Posts

Showing posts with the label 2004

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Image
(2004) Një titull i gjatë për një lojë të gjatë.  Titulli i pestë rikthehet sërish nga një seri e gjatë me origjinë që nga viti 1986, dhe përfshin sërish një udhëtim epik në përpjekjen heroike të një djaloshi pa emër për të shpëtuar mbretërinë e tij nga një mallkim. Dhoulmagus, një kloun idhnak, mallkon gjithë mbretërinë e Trodain. Personazhet vazhdojnë të pikturohen me mjeshtri nga talenti Akira Torijama, autori i Dragon Ball (e në fakt dallohet një orë larg pasi personazhet e tij ngjasojnë gjithnjë). Zhvillimi i lojës vetë vazhdon të jetë në duart e origjinatorit të saj, Juzhi Hori. Seria e tetë e Dragon Quest është një udhëtim i këndshëm takimesh të rastëssishme me përbindësha dhe NPC interesant. Edhe pse një lojë e bukur, vështirësia dhe konfuzioni i sistemit të luftimit nuk mund ta lejojë të çajë më shumë sesa audienca e fanatikëve të lojërave që vijnë nga Japonia. Për të tjerët, loja mund të kthehet në një torturë ndërsa përpiqen të gjejnë strategjinë për të mposh...

Tekken 5

Image
(2004) Ka dy rrugë në të cilën një seri pasardhëse e një loje kompjuterike futet: 1. zhgënjimi ndiqet nga një zhgënjim tjetër dhe seria vdes, dhe 2. profesionistët dëgjojnë fansat, mësojnë nga gabimet e tyre dhe i futen punës me zell. Namco ndoqi rrugën e dytë kësaj here. Tekken 5 riktheu serinë në binarë duke mrekulluar jo vetëm fansat por edhe dashamirësit e lojërave Versus me serinë nr. 5. Tekken 5 nuk bëri ndonjë gjë të madhe, thjeshtë përmirësoi më tej formulën që e kishte bërë të suksesshme serinë deri atëherë. Nga shumëllojshmëria e personazheve, ndryshimi sado pak i pamjes së tyre, sfonde dhe muzikë dehëse, e deri te kombinimet spektakolare të luftimeve, dukej sikur çdo gjë ishte perfekt.  Combot në ajër tani ishin më të thjeshta. Sistemi i luftimit në konsolë ishte tepër më i shkathët.  Personazhet e rinj përshtateshin mirë me ambientin dhe rregullat e lojës. Kishte disi më balancë në fuqinë e karaktereve, edhe pse Jin Kazama vazhdonte të ruant...

GTA San Andreas

Image
(2004) Mirë se erdhët në geto. Tashmë mund të bëni tatuazhe, të hidhni avionët në erë ose t’i pilotoni e shumë të tjera. Në këtë titull nuk shikohet ndonjë risi ose ndonjë hap para nga GTA 3 dhe Vice City. GTA: Mendojmë se SA ishte një eksperiment i suksesshëm për të përgatitur terrenin e GTA 4. Avantazhi i kësaj serie kishte të bënte me një hartë gjigante. Tepër e madhe. Ju merrni në komandë një “ish-getoist” i cili kthehet në qytetin e tij vetëm për të zbuluar se një polic i korruptuar ka vrarë vëllanë tuaj. Fillon kështu një kalvar i gjatë misionesh për tu hakmarrë ndaj përgjegjësve, ndërsa duhet të vendosni e të mbani reputacionin virtual në geto a thuajse ka ndonjë reputacion në këto zona. E nëse historia bazë bëhet pak e mërzitshme, mund të luani misionet e tjera, të shkoni në parukeri, të pilotoni një avion boing, e shumë aktivitete të tjera që s’do dilte koha t’i përshkruanim dot këtu.

Monster Hunter

Image
(2004 në Japoni)(2005 gjetkë) Monster Hunter? Për PS 2, në PS 2? Vërtet? Unë e kam marrë vesh andej nga fundi i jetës së aparatit PS 2 se kjo lojë tashmë shumë e famshme, e kishte origjinën e saj në PS 2. Një nga titujt që nuk duhej humbur kurrsesi. Është e çuditshme se sa keq e kanë trajtuar pronarët e konsolës këtë titull, ndërkohë që më vonë do bëhej super i famshëm.  Justifikimi se loja u braktis ngaqë ishte e vështirë, është budallallëk. Dark Soul po nga Capcom është e vështirë dhe ka plot adhurues kudo në botë. Arsyeja se pse kjo lojë nuk pati ndonjë sukses në PS 2 do jetë gjithnjë një mister (për mua të paktën)(ose ndoshta kishte të bënte me kamerën që nuk qëndronte kurrë në një vend). Loja është e vështirë vërtet, por nga ajo lloj vështirësi logjike që ka rregulla solide. Me të mësuar mekanizmat, loja bëhet e thjeshtë dhe është ndoshta një nga më të kënaqshmet.  Mbas mposhtjes së atij dreq kolosi, lojtari do ndjehet sikur ka bërë ndonjë punë të rëndë. Në MH...

