Persona 4
(2008)
Gjatë: Shin Megami Tensei: Persona 4.
Unë e kam adhuruar serinë Persona nga Atlus që në PSOne. Janë rpg që kur i luan, e di që historia do e jetë e mrekullueshme dhe ambientet do jenë akoma më mirë. Persona 4 vazhdon traditën denjësisht.
Persona 4 do ndodhej në TOP10, në mos për limitin e kohës. Kur dëgjova se kishte një limit kohe (pak a shumë si misioni Grand Theft Auto te loja GTA 3), e urreva. Rezultoi se e kisha paragjykuar keq, sepse koordinimi e menaxhimi i kohës midis aktiviteteve në jetën reale shkollore dhe koha për mposhtjen e demonëve, ishte një element i lezetshëm në të vërtetë.
Kjo Shin Megami Tensei ndryshon pak nga titujt e tjerë sepse spostohet në një qytezë provinciale të qetë, në kontrast me qytetet e mëdha e të zhurmshme të titujve të tjerë. Ju jeni një adoleshent tipik japonez, që transferohet në qytezë në sajë të programit të shkëmbimit studentor.
Si çdo japonez i ri biond, detyrat e juaja janë të thjeshta: të bëni shokë të rinj në shkollë, të studioni fort dhe të gjuani e vrisni demonë të frikshëm në mbrëmje. Kur lojtari është gati, mund të futet nëpërmjet ekranit të televizorit sipas stilit Poltergeist e të zbulojë se çfarë fshihet pas gjithë këtyre përbindëshave. Shpejt loja e bën të qartë se ka një lidhje midis krijesave të ferrit dhe një vrasësi në seri i cili po terrorizon qytezën ku transferohet djaloshi.
Historia e Persona 4 nuk ka lidhje me titujt paraardhës, ndaj për lojtarët e rinj, ky mund të jetë një shans i mirë për tu prezantuar me serinë e famshme të Atlus.
Një ndryshim rrënjësor është gjithashtu edhe muzika. Nëse Persona 2: Eternal Punishment ishte e mbushur me muzikë elektrike (alternative), Persona 4 do ju mahnitë me tingujt e xhazit. Mund të zbuloni ndërkohë që jeni fans i kësaj rryme muzikore. Jo unë ama, mua më pëlqen më shumë popi.
Duke parë shumë lojëra të tjera në PS 3 dhe PS 4, por edhe Xbox 360 dhe Xbox 1, kjo lojë është plakur në mënyrë shumë të mirë. Ky titull është një nga ato, që pavarësisht grafikëve në konsolat e avancuara, konkurron më së miri me titujt më të rinj. Nëse do kishte ndonjë muze për lojërat më të mira kompjuterike, kjo lojë medoemos duhej të ndodhej aty. Por edhe një herë kujtojmë se nuk mund të jetë në TOP10 në këtë listë për arsyen e limitit kohor strikt që i imponohet lojtarit për të mposhtur një përbindësh.
Në fund, për ata lojtarë që mekanizmat e komplikuar të lojës i bëjnë të dorëzohen, nëse akoma i intrigon historia, mund thjeshtë të ndjekin të 26 seritë e filmit anime me të njëjtin titull e pak a shumë të njëjtën histori.
Comments
Post a Comment