Ace Combat Zero: The Belkan War
(2006)
Seria e fundit Ace Combat prezantuar në PS 2, rishikon luftën e dëshpëruar të Belkas ndaj fqinjëve. Ngjarjet ndodhin para serisë së pestë Ace Combat 5: The Unsung War (publikuar në Evropë nën titullin AC 5: Squadron Lider). Në qendër të vëmendjes ndodhet piloti legjendar me nofkën Lordi Demon (lojtari në vetën e parë) dhe shoqëruesi i tij me nofkën Pixy, si pjesë e njësisë Galm 1 dhe Galm 2. Pixy bisedon shpesh me lojtarin duke krijuar një atmosferë miqësore, por duke shpalosur edhe këndvështrimin e tij për luftën gjatë procesit.
Pixy nuk është antagonisti kryesorë në lojë, por bëhet armiku numër një i lojtarit pak para përfundimit të lojës. Fundi i luftës me Belkan, arrin kulmin me vendimin e dëshpëruar të belkanëve për të bombarduar vetë territorin e tyre me armë nukleare nën trysninë e nevojës për të sprapsur armatat armike. Nga ky mini-apokalips çel një organizatë e re luftëtarësh, moto e të cilëve është aq sa e thjeshtë, aq dhe e komplikuar në të njëjtën kohë: Një botë pa kufij.
Pixy është një ndër pilotët që i bashkohet kësaj lëvizjeje duke u gjendur në konflikt të drejtpërdrejtë me lojtarin. Por prisni pak...
Bëhet fjalë për një botë pa kufij. Në fakt Pixy e thekson se nga lartësia e avionëve të tyre luftarakë nuk dallohet ndonjë vijë ndarëse midis shteteve. Duket si një ide utopike, sidoqoftë dreqi ta hajë, një ide për të cilën ndoshta ia vlen të luftosh e të vdesësh. Është e kuptueshme për ata që kanë luajtur lojën nga fillimi deri në fund se si një ide e tillë lind e zhvillohet me aq shumë përkrahës.
Si përfundim lojtarit i duhet të ndalojë ish kolegun e tij, pa pasur shumë alternativa. Por nëse loja do i lejonte lojtarit ndonjë zgjedhje, sa lojtarë do të kishin zgjedhur anën e Pixyt vallë? Vetë Pixy i mposhtur në fund fare të lojës, viziton kufirin vetë dhe e kupton se sa surreale ishte ideja e një bote pa kufij.
Ace Combat njihet për betejat epike ajrore. Ky titull në veçanti është shumë tepër arkade se titujt e tjerë. Ndërsa në Unsung War, kishte shpesh pauza mes historisë dhe misioneve që ngadalësonin disi ritmin e lojës me objektivë jo të zakonshëm, kjo lojë është një bombardim “bjeri t’i biem” nga fillimi i misionit gjer në fund. Disa misione madje pretendojnë që lojtari të shkojë të furnizohet mbas bombardimeve masive sërish për të filluar shpartallimin sërish. Është luftë dhe historia e bukur që përshkruam në paragrafët e parë, zë një vend në pjesën e prapme dhe nuk e ndalon misionin për asnjë moment. Galm 1 dhe Galm 2 janë gjithë kohën në lëvizje e në bombardim, në gjëmim të armikut dhe në shmangien e tij. Kjo e bën këtë titull më preferencial se paraardhësit për kë dëshiron aksion të vërtet ajror.
Comments
Post a Comment