Katamari Damacy

Image
(2004)  Loja më origjinale ose akoma më keq: loja më e keqkuptuar në botë (nga unë të paktën). KD vjen nga Japonia dhe me sa duket vetëm në vendin e origjinës mund tu kuptonte nga ndokush. Nuk merret vesh shumë mirë kjo lojë, pasi çdo gjë bëhet lëmsh në kuptimin e vërtetë të fjalës; ju duhet të krijoni një sferë gjigante me gjërat përreth.  Historia e saj është gjithashtu pak “mitologjike.” Perandori i universit dëshiron ta shpëtojë atë, por nuk kuptohet se ç’lidhje ka kjo me vartësin (princin) e tij, i cili vjen në tokë dhe krijon uragane për të mbledhur çdo gjë që i del përpara. Kjo lojë pavarësisht se ka një konstrukt të saktë për një video-game, nuk u kuptua shumë nga lojtarët jashtë Japonisë. Namco sidoqoftë krijoi një pazël që mund të luhet nga të gjitha moshat.  Megjithatë meqenëse Namco nxori një seri tjetër në vazhdim (We Love Katamari) do të thotë që ka pasur mjaftueshëm fitime pavarësisht opinionit tim.

ESPN NFL 2K5

Image
(2004)  Askush nuk mund t’i vlerësojë lojërat për futbollin amerikan më mirë se një amerikan vetë. Ideja është se ky sport, thjeshtë nuk ka zënë rrënjë në admirimin kolektiv evropian dhe ashtu si duken vathët, as do e bëjë ndonjëherë. Lojërat me futboll amerikan (që nuk është tamam regbi), shesin në amerikë ashtu si PSEvolution dhe FIFA shesin në Evropë. Megjithatë ndryshe nga futbolli ku Konami konkurron fort me EA Games vazhdimisht, në SHBA, EA Games pak a shumë nuk ka rivalë. Një nga rivalët ishte Visual Concepts e cila prodhoi lojën e fundit më të mirë për NFLnë pikërisht në PS 2. Më pas EA Games mori ekskluziven dhe kompania nuk mundi të prodhonte më gjë nën këtë titull. Loja ndjek rregullat e futbollit amerikan. Duhet ta bëni skuadrën tuaj të fitojë sezonin dhe të menaxhoni atë duke pasuar, vrapuar, bllokuar e duke kryer “touch doun.” ESPN NFL 2K5 u prit tepër mirë si nga fansat, si nga kritikët dhe është një shembull i mirë i një loje sportive e bërë ashtu si duh...

Silent Hill 4: The Room

Image
(2004) Kur e keqja troket në derë... Sipas disave The Room është frymëzuar nga libri Dhoma 1408 e Stephen King, megjithatë të dyja lojërat shkojnë në drejtime krejt të ndryshme nga ajo “dhomë” dhe njëkohësisht të dyja bëjnë një punë të mirë në tregimin e historive të tyre. Dhoma 1408 (sipas filmit të paktën) ka të bëjë me një individ skeptik që ka humbur besimin në çdo gjë pas vdekjes të së bijës minorene duke shkatërruar edhe marrëdhëniet familjare gjatë procesit. Ndërsa SH: The Room ka të bëjë me individë të cilët ndodhen në një situatë të rrezikshme krejt rastësisht për arsye të pavarura prej tyre (të paktën karakteri kryesorë dhe fqinja e tij). Me aq sa dihet Henry dhe Eileen janë njerëz ordinerë të ndodhur në situata jo normale jashtë kontrollit të tyre. Faji i vetëm i protagonistit kryesorë është hyrja në apartamentin kur dhe ku dikush kishte lindur një vrasës serial me fuqi paranormale. Eileen është gjithashtu vetëm “fajtore” sepse është fqinja e tij. Në këtë rast Si...

