me stil e grafikë më të mirë; Max vetë është më i rrezikshëm se kurrë në këtë titull. Përmirësimet janë të dukshme edhe në inteligjencën artificiale. Heroi përballet kësaj radhe me sindikatën e krimit rus me në krye Vladin. Ky i fundit po përpiqet të zotërojë gjithë qytetin me ndihmën e një grupi të fshehtë; një vëllazëri e përbërë nga politikanë e njerëz të fuqishëm. Në mes të gjithë kësaj meseleje, spikat Mona Saks e cila është po aq vdekjeprurëse sa vetë detektivi. Prodhuar herët në 2003, loja është plakur në një mënyrë shumë të hijshme. Aktrimi vazhdon të jetë nga më të mirët dhe ka variete në misione për një shoot em’ up në vetën e tretë. Dialogët dhe dublimi i personazheve dukej se ishte bërë me kujdes nga njerëz të aftë. Pika e dobët e lojës? Shumë persona (përfshirë edhe unë), mendojnë se loja ishte pak si e shkurtër. RockStar Games duhej ta mban...

Grand Theft Auto: Vice City

(2002) Tony Vinsenti është një gangster më karizmatik se memeci i GTA 3 dhe Vice City është një qytet shumë më i bukur dhe me më shumë ngjyra se Portland. Rockstar Game nuk zhgënjen me këtë lojë, pasi kontrollet ishin po aq praktike sa në PC. Dyshoj se mund të themi ndonjë gjë më shumë për këtë titull. Nëse s’e keni luajtur akoma, atëherë po lexoni listën e gabuar.

Fatal Frame 2: Crimson Butterfly

Image
(2003) Survival Horror merr një tjetër dimension me titujt Fatal Frame. Ky dimension ndjehet shumë japonez me thënë të drejtën, por kur një kulturë e huaj ju ka ndaluar të shijoni një lojë kompjuterike? Në këtë titull të dytë, Mio, një vajzë e re simpatike japoneze shkon pas shpirtrave për të kryer ritual ekzorcizmi. Nuk përdoren armë, kryqe apo uji i shenjtë, thjeshtë një kamera kulti. Arsyeja se pse Mio do e bënte këtë, është kërkimi i saj i pareshtur për motrën e humbur Maju. Në bazë të mbylljes, ajo mund të jetë gjallë ose e vdekur. Një pjesë e vogël e fantazmave nuk janë të dëmshme. Disa prej tyre thjeshtë do ju tregojnë rrugën. Kur kamera (mekanizmi metalik në të djathtë të ekranit) shkëlqen, është koha të shikoni përreth; nuk i dihet kurrë nga do sulmoheni. Gjatë rrugës do gjeni sende shëruese, municione (filma të vjetër për kamerën) dhe çelësa për të hapur dyer andej e këndej. Eksplorimi është pikë kyçe dhe këtë duhet ta bëni nën sfondin e një muzike rrëqethëse. Nës...

Killer 7

(2005)  Nëse do kishte një listë me lojëra të çuditshme, kjo do spikaste në të.  Është aq e çuditshme, saqë është disi e pamundur ta kategorizojmë. A është një lojë me gjëegjëza, një shooter, një thriller, apo...? Vështirë të përkufizohet, e dyshoj se edhe vetë Capcom do mund të jepte një përgjigje të thjeshtë në lidhje me këtë titull. Përveç kësaj, loja paraqiste disa grafika të çuditshme monokromatike, që shkonin bukur në hijet bardhë e zi, por ndoshta ishte e tepërt për një audiencë që nuk e vlerësoi aq sa duhet origjinalitetin e saj. Ashtu si vetë loja edhe historia është disi e koklavitur. Lojtari ka në komandë Herman Smithin. Veshur gjithmonë me një kostum të bardhë, me një valixhe të zezë në dorë, ose me kostumet e tjera të personaliteteve, Hermanit i duhet të përballet me një organizatë terroriste po aq të çuditshme sa ai vetë.  Heaven Smile është një organizatë jo e rëndomtë terroriste që vepron nën hije. E veçanta e tyre do pyesni? Anëtarët janë bomba shpërthyes...

