Posts

Showing posts with the label Jrpg

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Image
(2004) Një titull i gjatë për një lojë të gjatë.  Titulli i pestë rikthehet sërish nga një seri e gjatë me origjinë që nga viti 1986, dhe përfshin sërish një udhëtim epik në përpjekjen heroike të një djaloshi pa emër për të shpëtuar mbretërinë e tij nga një mallkim. Dhoulmagus, një kloun idhnak, mallkon gjithë mbretërinë e Trodain. Personazhet vazhdojnë të pikturohen me mjeshtri nga talenti Akira Torijama, autori i Dragon Ball (e në fakt dallohet një orë larg pasi personazhet e tij ngjasojnë gjithnjë). Zhvillimi i lojës vetë vazhdon të jetë në duart e origjinatorit të saj, Juzhi Hori. Seria e tetë e Dragon Quest është një udhëtim i këndshëm takimesh të rastëssishme me përbindësha dhe NPC interesant. Edhe pse një lojë e bukur, vështirësia dhe konfuzioni i sistemit të luftimit nuk mund ta lejojë të çajë më shumë sesa audienca e fanatikëve të lojërave që vijnë nga Japonia. Për të tjerët, loja mund të kthehet në një torturë ndërsa përpiqen të gjejnë strategjinë për të mposh...

Final Fantasy 11

Image
(2003; PS 2 – 2004; PC)  Mund të luhej vetëm online.  Ngjarjet zhvilloheshin në botën e Ivalice. Lojtarit i jepen misione dhe të gjithë inkurajohen, që të formonin aleanca për të përfunduar një mision të dhënë. Gil (paratë e Ivalice) janë të radha në këtë titull e përfitohen zakonisht nga shitjet e objekteve të përftuara gjatë misioneve ose gjatë sorollatjes në botën fiktive. Serverat e FF XI janë akoma në funksion, edhe pse dita ditës çmimet e abonimeve po bien gjithnjë e më shumë. Update të shumta janë ofruar nga Square Enix në vazhdim. Netuorku i Sonit asokohe nuk ishte ndër më të mirët na duhet ta theksojmë, dhe loja mori më shumë famë në PC, sesa në PS 2.

Dark Chronicle

Image
(2002) Një nga lojërat e mia të preferuara të Level 5 është Jeanne D'Arc për PSP, një RPG Taktike që rimodelon historinë e heroinës franceze, por nuk duhet mohuar se kompania kishte edhe një lojë tjetër po aq të këndshme në PS 2. Dark Chronicle i paraprin një eksperimenti që nuk u kuptua për kohën. Po flasim për paraardhësen Dark Cloud dhe meqenëse kompania pati këtë idenë gjeniale për të ndryshuar emrat në zonën e Evropës, as nuk do i futem muhabetit për të shpjeguar emrat e ndryshëm. Sidoqoftë kjo lojë merrte shembull nga një lojë tjetër Jrpg si Breath of Fire 2 në Snes ku ju lejoheshit të ndërtonit fshatin tuaj duke ftuar NPC e duke e pasuruar atë. Megjithatë koncepti u ngrit shkallë më lartë duke i dhënë lojtarit goxha liri në ndërtime duke e krahasuar atë disi me Sim City. Hero gjatë ditës nëpër bodrumet e gjeneruar rastësisht, dhe punëtor i devotshëm i komunizmit gjatë natës.  Me pak fjalë ju duhej të shkonit në një vend të caktuar e të luftonit përbindësha sipas ...