Metal Gear Solid 3: Snakes Eater

Image
(2004)  Kozhima kthehet pas në kohë për të treguar historinë e Big Boss dhe arsyet pse e çuan atë drejt anarkisë. Edhe një herë, ushtari më i arrirë në botë (bazuar te personazhi Plisken, flimi Arrati Nga Nju Jork, interpretuar nga Kërt Rasëll) infiltrohet në një bazë ushtarake ruse, kur një grup tradhtarësh udhëhequr nga The Boss po përpiqen t’i japin fund politikave dhe kthimin e pushtetit ushtarakëve. MGS 3 ka mekanizma të shumtë nga titujt paraardhëse, megjithatë humbet një pjesë të shkëlqimit të teknologjive moderne. Gjëja e parë që do i mungojnë lojtarëve është radari ku pasqyrohen armiqtë. Në vend të tij, ju keni një pajisje për të dëgjuar zhurmat përreth, që nuk është e njëjta gjë. Loja mbingarkohet edhe me budallallëqe të tjera si hapja e menysë për të riparuar thyerjet e kockave, gjuetia për të ngrënë një vakt i cili mund të prishet me kalimin e kohës, ndryshimi i vazhdueshëm i kamuflazhit, e të tjera të ngjashme me këto. Megjithatë për fansat e flaktë kjo vaz...

Puyo Pop Fever

Image
(2004) Temperaturë e lartë për këtë variacion të Puyo Pop, një pazël origjinal i stilit Tetris. Puyo Pop ka pasur të njëjtën formulë në platforma të ndryshme, ku lojtari duhet të kombinojë katër topa me ngjyrë të njëjtë (emëruar puyo në lojë). Është një formulë e thjeshtë, e cila bëhet interesante falë kombove të vazhdueshme që kërkojnë zotësi të ekzekutohen. Megjithatë bukuria e lojës nuk është vetë pazëli, por konkurrenca me kompjuterin ose kundra një lojtari tjetër. Është vërtet bukur kur shikoni se kombinimet tuaja sabotojnë fushën e kundërshtarit me topa pa ngjyrë që grumbullohen pirg deri sa kundërshtari prek pikën më të lartë të ekranit, po ashtu acaruese kur kjo ju ndodh juve. Si çdo lojë me gjëegjëza, historia e saj nuk është se ka ndonjë bukuri apo veçanti. Lojtari duhet të shoqërojë një vajzë që ngjan si Tod nga Super Mario në një udhëtim për në akademinë e Puyo dhe më pas merr në komandë një tjetër personazh akoma. Udhëtimi shoqërohet me sfida nga kundërshtarë t...

Magna Carta: Crimson Stigmata

Image
(2004)(njohur edhe si Magna Carta: Tears of Blood)(riprodhuar edhe për PSP)(Metacritic 7.1) Mbaj mend se në një nga revistat për të rritur (Maxim apo PlayBoy apo Penthhouse) kishte një artikull të gjatë në lidhje me veshjet paraqitura në këtë lojë. Shkronjësi i vlerësonte veshjet me elozhe si dizajnë perfekt klasi të lartë. Kritika e vetme kishte të bënte me pyetjen se a do funksiononin në ralitet këto veshje. Artikulli shoqërohej me disa foto dhe si radhë herë kur vjen puna te lojërat kompjuterike, redaktori kishte të drejtë. Kështu u prezantova unë të paktën me lojën. Publikuar nga Atlus USA, kjo lojë është një rpg jo shumë ndryshe nga titujt e tjerë prodhuar po nga Atlus (si seria Persona për shembull) dhe Square Enix (si seria Final Fantasy për shembull). Megjithatë ngjashmëritë më të mëdha ndoshta janë me Star Ocean. Lojtarët lëvizin lirshëm gjatë luftimit deri sa mbarojnë turnin dhe mund të zgjedhin nëpërmjet modaliteteve ofensive dhe mbrojtëse. Historia flet për një ...