Tetris Worlds

Image
(2001 për Game Boy Advance; 2002 për PS2) Një nga versionet e shumta të Tetris, me disa shtesa e modalitete të ndryshme. Lojtari duhet të shpëtojë disa krijesa të quajtur Minos duke luajtur disa nga botët e Tetris. Me performancë të mirë, Minosat do terra-formojnë planetin për të krijuar një shtëpi të tyren. Përveç Tetrisit kryesor, nuk e di nëse ia vlen të luhen alterimet e tjera, që janë pak a shumë e njëjta lojë por me objektiva precize. Për shembull në modalitetin Hot-Line, ka gjashtë vija në fushë. Lojtari merr pikë vetëm kur pastron figurat vetëm në atë linjë. Tetris e njohin të gjithë ndaj dyshoj se mund të shtojmë ndonjë gjë konstruktive këtu. Ndoshta mund të theksojmë se lojtari ka opsionin për ta kthyer figurën sa herë të dojë pak para se ta fundosë në fushë; një shtesë e këndshme që e lehtëson disi lojën. Edhe pse loja është publikuar në shumë platforma, fituesi i vërtetë është ai i Game Boy Advance për shkak të mobilitetit të kësaj konsole xhepi. Ndërkohë që të ...

Metal Slug 3

Image
(2000) Titulli i parë Metal Slug në PS 2 dhe deri te titulli i gjashtë do vazhdonin të publikoheshin në këtë platformë. Kjo seri mbase ishte pika kulmore e titujve Metal Slug. SNK kthehet sërish në lojë mbas dy vjetësh nga titulli i dytë (2000) me këtë perlë të run & gun. Favoritja jonë, por jo domosdoshmërish më e mira, ruante formulën origjinale të serive duke sjellë akoma edhe një herë inovacione në universin e Metal Slug.  Shumë më e ngjashme me MS X se sa me MS 2, tashmë lojtarët mund të zgjidhnin më shumë se një rrugë sipas preferencave të tyre. Vetëm në skenën e parë ka më shumë se tre rrugë nga ku mund të kalohet. Disa rrugë janë më të lehta, disa më të vështira. Animimet janë më të larmishme dhe armiqtë gjithashtu.  Deri sa në skenë nuk dalin ushtarët e parë të ushtrisë X gjithçka është pak konfuze ashtu si edhe vetë historia. Në të vërtetë historia vazhdon të mos jetë pika më e fortë e serive.  Ngjarje të çuditshme po ndodhin në botë. Insektet gj...

Silent Hill 2

Image
(2001) Është seria e dytë e titujve Silent Hill zhvilluar nga “The Silent Team” si pjesë përbërëse e kompanisë Konami, publikuar më 23 shtator 2001 për PS2 dhe më vonë do të vinte edhe versioni për PC. Është ndër lojërat kompjuterike më të frikshme të publikuara ndonjëherë dhe mbase kulmi i elegancës gjendur në një histori horrori. Ndërkohë që seria Resident Evil kthehej ngadalë në një lojë aksioni, Konami përpiqej të pasuronte serinë e saj të famshme Silent Hill me më shumë elementë të frikshëm e të dhunshëm.  Në serinë e parë fare për PSOne, kishte kudo mjegull (sipas disave kjo ishte justifikimi i Konamit për grafikat e dobëta të lojës), dhe rrugët e botës konkrete dhe asaj alternative mbusheshin nga lloj e lloj krijesash të frikshme. Përbindëshat lëshonin disa tinguj që të kallnin datën. Të gjithë lojtarët e serisë, padyshim i mbajnë mend skenat e spitaleve rrëqethëse, ku infermieret e shpërfytyruar të sulmonin nga çdo anë në mes të errësirës. Muret kudo mbusheshin ...

