Posts

Showing posts with the label 2001

Gran Turismo 3: A-Spec

Image
(2001) Mendohet se Grand Turizmo u krijua kur origjinatori i lojës shkoi në zyrën e shefit të Sonit (sektori lojërave) dhe tha se ai donte të ngiste makinën e tij në kompjuter. Shefi menjëherë kishte aprovuar idenë e tij. Dy titujt e parë të GT shpejt u gjendën në PSOne duke fituar jo vetëm sukses por edhe respekt për realizmin në simulimin e garave. Shpejt ama, pika e fortë e lojës iu kthye kundra duke humbur vazhdimisht pikë sepse jo të gjithë kishin më durimin dhe aftësinë për të praktikuar lojën. E vërteta është se të gjitha seritë Grand Turismo, kërkojnë durim dhe mjeshtri. Shumë shpejtë lojërat konkurruese si Grid dhe Need4Speed ia morën të drejtën serisë për tu konsideruar si loja më e mirë për gara me makina. Arsyet ishin nga më të ndryshmet, disa prej të cilave do shpjegohen në titullin e katërt, ndodhur gjithashtu në këtë katalog në vitin 2005. Sidoqoftë, për kohën Grand Turismo 3 akoma mund të quhej mbreti i garave të makinave virtual. Me grafikë të përmirësuar n...

Frequency

Image
(2001)(Harmonix) Kam takuar pak fansa të muzikës elektronike në Shqipëri, por edhe ata pak që pretendonin se i pëlqente nuk kishin dëgjuar për këtë titull.  Frequency është e mbushur me këngë ritmike të kësaj rryme muzikore dhe ju jep mundësinë të shtypni butonin e duhur në kohën e duhur. Në sajë të kombinimeve të butonave, kënga plotësohet nën mjeshtërinë dhe koordinimin perfekt të lojtarit. Loja ishte e para në llojin e vetë. Pra kuptohet që shtoi një zhanër krejt të ri, atë muzikor. Në vazhdim, në vitin 2003, Amplitudë do vazhdonte me sukses formulën, e për fat të keq, pa fund do prodhoheshin edhe lojëra si Guitar Hero e të tjera si këto.

Bloody Roar 3

Image
(2001) Nxjerrë një vit më parë në makineritë arkade, Ulërima e Përgjakur 3 rikthehet kësaj radhe mbas suksesit të Bloody Roar 2 për PSOne. Problemi qëndron te ideja se titulli i tretë bëhet bajat pa filluar mirë akoma. Ka disa personazhe të rinj, por shumica e stafit vazhdojnë të njëjtët. Ashtu si lojërat paraardhëse edhe në këtë titull të tretë, personazhet kanë aftësinë për tu shndërruar në kafshë të egra duke fituar ca nga gjaku i humbur dhe forcë të madhe.  Vazhdon gjithashtu sistemi i thjeshtë i kombove. Për një arsye ose tjetrën, edhe Bloody Roar 3 ka një histori; një konflikt midis shtazëve zoanthrope dhe një kompanie quajtur XGC që i përdor këta të fundit si kavje për eksperimente jo etike. Imagjinoni X-Men ku mutantët jetojnë në frikë nga njerëzit, dhe ja ku e keni formulën. Loja vazhdon të mos jetë e balancuar aq sa duhet, megjithatë për ata që s'kanë luajtur dy titujt e parë, nuk ka problem pasi historia e personazheve prezanton edhe një herë konfliktin në lo...

Max Payne

Image
(2001)  Personazhi tragjik nga RockStar Games u bë i famshëm falë skepticizmit të tij prej detektivi dhe këmbënguljes për t’i shkuar punëve deri në fund, edhe kur kjo nënkuptonte t’i dilje kundra të gjithëve.  Max Payne qe loja aksion më e mirë e 2001’shit në lidhje me krimin e organizuar. Historia e treguar me anë të paneleve stripesh të ngjyrosura si me pastele, si edhe ëndrrat e vazhdueshme të Maksit, krijuan lehtësisht afinitet të personazhit me lojtarin që e komandonte. Tani që mendohemi s’ishin as ëndrra; makthe në lidhje me vrasjen e gruas dhe fëmijës. Efektet vizuale dhe inteligjenca artificiale ishin shumë të mira gjithashtu; kujtojmë se bëhet fjalë për vitin 2001. Filmi më vonë bazuar në këtë titull me Mark Whelberg u fundos nga kritika dhe komisioni i vlerësimit për dhunën, edhe pse sinqerisht mendoj se ishte një film goxha i mirë. Jo ndonjë gjë e veçantë, por mirë për buxhetin dhe materialin bazë që mund të përdorej.