Gungrave Overdose

Image
(2004) Over-doza është vazhdimi i lojës origjinale shoot em’ up me të njëjtin titull. Loja vazhdon me aventurat e qëlluesit kthyer nga vdekja. Kësaj radhe heroi përballet me një sadist kriminel që së bashku me një trafikant droge kanë bërë plan për të shtënë në dorë botën. Loja ndjek kronologjinë e të parës dhe përfundon aty ku fillon seria e animuar. Loja sjell disa risi dhe shtesa por në themel vazhdon të jetë ajo e para. Një lojë e shpejtë ku ju duhet të qëlloni e të shmangni njëkohësisht plumbat e hordhive që loja ju hedh kundra në dhoma të vogla të mbyllura. E gjithë kjo me një personazh që nuk flet fare gjatë gjithë kohës (përveç ndoshta ndonjë rasti të shkurtër). Si gjithmonë edhe ky titull është një kënaqësi e vërtetë për tu luajtur. Loja ecën drejt në mënyrë tepër fluide dhe animimet nga njëra skenë në tjetrën janë të hartuara bukur si një film i vërtetë i kategorisë anime. Nëse Gungrave 1 ka qenë loja juaj, edhe ky titull do ju kënaqë sa më s’ka.

Ace Combat 5 The Unsung War

Image
(2004)(njohur edhe si Ace Combat Squadron Lider) Mbas Ace Combat 3, shmanga serinë e katërt për të luajtur këtë lojë fantastike nga Namco. Ky titull kishte një histori goxha të arrirë dhe shumë shpjetë do ju bëhej vonë për kolegët tuaj në skuadër. Ace Combat 5 përfshinte katër avionë; një komandohej nga lojtari, ndërsa tre të tjerët komandoheshin nga AI. Lojtari mund t’i jepte këtyre të fundit komanda të ndryshme. Në memorien time, komanda më efektive ishte urdhri për përdorimin e armëve speciale (zakonisht predha të fuqishme tepër efektive). Mbas kësaj komande, do shikonit objektivët armik të shpërthenin në ajër një mbas një, edhe pse, siç ndodh shpesh në lojërat kompjuterike me AI të dobët, pa ndërhyrjen e lojtarit vetë, misioni zor se shkonte gjetiu. Për shembull nëse i komandonit anëtarët e skuadrës që thjeshtë të ishin agresiv, ata nuk bënin ndonjë gjë të madhe përveçse vërtiteshin si miza në ekran. Ajo që e dallon këtë titull nga titujt e tjerë është larmia e misionev...

Transformers

Image
(2004)  Për fansat e serisë me robotët më të famshëm mbas Gundam, lojërat bazuar te kjo histori kanë qenë zhgënjim mbas zhgënjimi. Loja Transformers bazuar te filmi i Michael Bay ishte e tmerrshme, në kuptimin e keq të fjalës. Lojëra të tjera si Fall of Cybertron dhe Ëar for Cybertron ishin të kënaqshme, por jo të krahasueshme me titullin Transformers publikuar në vitin 2004 për PlayStation 2. Loja kishte çdo gjë që filmi i animuar kishte dhe që një lojë kompjuterike duhet të ketë. Transformimi nga makinë në robot, ishte me të vërtetë e pëlqyeshme në nivelet madhështore, mbushur me ngjyra dhe detaje në sfond. Tek godisnit robotët e tjerë, me armë ose me grushte mund të shikonit copëzat e tyre tek fluturonin tutje. Bosët gjithashtu ishin mbresëlënës. Në fund të çdo niveli do përballeni me ta dhe jo radhë beteja zhvendoset gjatë gjithë nivelit të eksploruar. Decepticonët mund të mposhten në rolin e liderit Optimus Prime dhe të shkathëtit Hot Shot dhe Red Alert. Historia n...

Phantom Brave

Image
(2004)  Versioni më pak i sofistikuar i Disgaea: Hour of Darkness, Phantom Brave ka tone më serioze se kjo e fundit, por një sistem luftimi alien për shumicën e adhuruesve të RPGve taktike. Shumica do e lejë lojën direkt mbas tutorialit. Ata që do mbijetojnë fazat e para të lojës, do shikojnë sesi armët do shkërmoqen dhe lojtarët do bëjnë dëme të pa përfillshme për armikun. Mbas një fare kohe, lojtarët mësohen me mekanizmat e në themel kjo lojë është goxha intriguese dhe shpërblyese. Phantom Brave ka në qendër pikërisht fantomët (shpirtra fantazmë të cilët nuk kanë kaluar akoma në botën tjetër) dhe e gjitha lidhet me Maronën, një fëmijë e cila ka fuqinë për t’i thërritur këta shpirtra për ndihmë, dhunti e cila e ka vënë në shënjestrën e njerëzve paragjykues. Roja i saj personal është pikërisht Ash, protagonisti kryesor. Me këto veti, lojtari mund të krijojë një gamë të gjerë personazhesh. Ana negative sigurisht janë dy kryesoret, turne të limituara përpara se personazhi...