Tekken 5

Image
(2004) Ka dy rrugë në të cilën një seri pasardhëse e një loje kompjuterike futet: 1. zhgënjimi ndiqet nga një zhgënjim tjetër dhe seria vdes, dhe 2. profesionistët dëgjojnë fansat, mësojnë nga gabimet e tyre dhe i futen punës me zell. Namco ndoqi rrugën e dytë kësaj here. Tekken 5 riktheu serinë në binarë duke mrekulluar jo vetëm fansat por edhe dashamirësit e lojërave Versus me serinë nr. 5. Tekken 5 nuk bëri ndonjë gjë të madhe, thjeshtë përmirësoi më tej formulën që e kishte bërë të suksesshme serinë deri atëherë. Nga shumëllojshmëria e personazheve, ndryshimi sado pak i pamjes së tyre, sfonde dhe muzikë dehëse, e deri te kombinimet spektakolare të luftimeve, dukej sikur çdo gjë ishte perfekt.  Combot në ajër tani ishin më të thjeshta. Sistemi i luftimit në konsolë ishte tepër më i shkathët.  Personazhet e rinj përshtateshin mirë me ambientin dhe rregullat e lojës. Kishte disi më balancë në fuqinë e karaktereve, edhe pse Jin Kazama vazhdonte të ruant...

GTA San Andreas

Image
(2004) Mirë se erdhët në geto. Tashmë mund të bëni tatuazhe, të hidhni avionët në erë ose t’i pilotoni e shumë të tjera. Në këtë titull nuk shikohet ndonjë risi ose ndonjë hap para nga GTA 3 dhe Vice City. GTA: Mendojmë se SA ishte një eksperiment i suksesshëm për të përgatitur terrenin e GTA 4. Avantazhi i kësaj serie kishte të bënte me një hartë gjigante. Tepër e madhe. Ju merrni në komandë një “ish-getoist” i cili kthehet në qytetin e tij vetëm për të zbuluar se një polic i korruptuar ka vrarë vëllanë tuaj. Fillon kështu një kalvar i gjatë misionesh për tu hakmarrë ndaj përgjegjësve, ndërsa duhet të vendosni e të mbani reputacionin virtual në geto a thuajse ka ndonjë reputacion në këto zona. E nëse historia bazë bëhet pak e mërzitshme, mund të luani misionet e tjera, të shkoni në parukeri, të pilotoni një avion boing, e shumë aktivitete të tjera që s’do dilte koha t’i përshkruanim dot këtu.

Final Fantasy 10

Image
(2001) PSOne doli jashtë tradite, dhe PS 2 dominoi tregun së bashku me Xbox. FF X del pikërisht për PS 2. Xbox është akoma pasiv ndaj titujve FF.Përpara se Square Enix të prodhonte titullin e 13’të Final Fantasy, bënte ndonjë gjë të saktë. Për fat të keq, vetë loja nuk ishte ndonjë ide e mirë, por kënga për promovimin e saj, qe goxha e arrirë. Këngëtarja e rrymës Jpop, Koda Kumi këndon këtë këngë shoqëruar me një klip tepër interesant. Mos lejoni që gjuha e huaj dhe e pa rrahur mirë me veshin tuaj t’iu gënjej; nëse vërtetë nuk mund ta toleroni japonishten, provoni me versionin në gjuhën angleze që është më e rrahur në vendin tonë. Dëgjojeni disa herë dhe kjo këngë do të qëndrojë gjatë në kompjuter. Final Fantasy X eliminonte navigimin në hartën kryesore të botës. Lojtari shëtiste në shtigje të mbushura me armiq të cilët edhe mund të shmangeshin. Gjatë betejës, mund të ndryshoheshin karakteret sipas dëshirës, në bazë të armikut që po konfrontohej. Personazhët zhvillohen sipa...