Final Fantasy 10-2

Image
(2003) Për mos u ngatërruar me Final Fantasy XII, FF X-II ishte spin-off i parë i një titulli Final Fantasy. Square Enix prish traditën, e në një farë mënyre shkatërron titullin e dhjetë. Kjo lojë, ka bukurinë e saj të pamohueshme si RPG, megjithatë më shumë na ngjan si një lojë marketingu e bërë apostafat për të vjel të ardhura nga adhuruesit. Tetsuja Nomura i dizenjon bukur personazhet në këtë seri. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për historinë e cila duket sikur e humb çdo lidhje logjike me paraardhësen e saj. Aeonët, krejt papritur nuk janë më në qendër të vëmendjes. Skenat filmike janë akoma të bukura për tu parë dhe kolona muzikore gjithashtu. Spira është sërish në rrezik. Kësaj radhe nuk është ndonjë evokues i çmendur, por një tjetër i çmendur që dëshiron të përdorë një armë armagedoni për tu hakmarrë për vdekjen e të dashurës së tij. Me pak fjalë: të hakmerresh është gjë e keqe e të falësh është gjë e mirë; të harrosh është alternative. Kjo seri deviante, ka të gji...

Kingdom Hearts

Image
(2002) Square Enix më në fund takon senpain e saj, atë që e adhuron në distancë, pra Disnein me pak fjalë. Janë personazhe fiktive krijuar sipas stilit japonez që bashkëpunojnë më ikonat si Donald Duck, Gufi dhe Mickey Mouse; me pak fjalë një lojë që synon fëmijët nën moshën trembëdhjetë vjeç. Sora, një djalë i ri pajisur me një armë quajtur Key-blade (shpata-çelës?) duhet të përballet me hije të liga me ndihmën e personazheve të lartpërmendur. Edhe pse loja synon fëmijët, jo radhë ndjek tema që japonezëve i pëlqejnë shumë si për shembull sakrificat individuale, fundi i jetës dhe dilema morale nga më të ndryshmet, por pa guxuar kurrë të shkojë më tej në këtë seri në mos Disnei mund t'i hedhë në gjyq siç bën shpesh kundra kujtdo për arsye nga më të kotat. Kingdom Hearts është një lojë që internetit ia ka qejfi ta tallë vazhdimisht. Shtyp butonin X për të fituar betejën, është mantra që ndjek përshkrimin e lojës. Edhe pse kjo është e vërtetë tërësisht, loja vetë është një...

Final Fantasy 10

Image
(2001) PSOne doli jashtë tradite, dhe PS 2 dominoi tregun së bashku me Xbox. FF X del pikërisht për PS 2. Xbox është akoma pasiv ndaj titujve FF.Përpara se Square Enix të prodhonte titullin e 13’të Final Fantasy, bënte ndonjë gjë të saktë. Për fat të keq, vetë loja nuk ishte ndonjë ide e mirë, por kënga për promovimin e saj, qe goxha e arrirë. Këngëtarja e rrymës Jpop, Koda Kumi këndon këtë këngë shoqëruar me një klip tepër interesant. Mos lejoni që gjuha e huaj dhe e pa rrahur mirë me veshin tuaj t’iu gënjej; nëse vërtetë nuk mund ta toleroni japonishten, provoni me versionin në gjuhën angleze që është më e rrahur në vendin tonë. Dëgjojeni disa herë dhe kjo këngë do të qëndrojë gjatë në kompjuter. Final Fantasy X eliminonte navigimin në hartën kryesore të botës. Lojtari shëtiste në shtigje të mbushura me armiq të cilët edhe mund të shmangeshin. Gjatë betejës, mund të ndryshoheshin karakteret sipas dëshirës, në bazë të armikut që po konfrontohej. Personazhët zhvillohen sipa...

Wild Arms 5

Image
(2006)  Ja edhe një tjetër jrpg unike e cila për fat të keq nuk e gjeti dot veten me shitje të mira. Thjeshtë po tallem, kjo është një jrpg me turne e cila si shumë përpara saj përdor sistemin e forcimit të nivelit të armës dhe personazhit. Sipas mendimit tim, seria e pestë është më e mira në sagën e gjatë të “Wild Arms” por kjo gjithmonë është subjektive. Personazhet në lojë përdorin sistemin e luftimit ARM. Në sajë të armës unike, personazhet mund të performonin sulme të ndryshme. Sulmet mund të kombinoheshin për të kryer sulme të fuqishme teke ose në bashkëpunim. Heroi kryesor Dean jeton në një botë të stilit të perëndimit të egër amerikan (kujtoni serinë anime Trigun). Në të ardhmen, një racë aliene ka pushtuar tokën me motive jo shumë të qarta (kujtoni filmin Arrival). Dean dhe miqtë që has rrugës duhet të përballen me jashtëtokësorë por edhe me njerëz të cilët i binden të huajve.

