Posts

Showing posts with the label PS2

Street Fighter Alpha Anthology

Ky disk jo vetëm ka lojën më të mirë versus prodhuar ndonjëherë, pra Street Fighter Alpha 3, por ka edhe tre tituj të tjerë. Përmban SFA 1 (pra lojën e parë fare të serisë Alpha), SFA 2 dhe Street Fighter Mini Gem Fighters. Kjo e fundit është gjithashtu një lojë e shkëlqyer me tone komike e ngjyra pa fund. Ky koleksion ia vlen çdo qindarkë të shpenzuar. Do nxirrej sërish për PS3 për fat të mirë. Nga ana tjetër, problemi është se keni vetëm versionet arkade të lojërave. Kështu për shembull Tour Mode në SFA 3 nuk ekziston duke na mohuar eksperiencën e plotë që kishim në PSOne.

Rule of Rose

Image
  (2006)  Pafajësia mund të krijojë rregulla absurde. Zgjedha e Trëndafilit është një lojë e errët në librarinë e madhe të PlayStation 2, kujtuar kryesisht për artikullin e paskrupujt të një reviste “prestigjioze” italiane, e cila e shpiku nga mendja e vet historinë. Sipas revistës “Panorama” fitonte lojën ai që varroste vajzën e vogël. Por fundja gazetarët nuk janë aty për të treguar faktet, apo jo? Disa të tjerë më pas vazhduan të riprodhonin në të njëjtën mandër bazuar te artikulli i parë, bazuar te një filmim i lojës. Sidoqoftë, Rule of Rose mund të kishte qenë një Silent Hill 2 e dytë, por nuk ndodhi kështu. Në autobusin e zbrazët, Xheniferit i afrohet një djalosh i cili i kërkon të përfundojë historinë. Ashtu si dhe Xheims Sutherland (personazhi i Silent Hill 2), personazhi kryesor i lojës ka kujtime që janë fshirë nga sipërfaqja e koshiencës. Kështu fillon udhëtimi i vajzës në të shkuarën e saj; jetimorja ku ajo qe rritur bashkë me Rozën. Meqenëse pak prej j...