Gran Turismo 4
(2005)
Përmirësime të dukshme në këtë titull të katërt e të fundit në konsolën e PlayStation 2, por shikoni pak më me vëmendje dhe do shikoni disa zona të pikseluara që na kujtojnë titullin paraardhës.
Te Gran Turismo 3: A-Spec, thamë se do shkruanim këtu arsyet se pse kjo lojë ra nga piedestali dhe ashtu do bëjmë sepse loja është pak a shumë e njëjta me paraardhësen me disa shtesa aty e këtu.
Gran Turismo insiston në të sajën me kontrolle të rrepta që ndëshkojnë çdo shkelje në metrat e garës. Kjo nuk është domosdoshmërish gjë e keqe, megjithatë praktika ka treguar se njerëzve i pëlqen t'i marrin kthesat me shpejtësi të madhe, pa në të sëmës ligjet e fizikës. Këtë e ofrojnë vazhdimisht lojëra si Need4Speed dhe Grid, që thithin entuziastët e garave. Por nëse realizmi është marka e kësaj serie, nuk duhet ndëshkuar, në të kundërt duhet përgëzuar. Kjo për sa kohë loja nuk insiston që ju duhet të merrni medoemos patentat për të filluar garat, që jo radhë mund të bëhen të bezdisshme. Nga lojë, kthehet në një detyrim, nga eskapizëm në përcaktim. Dhe për më tepër, duket sikur duhet të hartosh shumë kode që makinat të shfaqin dëme në pamje mbas një përplasjeje. Në të vërtetë mund t'i vendosni dëmtimet e makinave nga menyja, por këto thjeshtë sa vështirësojnë komandat e nuk falin kënaqësinë e të parit një makinë të konsumuar në linjën e finishit.
Por faji më i madh i lojës, ajo që kurrsesi nuk mund të falet është insistimi i inteligjencës artificiale, që me bast është po ajo e lojës së parë. Ajo që dua të them është se në lojëra të tjera si Need4Speed Most Ëanted, kundërshtarët pas meje gjithmonë ushtronin presion të vazhdueshëm kur shikonin se unë po i merrja kryesinë. Disa prej tyre ndryshonin vazhdimisht shpejtësinë e ndonjëherë ndërmerrnin rreziqe gjatë tentativës për të kaluar. Ndërsa në Gran Turismo, makinat e tjera duket sikur janë të vdekura dhe edhe mbasi i kalon, vazhdojnë me atë rehatinë që janë programuar që në fillim të garës. Është një ndjenjë vetmie e pashpjegueshme. Për eksperiment, iu afrova makinës së parë në garë, dhe i qëndroja pranë vazhdimisht; nga ana tjetër ajo makinë vazhdonte sikur mos isha fare aty. Në kthesë makina insistonte te korsia e saj duke injoruar çdo logjikë
Sfida e vetme është një lojtare tjetër pranë.
Përveç kësaj, në PS 2, ky titull është goxha mirë dhe mund të mësoni nja dy gjëra për ngasjen e makinës; një simulim i përpiktë që pak mund ta konkurrojnë.
Comments
Post a Comment