Posts

Showing posts with the label beat em'up

Final Fight Streetwise

(2006) Unë doja t'i jepja një shans kësaj loje vërtet, por Final Fight në PS2 e bën shumë të vështirë. Ndjehet e thatë dhe e ngathët; ky element i fundit është anatemë për të gjitha lojërat beat em up. Arsyeja se pse doja t'i jepja një shans, ka të bëjë me faktin e hidhur se ka shumë pak beat em up të mirëfilltë në këtë platformë. E vetmja lojë e pastër në kategori që ia vlen të përmendësh është God Hand, për mos folur fare për The Bouncer apo The Red Star. Nëse përmendni Devil May Cry 3, kam frikë t'iu informojë se nuk është tamam tamam një beat em up. Dhe po kështu është edhe Final Fight Streetwise. Me një botë të hapur kompakte dhe rrugica të ngushta, ju ndiqni përpjekjet e Travers për të gjetur vëllanë e rrëmbyer, Kodin. Gjatë rrugës takohet me personazhe të njohura të serisë si Guy dhe Mike Hagar (akoma kryetari i bashkisë). Kodi, ndoshta personazhi më i nënvlerësuar i serisë mund të përftohet vetëm nga fundi i lojës. Brenda diskut 4,3 gigabite, përfshihet edhe Final ...

The Warriors

Image
(2000) Një nga përshtatjet e pakta të saktë të një filmi në një video game vjen nga kolosi RockStar (njohur kryesisht për serinë e saj GTA). Filmi i fiteve 80 The Warriors ishte disi i çuditshëm i formës "pa folur e pa qeshur e pa ngacmuar njëri tjetrin." Nëse nuk e keni haberin fare të filmit, mos u shqetësoni aspak. Titulli ka mjaftueshëm gaz për t'i mbajtur gjërat interesante. Pak a shumë historia nuk devijon fare nga filmi i regjisorit Walter Hill. Në një mbledhje "sekrete" midis bandave të qytetit të madh të Nju Jorkut, grupi i gangsterëve në fokusin e filmit dhe lojës, akuzohen padrejtësisht për vrasjen e krye-gangsterit të qytetit. Mbas kësaj e gjithë nata kthehet në një ndjekje këmba këmbës midis bandave për ndëshkimin e "fajtorëve." Në lojë lojtarit i duhet të ndeshet hap pas hapi me banda të ndryshme, duke parë nivelin e vështirësisë së lojës të shkojë nga shumë e lehtë, në atë shumë të vështirë. Loja ka elementë strategjik, por n...

The Red Star

Image
Ylli i kuq është një nga ato lojërat e radha beat em’ up në PS 2. Do ishte pak a shumë ekuivalenti i Final Fight i konsolës, gjithmonë nëse Cody, Guy dhe Hagari do ishin të armatosur gjer në dhëmbë me armë moderne laser e automatike. Ose një tjetër titull i krahasueshëm do ishte Armor Warriors, një lojë arkade e të njëjtës kategori. Kamera është e para-stabilizuar dhe ndryshon vazhdimisht në varësi të pozicionit të lojtarit. Jo keq duke qenë se perspektiva ndryshon vazhdimisht ndërsa aksioni intensifikohet. Në varësi të kundërshtarëve, është e domosdoshme një balancë midis gjuajtjeve fizike nga afër dhe përdorimi i saktë i armëve kur duhet. Loja është goxha e vështirë. Me mposhtjen e armiqve në një seksion të dhënë, loja hap rrugën në vazhdim duke ofruar të njëjtën gjë; më shumë armiq për të mposhtur. Bosi i nivelit gjithashtu ka hilet e veta (disa janë fjalë për fjalë tanke), dhe do duhet të dështoni vazhdimisht për të gjetur pikën e tyre të dobët.  Ajo që e bëri lojën...

God of War

Image
(2005)  Zoti i Luftës e zuri stuhishëm vendin e tij në lojërat më të mira në PS 2, ashtu si Kratos –personazhi kryesor– mori përpara çdo figurë mitologjike greke që pati fatin e keq t’i dilte përpara. Aresi, Zoti aktual i luftës gjendet përballë furisë së pashmangshme të lojtarit kur zbulohet se ai ndodhej pas vrasjes së familjes së Kratos. Udhëhequr nga mençuria e moçme e perëndeshës Athina, Kratos përmbush hakmarrjen e tij me sukses dhe ftohet nga vetë Zeusi që të bëhet ai Zoti i ri i luftës. Në fund udhëtimi dhe origjina e Kratos nuk është larg nga përpjekja e Perseut, vetëm se me shumë më shumë gjak e dhunë. Në zonat e pikturuara bukur, God of Ëar është një lojë me dizajn vërtet të arrirë. Përbindëshat merren direkt nga mitologjia greke dhe edhe ato janë të mirë menduar në repertorin e lëvizjeve që përdorin për të mposhtur lojtarin. Ky i fundit gjithashtu ka një arsenal të pasur lëvizjesh për të masakruar e shmangur sulmet që i vijnë rrugës. Goditeni një armik mjaft...