Disgaea: Hour of Darkness

Image
(2003) Një RPG taktike alla anime prodhuar nga Nipon Ichi. Disgaea ka disa tituj; ky është titulli i parë. Loja nuk ka ndonjë taktikë të madhe dhe shumica e betejave përfundon me fitoren e atij që nxjerr numrin më të lartë në ekran. Sidoqoftë, për lojtarët më të vëmendshëm, mund të dallohet klasë dhe elegancë në çdo hartë të re që mund të ketë ndonjë strategji të fshehur diku aty në mes të betejës. Historia e Disgaea është një mishmash me personazhe që vijnë nga hiçi dhe po ashtu shkojnë edhe sagat e tyre. Me pak fjalë Lordi Demon ka vdekur dhe djali i tij (2 vjet në gjumë) duhet të rifitojë sërish titullin e Overlordit të botës së përtejme. Në fund është thjeshtë një betejë midis demonëve dhe engjëjve që janë po të njëjtë në qëllimet e tyre por njëra palë pretendon se ka moral më të lartë se tjetra. Fundi që mora unë të paktën nuk kishte shumë kuptim (e gjithë beteja e fundit ishte bërë për të provuar zemrën e Overlordit, a thuajse s’e kishte provuar herë mbas here se nuk ...

Silent Hill 4: The Room

Image
(2004) Kur e keqja troket në derë... Sipas disave The Room është frymëzuar nga libri Dhoma 1408 e Stephen King, megjithatë të dyja lojërat shkojnë në drejtime krejt të ndryshme nga ajo “dhomë” dhe njëkohësisht të dyja bëjnë një punë të mirë në tregimin e historive të tyre. Dhoma 1408 (sipas filmit të paktën) ka të bëjë me një individ skeptik që ka humbur besimin në çdo gjë pas vdekjes të së bijës minorene duke shkatërruar edhe marrëdhëniet familjare gjatë procesit. Ndërsa SH: The Room ka të bëjë me individë të cilët ndodhen në një situatë të rrezikshme krejt rastësisht për arsye të pavarura prej tyre (të paktën karakteri kryesorë dhe fqinja e tij). Me aq sa dihet Henry dhe Eileen janë njerëz ordinerë të ndodhur në situata jo normale jashtë kontrollit të tyre. Faji i vetëm i protagonistit kryesorë është hyrja në apartamentin kur dhe ku dikush kishte lindur një vrasës serial me fuqi paranormale. Eileen është gjithashtu vetëm “fajtore” sepse është fqinja e tij. Në këtë rast Si...

Gran Turismo 4

Image
(2005) Përmirësime të dukshme në këtë titull të katërt e të fundit në konsolën e PlayStation 2, por shikoni pak më me vëmendje dhe do shikoni disa zona të pikseluara që na kujtojnë titullin paraardhës. Te Gran Turismo 3: A-Spec, thamë se do shkruanim këtu arsyet se pse kjo lojë ra nga piedestali dhe ashtu do bëjmë sepse loja është pak a shumë e njëjta me paraardhësen me disa shtesa aty e këtu. Gran Turismo insiston në të sajën me kontrolle të rrepta që ndëshkojnë çdo shkelje në metrat e garës. Kjo nuk është domosdoshmërish gjë e keqe, megjithatë praktika ka treguar se njerëzve i pëlqen t'i marrin kthesat me shpejtësi të madhe, pa në të sëmës ligjet e fizikës. Këtë e ofrojnë vazhdimisht lojëra si Need4Speed dhe Grid, që thithin entuziastët e garave. Por nëse realizmi është marka e kësaj serie, nuk duhet ndëshkuar, në të kundërt duhet përgëzuar. Kjo për sa kohë loja nuk insiston që ju duhet të merrni medoemos patentat për të filluar garat, që jo radhë mund të bëhen të bez...

Ace Combat Zero: The Belkan War

Image
(2006) Seria e fundit Ace Combat prezantuar në PS 2, rishikon luftën e dëshpëruar të Belkas ndaj fqinjëve. Ngjarjet ndodhin para serisë së pestë Ace Combat 5: The Unsung War (publikuar në Evropë nën titullin AC 5: Squadron Lider). Në qendër të vëmendjes ndodhet piloti legjendar me nofkën Lordi Demon (lojtari në vetën e parë) dhe shoqëruesi i tij me nofkën Pixy, si pjesë e njësisë Galm 1 dhe Galm 2. Pixy bisedon shpesh me lojtarin duke krijuar një atmosferë miqësore, por duke shpalosur edhe këndvështrimin e tij për luftën gjatë procesit. Pixy nuk është antagonisti kryesorë në lojë, por bëhet armiku numër një i lojtarit pak para përfundimit të lojës. Fundi i luftës me Belkan, arrin kulmin me vendimin e dëshpëruar të belkanëve për të bombarduar vetë territorin e tyre me armë nukleare nën trysninë e nevojës për të sprapsur armatat armike. Nga ky mini-apokalips çel një organizatë e re luftëtarësh, moto e të cilëve është aq sa e thjeshtë, aq dhe e komplikuar në të njëjtën kohë: N...

