Transformers

(2004) 

Për fansat e serisë me robotët më të famshëm mbas Gundam, lojërat bazuar te kjo histori kanë qenë zhgënjim mbas zhgënjimi. Loja Transformers bazuar te filmi i Michael Bay ishte e tmerrshme, në kuptimin e keq të fjalës. Lojëra të tjera si Fall of Cybertron dhe Ëar for Cybertron ishin të kënaqshme, por jo të krahasueshme me titullin Transformers publikuar në vitin 2004 për PlayStation 2.

Loja kishte çdo gjë që filmi i animuar kishte dhe që një lojë kompjuterike duhet të ketë. Transformimi nga makinë në robot, ishte me të vërtetë e pëlqyeshme në nivelet madhështore, mbushur me ngjyra dhe detaje në sfond. Tek godisnit robotët e tjerë, me armë ose me grushte mund të shikonit copëzat e tyre tek fluturonin tutje. Bosët gjithashtu ishin mbresëlënës. Në fund të çdo niveli do përballeni me ta dhe jo radhë beteja zhvendoset gjatë gjithë nivelit të eksploruar.
Decepticonët mund të mposhten në rolin e liderit Optimus Prime dhe të shkathëtit Hot Shot dhe Red Alert. Historia nga ana tjetër devijon shumë nga ajo bazë parë në filmat e animuar dhe në filmat e fundit me të njëjtin titull.

Mes garave me makina, robotëve që përmirësojnë armët e autobotëve gjetur kudo në raunde, Transformers për PS 2 është një nga ato titujt që duhet luajtur jo vetëm nga fansat e serisë, por nga kushdo që vlerëson një punë të bërë mirë.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Final Fantasy 11

Gungrave