Posts

Showing posts with the label novelë vizuale

Lamune

Image
(2005) Novelë vizuale për të rritur për PC. Nga versioni PC, me tone të zbutura dhe plot censurë një vit më vonë nga publikimi i lojës, do përshtatej për PS2. Më vonë një anime me dymbëdhjetë seri do prodhohej gjithashtu. Dhe një manga e cila nuk mungon asnjëherë në Japoni për këto lloj "lojërash." Pak a shumë një familje transferohet në një qytezë bregdetare. Kjo familje ka një fëmijë i cili njihet me vajzën e fqinjës së tij. Pak a shumë kështu shkon e gjithë loja, duke klikuar opsione pa fund e duke lexuar. Me pak fjalë, as ia vlen fare me harxhuar kohë me versionin PC apo PS2. Shikoni dymbëdhjetë seritë më mirë, nën titullin Lamune: Reflektimi i detit në shishen prej xhami.

Sekirei

Image
(2009)(Njohur edhe si Sekirei: Gifts From The Future)  Sekirei është një nga ato lojëra që duhet të ishin krijuar si versus, pra lojëra me grindje tek e tek si Street Fighter (më mirë akoma si Arcana Heart), por përfundoi si një lojë aventurë. Është një përshtatje e serisë së famshme anime dhe manga me të njëjtin titull. Loja ruan animimet e bukura të filmit dhe sigurisht që mund të bisedoni me “sekirein” (fundja ajo që bëni është vetëm flisni). Loja vinte me një suplement të limituar ku përfshihej një filmim OVA rreth 40 minuta. Është një nga ato disqet që s’ka arritur kurrë brigjet e Shqipërisë dhe më mirë kështu sepse askush nuk do kishte paguar për një filmim që mund ta gjenin në internet falas. Jo shumë komente kemi për këtë lojë. Nuk është ndonjë gjë e arrirë dhe sigurisht që i bën thirrje vetëm fansave të serisë. Ndonjëherë ngjan si një novelë grafike jo ndryshe nga manga origjinale ku ju bëni zgjedhje e gjëra të ngjashme. Nëse jeni një fans, sa për k...