Silent Hill 3
(2003) Nuk mund t’ia mbathësh nga e shkuara, herët a vonë ajo do të arrijë Ka dy lloj fansash të serisë SH: ata që e pëlqyen këtë titull të tretë dhe ata që e pëlqyen shumë. Pavarësisht se kujt kategorie të fansave i përkisni, Silent Hill 3 eksploron shumë tema, ndër to edhe atë që mund të konsiderohet si persekutimi nga e shkuara e individit, jo për ato që ka bërë por për atë që është. Heather e zbulon këtë në mënyrën më të frikshme të mundshme. Heather në këtë titull të tretë është në të vërtetë Sheryl nga titulli i parë. Mekanizmat e lojës nuk ndryshojnë shumë nga ato paraardhëse; armët po që ndryshojnë. Grafikët duket sikur janë përmirësuar disi duke ruajtur njëkohësisht atmosferën tmerruese për të cilat seria njihet mirë. Sheryl vetë nuk shikon ndonjë arsye se pse duhet të ndiqet nga kulti i çmendur i qytezës Silent Hill pasi nuk është se ka bërë ndonjë krim apo mëkat. Qëllimi i saj i vetëm është të gjejë Herryn (babanë adoptues). Gati e gjithë loja përpiqet të sh...