Shadow of the Colossus

Image
(2005) Në një nga mijëra filmat me Adam Sendler, spikat një nga ato filmat që nuk është komedi.  Ky i fundit luan një person të shqetësuar mendërisht, i cili është gjetur në këtë purgator, pasi ka humbur si gruan, si vajzën e vogël në sulmet terroriste ndaj kullave binjake në 9/11. Një nga lojërat që ky i fundit luan gjatë ditëve të tij depresive, dhe që ofron t’ia mësojë edhe mikut të tij të mirë, është pikërisht Hijet e Kolosëve. Dhe loja është vërtetë e bukur. Historia e Shadow of Colossus do ju bëjë disa herë të mendoheni për misionin tuaj. Pak a shumë ju shëtisni me galop në një botë me grafika të mira për konsolën në fjalë, për të gjetur dhe eliminuar gjigantë të cilët ngjajnë si pemë robotike. E gjithë kjo për t’i kthyer jetën sërish të dashurës suaj të vdekur. Pak a shumë çdo betejë është një raund i gjatë kundra një bosi kolos. Duke u kalavarur në gjymtyrët e këtyre krijesave, me durim duhet të shkoni deri te pika kulmore ku titanit i jepet goditja përfundimtar...

God of War 2

Image
(2007) Seria e dytë e shumëpritur e lojës God of War nuk zhgënjeu aspak. Në fakt, ashtu si Final Fantasy 12, ky titull i dytë përdor në maksimum fuqinë e konsolës PlayStation. Kratos rikthehet sërish dhe i mërzitur në fronin e tij të Zotit të Luftës, Kratos vendos të ndihmojë bashkëpatriotët spartanë duke injoruar urdhëresën e Zeusit për të qëndruar larg. Kundërshtia e tij për tu bindur, merr një ndëshkim të rëndë nga babai i zotave, që i heq gjithë fuqitë djalit të tij dhe e çon drejt e në hades. Por Kratos nuk është një nga ata tipa që shkurajohet madje edhe përpara vdekjes. Me premtimin e Gaias, një nga titanët armiq të betuar të Zeusit, lojtari ndërmerr një rrugëtim të gjatë për të gjetur orakujt e për të zhbërë rrengun e Zeusit.  Gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet dhe loja përfundon me Kratosin në kurrizin e titanëve duke sulmuar vetë Olimpin. Ashtu si seria e parë, edhe seria e dytë ruan çdo gjë që e bëri lojën e parë aq të pëlqyeshme duke përmirësuar disa gjëra si...

Devil May Cry

Image
(2001)  Djalli Mund të Qajë është një nga ato seritë që fillesat dhe famën e kanë marrë në PlayStation 2 dhe më pas kanë vazhduar në evoluimin e natyrshëm në platformat e tjera. Të gjithë e dinë tashmë se origjinali i lojës qe menduar për lojën Resident Evil, që më pas u zhvillua në diçka krejt tjetër kur Capcom kuptoi se ishte tepër ekstreme për universin e zombive. Çdo faqe uebi apo libër që trajton këtë titull, shkruan për këtë kuriozitet, ndaj nuk do zgjatemi më me të. DMC ishte loja ideale për këdo i cili ndonjëherë donte thjeshtë të qëllonte e të këpuste ca mish, ndaj edhe kategoria e lojës është“hack&slash” (një tjetër emër për beat em’ up). Por nuk është futja kot, loja në fakt nuk vlerëson sesa mirë po luani, por sesa bukur ngjani ndërsa çani në dysh demonë e bos që janë si sfungjerë goditjesh për shpatën dhe pistoletën e personazhit kryesor Dante. Dhe ky i fundit do vdesë shpesh nën komandën e lojtarëve mesatar. Universi i Devil May Cry huazon ...

