Fire Pro Wrestling Returns
(2005)
Ky titull ishte shumë ndryshe nga gjithë seritë WWE të sportit të keçit prodhuar seri. Ç’i do grafikët reale kur ke më shumë se 300 karaktere me lëvizje të larmishme?
FPWR lejonte gjithashtu lojtarin të zhvillonte personazhin e tij ideal.
Loja përfshinte çdo lloj ndeshje të imagjinueshme duke përfshirë edhe ajkën e Royal Rumble.
Pavarësisht figurës së saj komike, kjo lojë e merr veten shumë seriozisht. Gameplay është një miks midis shtypjes së butonave në kohën e duhur dhe zgjedhjes së lëvizjes së duhur në momentin e duhur. Loja nuk lejon shpërqendrime. Nëse i jepni butonave kot, ndoshta do mund të arrini ndonjë gjë, por nuk keni tepër shanse për të fituar vërtet. Kjo është edhe disi pika e dobët e lojës sepse largon disa nga lojtarët që thjeshtë nuk kanë mundësi për t’i dedikuar kohën që loja meriton. Sidoqoftë si alternativë ekziston gjithmonë edhe WWE Smackdown VS. Raw.
Comments
Post a Comment