Persona 4

Image
(2008) Gjatë: Shin Megami Tensei: Persona 4. Unë e kam adhuruar serinë Persona nga Atlus që në PSOne. Janë rpg që kur i luan, e di që historia do e jetë e mrekullueshme dhe ambientet do jenë akoma më mirë. Persona 4 vazhdon traditën denjësisht. Persona 4 do ndodhej në TOP10, në mos për limitin e kohës. Kur dëgjova se kishte një limit kohe (pak a shumë si misioni Grand Theft Auto te loja GTA 3), e urreva. Rezultoi se e kisha paragjykuar keq, sepse koordinimi e menaxhimi i kohës midis aktiviteteve në jetën reale shkollore dhe koha për mposhtjen e demonëve, ishte një element i lezetshëm në të vërtetë. Kjo Shin Megami Tensei ndryshon pak nga titujt e tjerë sepse spostohet në një qytezë provinciale të qetë, në kontrast me qytetet e mëdha e të zhurmshme të titujve të tjerë. Ju jeni një adoleshent tipik japonez, që transferohet në qytezë në sajë të programit të shkëmbimit studentor.  Si çdo japonez i ri biond, detyrat e juaja janë të thjeshta: të bëni shokë të rinj në shkollë,...

Final Fantasy 12

Image
(2006) Loja me grafikat më të mira në PS 2, bashkonte klasiken me modernen. Qytetet ishin të mrekullueshme dhe personazhet gjithashtu. Zonat e luftimit në FF XII janë të hapura. Sekuenca e luftimeve nuk kalon në një seksion tjetër, por lojtari angazhohet me kundërshtarët në moment. Magjitë dhe evokimet janë të dizenjuara bukur, aq sa në disa raste loja fillonte të ngrinte. Ka shumë misione alternative, të cilat në shumicën e rasteve janë shumë të vështira për tu gjetur. Loja ka pikat kulmore ashtu si edhe skenat qetësuese (si ajo skena kur Van fillon të bërtasë si i çmendur në gjithë qytetin se Bash është akoma gjallë). Me pak fjalë kjo lojë i merr 100/100 pikë. Historia zhvillohet në Ivalice. Anijet fluturuese dhe magjitë janë të zakonta në botë. Arkadia është në luftë me Rozarian e dihet se kur luftojnë dy, i treti o fiton o humbet. Në këtë rast humbi Dalmaska. Është pak e vështirë të kuptosh se kush është i keqi e kush i miri. Fundja edhe antagonisti kryesor ...

Tales of Symphonia

Image
(2003) Trashëgimtarja e Tales of Phantasia, një nga lojërat më të mira në Super Nintendo dhe një nga Jrpgtë më origjinale në PSone, nuk zhgënjen aspak duke ruajtur traditën e të parës. Për fat të keq, seria e Tales ka njohur një bum shitjesh vetëm në Japoni dhe është përgjithësisht injoruar gjetkë. Tales of Symphonia është një Jrpg gjenerike jo shumë e ndryshme nga simotrat e saja, por gjithmonë duke pasur elemente origjinale ndodhura vetëm në këtë seri. Versioni origjinal u lëshua në GameCube, megjithatë shumë shpejtë do vinte edhe në PS 2. Pavarësisht kohës, loja është plakur goxha mirë dhe seria e Tales vazhdon edhe sot. Ashtu si dhe Tales of Phantasia, gjithçka rrotullohet rreth manës, energjisë së planetit që përdoret gjerësisht në përdorimin e magjive. Jo vetëm, sasia e pakët e manës demonstron edhe shëndetin e planetit. Ashtu sikurse edhe bota në Final Fantasy 7, Silverant (vendi ku zhvillohen ngjarjet) po vdes dalëngadalë. Një grup adoleshentesh e gjejnë veten shumë...