Final Fantasy 10
(2001)
PSOne doli jashtë tradite, dhe PS 2 dominoi tregun së bashku me Xbox. FF X del pikërisht për PS 2. Xbox është akoma pasiv ndaj titujve FF.Përpara se Square Enix të prodhonte titullin e 13’të Final Fantasy, bënte ndonjë gjë të saktë. Për fat të keq, vetë loja nuk ishte ndonjë ide e mirë, por kënga për promovimin e saj, qe goxha e arrirë. Këngëtarja e rrymës Jpop, Koda Kumi këndon këtë këngë shoqëruar me një klip tepër interesant. Mos lejoni që gjuha e huaj dhe e pa rrahur mirë me veshin tuaj t’iu gënjej; nëse vërtetë nuk mund ta toleroni japonishten, provoni me versionin në gjuhën angleze që është më e rrahur në vendin tonë. Dëgjojeni disa herë dhe kjo këngë do të qëndrojë gjatë në kompjuter.
Final Fantasy X eliminonte navigimin në hartën kryesore të botës. Lojtari shëtiste në shtigje të mbushura me armiq të cilët edhe mund të shmangeshin. Gjatë betejës, mund të ndryshoheshin karakteret sipas dëshirës, në bazë të armikut që po konfrontohej. Personazhët zhvillohen sipas dëshirës, duke zgjedhur në bazë të pikëve që posedojnë, se cilat magji e teknika duan të kenë më parë (Sphere Grid). Një nga mini-lojërat më të bukura, ishte një tip handball-i brenda një sfere ujore.
Pavarësisht çfarë do t’iu thonë disa nga fansat e serive të Final Fantasy, titulli i dhjetë ishte i goxha i mirë dhe nuk e kuptoj se çfarë kishte për mos pëlqyer në këtë titull. Sidoqoftë kjo varet nga preferencat e individëve të ndryshëm.
Në Spira jeta është bërë e pamundur për shkak të Sin, një përbindësh i pamposhtur që mbjell kudo terror dhe shkatërrim. Është detyra e Junës dhe kompanisë së saj që të shpëtojnë Spirën nga fati i saj. Në mes të kësaj meseleje ndodhet edhe Seymor Guado i cili është i fiksuar mbas protagonistes kryesore.
Historia e FF X, konsiston në shpëtimin e Spiras nga një Aeon, i emëruar nga të gjithë si Sin (Mëkati). Tidus, personazhi kryesor, bën një udhëtim të gjatë në kohë, e gjendet papritur në një botë të panjohur ku, Sin bën kërdinë ndër radhët e popullsisë. Besohet se Sin mund të mposhtet vetëm nga një evokuese, e Juna ka marrë përsipër këtë detyrë.
Pra siç shikohet, Aeonët luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në beteja por edhe në historinë e lojës. Në fund fare të lojës –sipas stilit Final Fantasy– zbulohen sekretet e origjina e të ligjve.
Kjo është një lojë e bukur në brendësi. Ka personazhe interesantë e të mirë dizenjuar. Ky titull mbase ka më shumë cosplayer nga të gjithë titujt e tjerë. Final Fantasy X ndiqet nga Final Fantasy X-II.
Comments
Post a Comment