Posts

Showing posts with the label PS3

Bloody Roar 4

(2003) Të gjithë personazhet të cilët adhuruesit e serisë deshën dhe u mësuan tashmë mbas tre titujsh, nuk janë më. Shtojmë se seria duhet t'i kishte dhënë fund te treshi e të ruante pak nga dinjiteti i mbetur. Ja që zhvilluesit patën idenë ta vazhdonin. Jo loja nuk është edhe aq e keqe, por u godit rëndë nga vlerësimi për të rritur duke bërë që shitjet të binin, pasi kjo seri kishte goxha gjak në të. Si gjithmonë, e veçanta e Bloody Roar vazhdon të jetë metamorfoza në kafshë të ndryshme me fuqi e kombinime gjuajtjesh shkatërruese. Inovacioni në këtë titull të katërt ka të bëjë se zhiva e bishës që çlirohet, ka energjinë e vet personale. Historia është thjeshtëzuar goxha në këtë titull të fundit. Në vend të një konflikti dypalësh midis fraksioneve, në këtë rast ngjarjet ndjekin hakmarrje personale ose zbulimin e sekreteve antike dragonjsh. Bloody Roar 4 nuk u prit mirë as nga fansat, as nga kritika, nga asnjë. Vlerësimi si lojë për mosha të rritura ishte thjeshtë gozhda e arkivolit...

Street Fighter Alpha Anthology

Ky disk jo vetëm ka lojën më të mirë versus prodhuar ndonjëherë, pra Street Fighter Alpha 3, por ka edhe tre tituj të tjerë. Përmban SFA 1 (pra lojën e parë fare të serisë Alpha), SFA 2 dhe Street Fighter Mini Gem Fighters. Kjo e fundit është gjithashtu një lojë e shkëlqyer me tone komike e ngjyra pa fund. Ky koleksion ia vlen çdo qindarkë të shpenzuar. Do nxirrej sërish për PS3 për fat të mirë. Nga ana tjetër, problemi është se keni vetëm versionet arkade të lojërave. Kështu për shembull Tour Mode në SFA 3 nuk ekziston duke na mohuar eksperiencën e plotë që kishim në PSOne.

The Red Star

Image
Ylli i kuq është një nga ato lojërat e radha beat em’ up në PS 2. Do ishte pak a shumë ekuivalenti i Final Fight i konsolës, gjithmonë nëse Cody, Guy dhe Hagari do ishin të armatosur gjer në dhëmbë me armë moderne laser e automatike. Ose një tjetër titull i krahasueshëm do ishte Armor Warriors, një lojë arkade e të njëjtës kategori. Kamera është e para-stabilizuar dhe ndryshon vazhdimisht në varësi të pozicionit të lojtarit. Jo keq duke qenë se perspektiva ndryshon vazhdimisht ndërsa aksioni intensifikohet. Në varësi të kundërshtarëve, është e domosdoshme një balancë midis gjuajtjeve fizike nga afër dhe përdorimi i saktë i armëve kur duhet. Loja është goxha e vështirë. Me mposhtjen e armiqve në një seksion të dhënë, loja hap rrugën në vazhdim duke ofruar të njëjtën gjë; më shumë armiq për të mposhtur. Bosi i nivelit gjithashtu ka hilet e veta (disa janë fjalë për fjalë tanke), dhe do duhet të dështoni vazhdimisht për të gjetur pikën e tyre të dobët.  Ajo që e bëri lojën...