Silent Hill 2

Image
(2001) Është seria e dytë e titujve Silent Hill zhvilluar nga “The Silent Team” si pjesë përbërëse e kompanisë Konami, publikuar më 23 shtator 2001 për PS2 dhe më vonë do të vinte edhe versioni për PC. Është ndër lojërat kompjuterike më të frikshme të publikuara ndonjëherë dhe mbase kulmi i elegancës gjendur në një histori horrori. Ndërkohë që seria Resident Evil kthehej ngadalë në një lojë aksioni, Konami përpiqej të pasuronte serinë e saj të famshme Silent Hill me më shumë elementë të frikshëm e të dhunshëm.  Në serinë e parë fare për PSOne, kishte kudo mjegull (sipas disave kjo ishte justifikimi i Konamit për grafikat e dobëta të lojës), dhe rrugët e botës konkrete dhe asaj alternative mbusheshin nga lloj e lloj krijesash të frikshme. Përbindëshat lëshonin disa tinguj që të kallnin datën. Të gjithë lojtarët e serisë, padyshim i mbajnë mend skenat e spitaleve rrëqethëse, ku infermieret e shpërfytyruar të sulmonin nga çdo anë në mes të errësirës. Muret kudo mbusheshin ...

Mister Mosquito

Image
(2001 në Japoni)(2002 në SHBA dhe Evropë) Zoti Mushkonja. Nëse kishit ndonjëherë ndonjë dëshirë të fshehtë për të kuptuar sesi ndjehet një mushkonjë, kjo është fiks loja që bën për ju. Ndoshta simulatori i vetëm i mushkonjave në historinë e lojërave kompjuterike. Rezulton që të jesh një mushkonjë gjakpirëse nuk është punë e lehtë. Ekziston gjithmonë rreziku që mund të palosesh dhe asnjë agjenci sigurimesh nuk të merr përsipër pastaj. Zhvilluesit e kësaj loje njihen për idetë e tyre jashtë normales. Kompania japoneze Skip Ltd. ka prodhuar tipa të ngjashëm lojërash si Toy Commander dhe Chibi Robo, që pozicionojnë heronj të pazakontë në situata tepër të pazakonshme. Mister Mosquito është një prej tyre. Përpjekja e mushkonjës tonë, ka të bëjë me gjetjen e vendit të saktë për të ngulur agën, të ruhet gjithnjë për vetëdijen e viktimës dhe të bëjë një punë të mirë si Solid Snake (Metal Gear) ose Rikimaru (Tenchu). Me anë të analogëve, duhet të mbani një rreth në zonën blu të termo...

Extermination

Image
(2001)  Nëse Resident Evil tradicionale, ajo parë në PSOne ju ka munguar disi në PS 2, atëherë loja Extermination është titulli që duhet të kontrolloni. Me grafika dhe aktrim të keq (falë edhe buzëve virtuale që nuk përkonin gati kurrë me zërat realë), kjo lojë plotëson denjësisht vendin bosh lënë nga modifikimi i serisë Residen Evil 4 në PS 2. Si një survival horror, ju merrni në komandë një ushtarak, i cili së bashku me skuadrën dërgohet për të hetuar një laborator kërkimi fshehur në Polin e Jugut. Shpejt zbulohet se gjërat kanë shkuar për lesh, me pak të mbijetuar aty e këtu. Dhe kjo është detyra e lojtarit, të mbijetojë deri në arrati ndërsa historia shpaloset. Loja ka kamera të fiksuar dhe gjëegjëza si ato parë në serinë e parë fare Resident Evil, ose Silent Hill nëse preferoni. Armët mund të modifikoheshin lirshëm sipas dëshirës e gjithmonë ekzistonte frika e mungesës së municioneve. Me këto burime, nuk ishte e thënë se duhet të vepronit si sugjeron titulli, pra ...

Ace Combat 4 Shattered Skies

Image
(2001)  Në Ace Combat 4 kishte gjithçka gjë të bukur ndodhur edhe te Ace Combat 3, plus shumë më shumë avionë dhe një histori. Ideja është që edhe AC 3 kishte një histori, por nuk u publikua dot kurrë si në SHBA, si në Evropë për arsye që i di vetëm Namco. E bëj këtë krahasim jo rastësisht, por sepse misioni i parë i të dyja lojërave përfshin ndalesën dhe shkatërrimin e disa bombarduesve dhe nuk mund të mungojë gjithmonë misioni për të prishur godinën e radarit te të dyja.  Bisedat në radio janë edhe këto më të shpeshta në titullin e katërt. Asat e Luftimit rikthehen edhe një herë në misionet e tyre të rrezikshme e që ndikojnë gjithë fatet e luftës. Ndryshimi kësaj radhe janë detajet që zhvilluesit fusin në seri. Ndodhitë fiktive tregohen me mjeshtri nëpërmjet paneleve të animuara dhe një letër që një burrë pa emër ia adreson lojtarit, një elitë midis aseve të qiellit. Kësaj radhe, lojtari ndodhet në anën humbëse. Një aleancë shtetesh të lira dalin kundra një regji...

