Resident Evil 4

(2005)

Seria e katërt RE pozicionohet në Spanjë. Leon S. Kennedy është një agjent qeveritar i dërguar në një fshat të qetë për të hetuar nëse vajza e presidentit të SHBA, Ashli ndodhet aty. Historia pak a shumë dihet.
Shpejtë lojtari kupton se armiqtë e infektuar me parazitin Las Plagas i përgjigjen kambanës kishtare (falë Adës). Protagonisti takohet me të rrëmbyerën në një ndërtesë kulti (kishë ndoshta por Spanja është e mbushur me të tilla). Në atë që mund të quhet pjesa e dytë e lojës (kështjella) Leon gjendet sërish përballë të infektuarve me parazitin Las Plagas që tashmë duket sikur kryejnë rituale të mirëfillta fetare. Madje edhe antagonisti kryesor San Lazari (ose Shën Llazari në shqip), i cili mund të kontrollojë sipas qejfit të infektuarit, ka veshjen e një murgu, e le ta pranojmë që Mendez ngjan shumë me pikturat e Rasputinit (i cili ka qenë një figurë fetare në historinë e Rusisë).

Nuk është se kulti Los Iluminados (Të Ndriçuarit) janë shumë ndryshe nga shoqëritë e tjera. RE 4 nuk fiksohet mbas një koncepti fiks, dhe feja nuk është element qendror. Pak a shumë RE 4 prezanton një shoqëri të tërë funksionale, me punëtorët, teologët, ushtrinë, kolonelët e kapitenët dhe një lider që është praktikisht mbret... duket tamam si Spanja në pamje të parë!

Loja në fillim ishte menduar si një ekskluzive për Nintendon, por Capcom më pas vendoste ta sillte në PS 2. Nuk dihen mirë arsyet e këtij vendimi, por disa spekulojnë se shitjet e pakëta në Game Cube kushtëzuan këtë vendim. Nuk është se na vjen keq me thënë të drejtën, pasi kjo lojë ishte e shkëlqyer.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5