Posts

Showing posts with the label sport

ESPN NFL 2K5

Image
(2004)  Askush nuk mund t’i vlerësojë lojërat për futbollin amerikan më mirë se një amerikan vetë. Ideja është se ky sport, thjeshtë nuk ka zënë rrënjë në admirimin kolektiv evropian dhe ashtu si duken vathët, as do e bëjë ndonjëherë. Lojërat me futboll amerikan (që nuk është tamam regbi), shesin në amerikë ashtu si PSEvolution dhe FIFA shesin në Evropë. Megjithatë ndryshe nga futbolli ku Konami konkurron fort me EA Games vazhdimisht, në SHBA, EA Games pak a shumë nuk ka rivalë. Një nga rivalët ishte Visual Concepts e cila prodhoi lojën e fundit më të mirë për NFLnë pikërisht në PS 2. Më pas EA Games mori ekskluziven dhe kompania nuk mundi të prodhonte më gjë nën këtë titull. Loja ndjek rregullat e futbollit amerikan. Duhet ta bëni skuadrën tuaj të fitojë sezonin dhe të menaxhoni atë duke pasuar, vrapuar, bllokuar e duke kryer “touch doun.” ESPN NFL 2K5 u prit tepër mirë si nga fansat, si nga kritikët dhe është një shembull i mirë i një loje sportive e bërë ashtu si duh...

Gran Turismo 4

Image
(2005) Përmirësime të dukshme në këtë titull të katërt e të fundit në konsolën e PlayStation 2, por shikoni pak më me vëmendje dhe do shikoni disa zona të pikseluara që na kujtojnë titullin paraardhës. Te Gran Turismo 3: A-Spec, thamë se do shkruanim këtu arsyet se pse kjo lojë ra nga piedestali dhe ashtu do bëjmë sepse loja është pak a shumë e njëjta me paraardhësen me disa shtesa aty e këtu. Gran Turismo insiston në të sajën me kontrolle të rrepta që ndëshkojnë çdo shkelje në metrat e garës. Kjo nuk është domosdoshmërish gjë e keqe, megjithatë praktika ka treguar se njerëzve i pëlqen t'i marrin kthesat me shpejtësi të madhe, pa në të sëmës ligjet e fizikës. Këtë e ofrojnë vazhdimisht lojëra si Need4Speed dhe Grid, që thithin entuziastët e garave. Por nëse realizmi është marka e kësaj serie, nuk duhet ndëshkuar, në të kundërt duhet përgëzuar. Kjo për sa kohë loja nuk insiston që ju duhet të merrni medoemos patentat për të filluar garat, që jo radhë mund të bëhen të bez...

Tony Hawk Pro Skater 3

Image
(1999)  Kishte pak konfuzion për këtë titull pasi është publikuar si për PSOne (në fundin e jetës së kësaj konsole), si në PS 2. Të dyja versionet ndryshojnë si nata me ditën, jo vetëm për grafikët. Skeidbordi nuk është aq i famshëm e i praktikuar në Shqipëri. Radhë kam parë fëmijë në Tiranë e Vlorë të praktikohen dhe edhe nëse ka ndodhur, trendi nuk ka qenë i përhapur. Megjithatë nuk ka asnjë arsye për mos e pëlqyer këtë lojë, pa qenë domosdoshmërish fans i vetë “sportit.” Filluar edhe në PSOne, seria e tretë e Tonit nuk zhgënjen. Grafikët ishin të shkëlqyera për kohën, pistat të mirë formuluara dhe loja ishte goxha e balancuar, me vështirësitë.  Personalisht nuk kam parë ndonjë përmirësim të dallueshëm te Tony Hawk 4, megjithatë një mik i mirë i imi i cili më tha se duhet ta besoja, mendon se loja e katërt është gjithashtu e shkëlqyer. Për mua ama seria e tretë vazhdon të jetë pika kulmore e këtij simulatori. Duke mos qenë vetë një fans i sportit në fjalë, jam de...

Pro Evolution Soccer 2011

Image
(2010) Kur vjen puna te futbolli evropian dhe ai amerikan, është e vështirë të shkruash vazhdimisht për vetë ngjashmërinë e tyre. Miqtë e mi, fansa të lojërave me futboll dhe i sportit vetë, insistojnë se ka ndryshime midis një titulli e një tjetri, por mua të gjitha më duken si pako ekspansioni të asaj më përpara. Në PS 2 unë kam mbetur akoma te dy PES që janë seria e tretë dhe ajo e gjashta. Ndaj për dembelizëm, po i bie pak shkurt dhe po e marr nga Wikipedia copy-paste. Mesa di unë nuk ka të drejtë autori andej, por mund të shikoni historikun te faqja reale. Për më tepër shkrimi këtu është modifikuar aty ku është parë e rastit, ndaj për origjinalin, drejtohuni direkt te faqja. Pro Evolution Soccer 2011 (i shkurtuar zyrtarisht si PES 2011 dhe i njohur si Ëorld Soccer: fitues i Njëmbëdhjetë 2011 në Japoni) është një video lojë futbolli në serinë Pro Evolution Soccer zhvilluar dhe e publikuar nga Konami me ndihmën e prodhimit nga Ekipi Blue Sky. Loja u shpall më 9 shkurt 20...