Posts

Showing posts with the label sandbox

Grand Theft Auto: Vice City

(2002) Tony Vinsenti është një gangster më karizmatik se memeci i GTA 3 dhe Vice City është një qytet shumë më i bukur dhe me më shumë ngjyra se Portland. Rockstar Game nuk zhgënjen me këtë lojë, pasi kontrollet ishin po aq praktike sa në PC. Dyshoj se mund të themi ndonjë gjë më shumë për këtë titull. Nëse s’e keni luajtur akoma, atëherë po lexoni listën e gabuar.

GTA San Andreas

Image
(2004) Mirë se erdhët në geto. Tashmë mund të bëni tatuazhe, të hidhni avionët në erë ose t’i pilotoni e shumë të tjera. Në këtë titull nuk shikohet ndonjë risi ose ndonjë hap para nga GTA 3 dhe Vice City. GTA: Mendojmë se SA ishte një eksperiment i suksesshëm për të përgatitur terrenin e GTA 4. Avantazhi i kësaj serie kishte të bënte me një hartë gjigante. Tepër e madhe. Ju merrni në komandë një “ish-getoist” i cili kthehet në qytetin e tij vetëm për të zbuluar se një polic i korruptuar ka vrarë vëllanë tuaj. Fillon kështu një kalvar i gjatë misionesh për tu hakmarrë ndaj përgjegjësve, ndërsa duhet të vendosni e të mbani reputacionin virtual në geto a thuajse ka ndonjë reputacion në këto zona. E nëse historia bazë bëhet pak e mërzitshme, mund të luani misionet e tjera, të shkoni në parukeri, të pilotoni një avion boing, e shumë aktivitete të tjera që s’do dilte koha t’i përshkruanim dot këtu.

The Getaway

Image
(2002)  Për disa Getaway është thjeshtë një klon i GTA prodhuar pa sukses nga Sony dora vetë. Për të tjerët Getaway është një titull tepër interesant me kontrolle të pamanovrueshme. Ata që e mendojnë si fjalia e dytë, janë një minoritet, sepse shumica thjeshtë e injoroi lojën duke e përfshirë në listat e lojërave të errëta. Në këtë lojë zhvilluesit përpiqen të krijojnë dialogë interesant gangsterësh londinez. Në fakt loja zhvillohej në Londër dhe përdorte foto reale për të rikrijuar kryeqytetin anglez. Pika e fortë e lojës, padyshim ishte një histori e denjë e botës së krimit dhe dy fushata të ndryshme të cilat ndërlidheshin bukur me njëra tjetrën duke pasur gjithmonë lojtarin në qendër të vëmendjes. Rrëfenja sidoqoftë nuk justifikonte misione të bezdisshme deri në mërzi, kur kontrollet nuk përgjigjeshin si duhej ose kur vetë loja nuk ishte e qartë në objektivin e saj. Sidoqoftë ky titull është goxha i arrirë dhe disi origjinal në trajtimin e historisë. Problemi i saj ...

Grand Thetht Auto 3

Image
(2002) Besoj se është një nga ato lojërat që nuk duan shumë koment.  GTA 3 është mbase loja më e dhunshme ose thjeshtë loja më e keqkuptuar në botë. Vetëm se ju mund të rrihni, shtypni me makinë, ose qëlloni njerëzit në rrugë, nuk do të thotë që duhet bërë patjetër. GTA 3 ishte dhuna verbale dhe skenike e GTA 2 në 3D. GTA 4 vazhdoi traditën e serisë paraardhëse por eliminoi sa të mundej gjakun që rridhte rrugës. Ky titull i katërt i serisë kompensoi me detaje më të larmishme.  Sidoqoftë GTA 3 është një lojë ku lojtarit i duhet të vrasë e të presë dhe ka shumë skena të dhunshme. Por për sa kohë kjo dhunë fokusohet brenda bandave të armatosura nuk është se ka ndonjë problem, e ndonjë ndryshim nga lojërat e tjera atje jashtë. Problem përbënin misionet ku lojtari stimulohej që të digjte (bie fjala) 20 makina ose të vriste një grup personash brenda një kohe të shkurtër. Megjithatë dhuna në këto lojëra, është krejt në duart e lojtarit.  Vetëm sepse ke një shot-gun n...

Yakuza 2

Image
(2006) Seria Yakuza është një nga ato lojëra prodhuar nga japonezë për audiencë japoneze, dhe ka gjetur audiencë edhe jashtë vendit të origjinës.  Megjithatë është seria e dytë ajo që ndoshta kap majat e konceptit. Ju merrni nën komandë një anëtar të mafies japoneze dhe në stilin beat em’ up duhet të krijoni perandorinë tuaj duke mposhtur valë gangsterësh bandash rivale. Objekte në rrugë mund të përdoren me efektivitet gjatë këtyre sherreve në sytë e të gjithëve, dhe arsenali i lëvizjeve nuk mungon duke krijuar zinxhir gjuajtjesh interesante e vizualisht të bukura. Yakuza 2 është e mbushur me mini-game të shumta si lojërat paçinko, mahjong, lokale nate ku duhet të bëni tuajën vajzat simpatike të klubeve të natës, e të tjera aktivitete të ngjashme. Loja ka një set tepër të detajuar dhe natyra e një bote të hapur, fton e shpërblen kënaqshëm çdo përpjekje për eksplorim.