Fatal Frame

Image
(2001)(njohur ndryshe edhe si Projekti Zero)  Përpara se Fatal Frame 2 të kapte audiencën e saj dhe të bënte emër si një lojë klasike horrori, titulli i parë përpiqej të gjente një audiencë të gjerë por pa sukses. Loja e parë nuk ishte tepër e njohur në SHBA dhe Evropë. Në Japoni loja u mirëprit, akoma jo nuk kishte famën që do vinte në vazhdim. Loja na kujton atmosferën e The Grudge (versioni origjinal, dhe jo ai remake i hollivudit). Loja kishte momente tmerruese dhe një histori të komplikuar me një metaforë fshehur pas, shpjeguar më mirë në Fatal Frame 3 , të cilën unë e kam nën-emëruar si manual për varrosjen e të vdekurve. Veçoria e kësaj loje është gjithmonë arma e përdorur kundra shpirtrave të këqij. Ju keni vetëm një kamera dhe nën komandë keni një gjimnaziste japoneze, që nuk është edhe aq shumë po të mendosh se te Silent Hill kishit një katana dhe një sharrë elektrike. Dhomë mbas dhome, hap pas hapi duhet të kryeni rituale ekzorcizmi e mundësisht të nxirrni gj...

Final Fantasy 10

Image
(2001) PSOne doli jashtë tradite, dhe PS 2 dominoi tregun së bashku me Xbox. FF X del pikërisht për PS 2. Xbox është akoma pasiv ndaj titujve FF.Përpara se Square Enix të prodhonte titullin e 13’të Final Fantasy, bënte ndonjë gjë të saktë. Për fat të keq, vetë loja nuk ishte ndonjë ide e mirë, por kënga për promovimin e saj, qe goxha e arrirë. Këngëtarja e rrymës Jpop, Koda Kumi këndon këtë këngë shoqëruar me një klip tepër interesant. Mos lejoni që gjuha e huaj dhe e pa rrahur mirë me veshin tuaj t’iu gënjej; nëse vërtetë nuk mund ta toleroni japonishten, provoni me versionin në gjuhën angleze që është më e rrahur në vendin tonë. Dëgjojeni disa herë dhe kjo këngë do të qëndrojë gjatë në kompjuter. Final Fantasy X eliminonte navigimin në hartën kryesore të botës. Lojtari shëtiste në shtigje të mbushura me armiq të cilët edhe mund të shmangeshin. Gjatë betejës, mund të ndryshoheshin karakteret sipas dëshirës, në bazë të armikut që po konfrontohej. Personazhët zhvillohen sipa...

Time Crisis 2

Image
(2001)  Me Time Crisis 2 unë jam prezantuar jashtë vendit. Kur e pashë këtë titull në dyqan më shkëlqyen sytë, por u shuan sërish mbasi dallova çmimin. Ishte rreth 100 euro. Së bashku me lojën origjinale, shitej edhe pistoleta. Asokohe ishte një investim të cilin nuk isha i gatshëm ta bëja. Për më tepër, përveç serive Crisis, lojërat e tjera ku mund të përdoret pistoleta, nuk janë edhe aq të arrira. Kjo hyrje u shkrua pasi u ktheva në një poligon qitjeje. Ndërsa miku im i mirë kriste glokun e tij (ku çdo fishek paguhej), mendova me vete sesa me fat jemi ne të tjerët që kemi pasur mundësinë të qëllojmë pa rrezikuar gjë hiç në ekranin e televizorit, me një kosto të ulët fare. Kjo sepse mbasi blije pistoletën prej plastike dhe diskun e lojës, ajo që vinin pas, ishin orë të tëra gjuajtje pa limit. Dhe Time Crisis 2 kishte plot vlera përsëritëse. Që nga dy lojërat e para në PSOne, Time Crisis pra seria e parë fare dhe Time Crisis: Project Titan, seria e dytë sjell goxha të r...