God of War 2

Image
(2007) Seria e dytë e shumëpritur e lojës God of War nuk zhgënjeu aspak. Në fakt, ashtu si Final Fantasy 12, ky titull i dytë përdor në maksimum fuqinë e konsolës PlayStation. Kratos rikthehet sërish dhe i mërzitur në fronin e tij të Zotit të Luftës, Kratos vendos të ndihmojë bashkëpatriotët spartanë duke injoruar urdhëresën e Zeusit për të qëndruar larg. Kundërshtia e tij për tu bindur, merr një ndëshkim të rëndë nga babai i zotave, që i heq gjithë fuqitë djalit të tij dhe e çon drejt e në hades. Por Kratos nuk është një nga ata tipa që shkurajohet madje edhe përpara vdekjes. Me premtimin e Gaias, një nga titanët armiq të betuar të Zeusit, lojtari ndërmerr një rrugëtim të gjatë për të gjetur orakujt e për të zhbërë rrengun e Zeusit.  Gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet dhe loja përfundon me Kratosin në kurrizin e titanëve duke sulmuar vetë Olimpin. Ashtu si seria e parë, edhe seria e dytë ruan çdo gjë që e bëri lojën e parë aq të pëlqyeshme duke përmirësuar disa gjëra si...

The Bouncer

Image
(2000)(Lojë Leshi?) Ka shumë pak tituj beat em up nëpër konsola. Në PSOne një nga beat em up-ët tradicionale ishte Crisis Beat. Në PS2 ka disa tituj të ndryshëm në këtë kategori si Final Fight Streetwise dhe God Hand. Por përpara se të vinin këto tituj, përpara fundit të vitit 2000 në dhjetor, Square Enix entuziazmoi fansat e llojit beat em up duke deklaruar The Bouncer. Shpejt loja reklamoi fuqinë e PlayStation 2 me grafika të mira dhe me muzikë e aktrim të saktë. Vetëm se kishte një detaj të vogël. Loja ishte shumë e shkurtër. Po flasim për rreth 1 orë lojë gjithsej duke hequr filmimet. Dhe edhe kjo një orë lojë, nuk është se kishte ndonjë veçanti në llojin e vet. Në fakt loja ishte tepër e ngathët, kishte shumë lëvizje elegante të papërdorshme dhe një histori disi të qenësishme në lidhje me një korporatë të ligë e cila kryen eksperimente gjenetike me njerëzit. Me rrëmbimin e një vajze në klub, tre luftëtarë që marrin etiketimin nga titulli i lojës, hidhen në sulm. Dream ...

God Hand

Image
(2006) God Hand është mbase mbreti i lojërave të llojit beat em’ up për PlayStation 2. Krijuar nga Clover Studio dhe nxjerrë në shitje nga Capcom në vitin 2006, Dora e Zotit është një lojë krejt sui generis. Edhe pse loja nuk ka marrë pikët maksimale nga kritikët e pakët që e kanë luajtur deri në fund, loja ka gjithçka që i duhet për tu bërë një titull kult mes titujve të llojit të saj. Për tu theksuar është se ky titull do të ishte i fundit i kësaj studioje (e njohur kryesisht për zhvillimin e lojës Okami). Në fakt, nëse do kishim vlerësuar këtë titull duke luajtur vetëm disa orë, edhe ne nuk do i jepnim shumë pikë, por God Hand shpaloset pikërisht mbas orëve të para të antipatisë që një lojtar mesatar ushqen për thatësinë e saj; kuptohet se nuk është e thënë që çdo lojtar ta ketë përjetuar në të njëjtën mënyrë fillimin. Loja, pasi shpalos paralajmërimin standard për përmbajtje skenash të dhunshme, fillon me një meny të thatë ku spikatet titulli “GOD HAND”. Më pas lojtari ...

Devil May Cry 3

Image
(2005) Loja hapet me monologun e Ledit, një personazhe e re e cila flet për legjendën e Spardës dhe se si ai doli kundra llojit të vet për të shpëtuar njerëzimin. Më pas ajo përshkruan takimin e saj me dy djemtë e Demonit Legjendar Sparda, të cilët merrnin një farë kënaqësie sadiste tek ndesheshin vazhdimisht me njëri tjetrin. Ledi vetë nuk thotë shumë për motivet e saj në përfshirjen e konfliktit. Lojtarit i duhet ta zbulojë çdo gjë gjatë lojës. Mbas fiaskos së serisë së dytë, që sigurisht rrezikoi gjithë titujt DMC, krijuesi merr sërish në dorë kontrollin duke e futur serinë në binarë. DMC 3 do ishte një evolucion i pashembullt i një nga lojërave kompjuterike më të mira të kohës. Hack&Slash kthehet sërish në origjinë me stilin e tij të pashembullt. Sferat e gjakut ndodhen akoma aty dhe po ashtu edhe transformimi në një demon. Rendi kronologjik i lojërave DMC është i komplikuar. Seria e tretë është faktikisht seria e parë fare, kur “dyqani” i Devil May Cry sapo është h...