Monster Hunter
(2004 në Japoni)(2005 gjetkë)
Monster Hunter? Për PS 2, në PS 2? Vërtet? Unë e kam marrë vesh andej nga fundi i jetës së aparatit PS 2 se kjo lojë tashmë shumë e famshme, e kishte origjinën e saj në PS 2. Një nga titujt që nuk duhej humbur kurrsesi. Është e çuditshme se sa keq e kanë trajtuar pronarët e konsolës këtë titull, ndërkohë që më vonë do bëhej super i famshëm.
Justifikimi se loja u braktis ngaqë ishte e vështirë, është budallallëk. Dark Soul po nga Capcom është e vështirë dhe ka plot adhurues kudo në botë. Arsyeja se pse kjo lojë nuk pati ndonjë sukses në PS 2 do jetë gjithnjë një mister (për mua të paktën)(ose ndoshta kishte të bënte me kamerën që nuk qëndronte kurrë në një vend).
Loja është e vështirë vërtet, por nga ajo lloj vështirësi logjike që ka rregulla solide. Me të mësuar mekanizmat, loja bëhet e thjeshtë dhe është ndoshta një nga më të kënaqshmet. Mbas mposhtjes së atij dreq kolosi, lojtari do ndjehet sikur ka bërë ndonjë punë të rëndë.
Në MH ju gjuani përbindësha. Sa më i radhë lugati, aq më i madh shpërblimi. Gjithashtu, armët e armaturat më të mira vinin nga farkëtimi personal i lojtarit dhe jo ato që bliheshin. Megjithatë nëse nuk doni të lodheni me luftimet e kërkoni një eksperiencë të ngjashme, mjafton të luani misionet shtesë të gjuetisë në Final Fantasy 12.
Pavarësisht sa thamë më lart, një gjë është e sigurt. Do vdisni shpejt dhe shpesh në beteja.
Comments
Post a Comment