Gungrave
(2002) Një shooter i drejtpërdrejtë në vetën e tretë pak a shumë si loja 10000 Bullets . Loja ka stil dhe shumë të shtëna armësh duke kujtuar një nga ato filmat vestern me Clint Isvud. Por është më e ngjashme me një anime tjetër titulluar Trigun nëse protagonisti i serisë anime do shkonte vërdallë e do qëllonte këdo që i dilte përpara. Personazhi kryesor Grave, është një hap larg vdekjes por shpëtohet, dhe më pas mbërthen arkivolin mbushur me armë dhe hidhet në sulm kundra çdo keqbërësi që ka fatin e keq të shfaqet para tij në momentin e gabuar. Grave (që do të thotë varr) është një pistoliero i zoti në punën e tij dhe lojtari mund të përdorë edhe gjuajtje speciale nëse situata bëhet pak e komplikuar. Gungrave lufton kundra Milenionësve të cilët janë në një konflikt të brendshëm. Armiku kryesor është ish-shoku i ngushtë i personazhit, njëkohësisht edhe vrasësi; një rebel që shkaktoi kryengritjen mes grupit kriminal që tregtojnë një lloj droge quajtur “fara.” Në stil an...