Metal Gear Solid 2: Sons of Liberty

Image
(2001)  Mbajtur mend kryesisht për rrengun që Hideo Kozhima i bëri fansave, Metal Gear Solid 2 nuk është se është një lojë keqe. Edhe personazhi kryesor flokë bardhë Raiden nuk është edhe aq i keq sa e bëjnë fansat. Gjëja më e keqe e tij ndoshta, kishte të bënte me faktin se nuk ishte legjendari Snake. MGS 2 ama prezanton gjithçka që kishte edhe e para me grafika më të mira. Skenat janë aq të gjata saqë jo radhë nuk do merrni vesh a po luani lojën, apo po shikoni ndonjë film të viteve 80. Mekanizmat e lojës përmirësohen goxha dhe vazhdojnë të kenë në esencë fshehjen në hije. Raiden kësaj radhe dërgohet për të shpëtuar presidentin e SHBA (që rezulton një tjetër klon i Big Boss; pra një Snake më shumë në histori). Kësaj radhe, tradhtarët janë një grup i anti-terrorit quajtur Dead Cell që kanë një arsenal të pasur atomik dhe sigurisht një makineri Metal Gear (pak a shumë kjo makineri mund të mbajë, e lëshojë raketa atomike nga kudo në botë pa u identifikuar pozicioni). Aks...

Devil May Cry

Image
(2001)  Djalli Mund të Qajë është një nga ato seritë që fillesat dhe famën e kanë marrë në PlayStation 2 dhe më pas kanë vazhduar në evoluimin e natyrshëm në platformat e tjera. Të gjithë e dinë tashmë se origjinali i lojës qe menduar për lojën Resident Evil, që më pas u zhvillua në diçka krejt tjetër kur Capcom kuptoi se ishte tepër ekstreme për universin e zombive. Çdo faqe uebi apo libër që trajton këtë titull, shkruan për këtë kuriozitet, ndaj nuk do zgjatemi më me të. DMC ishte loja ideale për këdo i cili ndonjëherë donte thjeshtë të qëllonte e të këpuste ca mish, ndaj edhe kategoria e lojës është“hack&slash” (një tjetër emër për beat em’ up). Por nuk është futja kot, loja në fakt nuk vlerëson sesa mirë po luani, por sesa bukur ngjani ndërsa çani në dysh demonë e bos që janë si sfungjerë goditjesh për shpatën dhe pistoletën e personazhit kryesor Dante. Dhe ky i fundit do vdesë shpesh nën komandën e lojtarëve mesatar. Universi i Devil May Cry huazon ...

Half-Life

Image
(2001)  Në hartimin e një liste lojërash FPS, asnjëherë s’duhet harruar Half-Life. Vepra e artit dalë nga studiot Valve, u bë ikona e kategorisë duke paraqitur një histori konsistente dhe një gjuajtës të hatashëm. Lojtari merr nën komandë dr. Morgan (një personazh të cilit nuk i pëlqen të flasë shumë, për mos thënë aspak), dhe gjendet krejt papritur në një zonë jo miqësore me krijesa aliene, komando armiqësor dhe më pas akoma ngjarjet zhvendosen në një dimension paralel. Detyra e lojtarit është të përfundojë me sukses lojën duke ndaluar pushtimin e tokës nga forcat armiqësore jashtëtokësore.  Historia e lojës vazhdon duke u zgjeruar në Half-Life 2 (episodi i parë dhe i dytë), një lojë që gjithashtu korri sukses. Versioni PC ndryshon pak nga versioni për PS 2. Half-Life nuk u soll në këtë konsolë nga Valve, por nga një tjetër kompani. Origjinali është publikuar më 1998, por në PS 2 do vinte vetëm tre vjet më vonë. Le të themi se ky titull i mrekullueshëm, ishte një ...

Tekken 4

Image
(2001) Ndryshime radikale u bënë në serinë e katërt. Jo një titull i keq në vetvete, thjeshtë një titull shumë ndryshe nga çfarë fansat e Tekken prisnin. Stili i lojës madje u konsiderua si tepër i ngjashëm me një  tjetër seri që po fitonte famë në PS2, Virtua Fighters. Disa fansa nuk e pëlqyen lojën aspak. Fanatikët e serisë Tekken jo radhë e konsiderojnë këtë titull si dështim (për mendimin tonë nuk ishte i tillë, por disa nga kritikat më të përhapura në internet qëndrojnë). Si gjithmonë karakteret kishin më tepër lëvizje në arsenal sesa titulli paraardhës, vetëm se combot nuk funksiononin si në lojërat e vjetra. Lojtari që ndodhej në qoshe, mund të shtynte kundërshtarin për të marrë pak frymë (një opsion që pa të drejtë u hoq më vonë), ashtu sikurse raundi mund të zgjerohej më tepër. Personazhet si gjithmonë ishin të mirë dizenjuar, por falë edhe opsioneve të konsolës PS2, kishte një përmirësim të dukshëm në grafikët e lojës. Modaliteti Tekken Force i gjendur në këtë...