Disgaea: Hour of Darkness

(2003)

Një RPG taktike alla anime prodhuar nga Nipon Ichi. Disgaea ka disa tituj; ky është titulli i parë. Loja nuk ka ndonjë taktikë të madhe dhe shumica e betejave përfundon me fitoren e atij që nxjerr numrin më të lartë në ekran. Sidoqoftë, për lojtarët më të vëmendshëm, mund të dallohet klasë dhe elegancë në çdo hartë të re që mund të ketë ndonjë strategji të fshehur diku aty në mes të betejës.

Historia e Disgaea është një mishmash me personazhe që vijnë nga hiçi dhe po ashtu shkojnë edhe sagat e tyre. Me pak fjalë Lordi Demon ka vdekur dhe djali i tij (2 vjet në gjumë) duhet të rifitojë sërish titullin e Overlordit të botës së përtejme. Në fund është thjeshtë një betejë midis demonëve dhe engjëjve që janë po të njëjtë në qëllimet e tyre por njëra palë pretendon se ka moral më të lartë se tjetra. Fundi që mora unë të paktën nuk kishte shumë kuptim (e gjithë beteja e fundit ishte bërë për të provuar zemrën e Overlordit, a thuajse s’e kishte provuar herë mbas here se nuk kishte ndonjë zemër të ligë duke lënë të gjallë të gjithë armiqtë e tij gjatë betejave).

Disgaea është gjëja më e ngjashme që do gjejnë fansat e RPGve taktike me Final Fantasy Tactics ose Tactic Ogre, por prapë se prapë ndodhet me milje larg dhe strategjitë janë më pak të sofistikuara se lojërat e tjera. Nëse keni nivel të lartë do fitoni, në mos do humbisni. Për më tepër sistemi i transmigrimit nuk kishte shumë sens me thënë të drejtën. Ju ndërtonit një personazh e më pas duhej ta rindërtonit atë sërish me një tjetër klasë (sistemi “jobs” sipas Final Fantasy Tactics). Është gjithashtu një nga lojërat më komike në PS 2.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11