Transformers

Image
(2004)  Për fansat e serisë me robotët më të famshëm mbas Gundam, lojërat bazuar te kjo histori kanë qenë zhgënjim mbas zhgënjimi. Loja Transformers bazuar te filmi i Michael Bay ishte e tmerrshme, në kuptimin e keq të fjalës. Lojëra të tjera si Fall of Cybertron dhe Ëar for Cybertron ishin të kënaqshme, por jo të krahasueshme me titullin Transformers publikuar në vitin 2004 për PlayStation 2. Loja kishte çdo gjë që filmi i animuar kishte dhe që një lojë kompjuterike duhet të ketë. Transformimi nga makinë në robot, ishte me të vërtetë e pëlqyeshme në nivelet madhështore, mbushur me ngjyra dhe detaje në sfond. Tek godisnit robotët e tjerë, me armë ose me grushte mund të shikonit copëzat e tyre tek fluturonin tutje. Bosët gjithashtu ishin mbresëlënës. Në fund të çdo niveli do përballeni me ta dhe jo radhë beteja zhvendoset gjatë gjithë nivelit të eksploruar. Decepticonët mund të mposhten në rolin e liderit Optimus Prime dhe të shkathëtit Hot Shot dhe Red Alert. Historia n...

Resident Evil 4

Image
(2005) Seria e katërt RE pozicionohet në Spanjë. Leon S. Kennedy është një agjent qeveritar i dërguar në një fshat të qetë për të hetuar nëse vajza e presidentit të SHBA, Ashli ndodhet aty. Historia pak a shumë dihet. Shpejtë lojtari kupton se armiqtë e infektuar me parazitin Las Plagas i përgjigjen kambanës kishtare (falë Adës). Protagonisti takohet me të rrëmbyerën në një ndërtesë kulti (kishë ndoshta por Spanja është e mbushur me të tilla). Në atë që mund të quhet pjesa e dytë e lojës (kështjella) Leon gjendet sërish përballë të infektuarve me parazitin Las Plagas që tashmë duket sikur kryejnë rituale të mirëfillta fetare. Madje edhe antagonisti kryesor San Lazari (ose Shën Llazari në shqip), i cili mund të kontrollojë sipas qejfit të infektuarit, ka veshjen e një murgu, e le ta pranojmë që Mendez ngjan shumë me pikturat e Rasputinit (i cili ka qenë një figurë fetare në historinë e Rusisë). Nuk është se kulti Los Iluminados (Të Ndriçuarit) janë shumë ndryshe nga shoqërit...

Persona 4

Image
(2008) Gjatë: Shin Megami Tensei: Persona 4. Unë e kam adhuruar serinë Persona nga Atlus që në PSOne. Janë rpg që kur i luan, e di që historia do e jetë e mrekullueshme dhe ambientet do jenë akoma më mirë. Persona 4 vazhdon traditën denjësisht. Persona 4 do ndodhej në TOP10, në mos për limitin e kohës. Kur dëgjova se kishte një limit kohe (pak a shumë si misioni Grand Theft Auto te loja GTA 3), e urreva. Rezultoi se e kisha paragjykuar keq, sepse koordinimi e menaxhimi i kohës midis aktiviteteve në jetën reale shkollore dhe koha për mposhtjen e demonëve, ishte një element i lezetshëm në të vërtetë. Kjo Shin Megami Tensei ndryshon pak nga titujt e tjerë sepse spostohet në një qytezë provinciale të qetë, në kontrast me qytetet e mëdha e të zhurmshme të titujve të tjerë. Ju jeni një adoleshent tipik japonez, që transferohet në qytezë në sajë të programit të shkëmbimit studentor.  Si çdo japonez i ri biond, detyrat e juaja janë të thjeshta: të bëni shokë të rinj në shkollë,...