Metal Slug 3

(2000)

Titulli i parë Metal Slug në PS 2 dhe deri te titulli i gjashtë do vazhdonin të publikoheshin në këtë platformë.
Kjo seri mbase ishte pika kulmore e titujve Metal Slug. SNK kthehet sërish në lojë mbas dy vjetësh nga titulli i dytë (2000) me këtë perlë të run & gun. Favoritja jonë, por jo domosdoshmërish më e mira, ruante formulën origjinale të serive duke sjellë akoma edhe një herë inovacione në universin e Metal Slug. 

Shumë më e ngjashme me MS X se sa me MS 2, tashmë lojtarët mund të zgjidhnin më shumë se një rrugë sipas preferencave të tyre. Vetëm në skenën e parë ka më shumë se tre rrugë nga ku mund të kalohet. Disa rrugë janë më të lehta, disa më të vështira. Animimet janë më të larmishme dhe armiqtë gjithashtu. 

Deri sa në skenë nuk dalin ushtarët e parë të ushtrisë X gjithçka është pak konfuze ashtu si edhe vetë historia.
Në të vërtetë historia vazhdon të mos jetë pika më e fortë e serive. 

Ngjarje të çuditshme po ndodhin në botë. Insektet gjigante, zombi, meteroidet e ndryshme që kanë goditur tokën nuk duket se kanë shumë lidhje me njëra tjetrën  Investigimet e Markos, Fios, Tarmës dhe Erit arrijnë të zbulojnë se Alienët dhe Armata X kanë rilidhur aleancën e prishur në serinë e dytë. Në fund zbulohet se në të vërtetë të gjitha janë vepra të alienëve që po përdorin armatën për qëllimet e tyre të maskuar si gjenerali Morden (ky i fundit ndodhet i burgosur në anijen mëmë). Në misionin e fundit, personazhi i zgjedhur nga lojtari rrëmbehet nga alienët për tu klonuar (ndërsa vetë lojtari merr në kontroll një personazh tjetër). Mbasi Armata X e kupton këtë, lidhin aleancë me forcat qeveritare për të shkatërruar trurin alien. Siç u shprehëm pak më lartë: historia nuk ka shumë rëndësi.

Edhe makineritë e reja nuk janë fare keq. Ka helikopterë, nëndetëse, madje edhe një struc të armatosur gjer në dhëmbë (megjithatë më i bukuri është elefanti i ngrirë në skenën e dytë). Roboti nuk është shumë i mirë, por fillon me një armë laser të fuqishme që e bën optimal. 

Jo më kot kjo lojë është një nga seritë që i ka hapur më shumë punë krijuesve (skena e hapësirës e kthen lojën nga një run & gun në një Vertical Shoot em’ up). Duke filluar që nga animimet dhe bukuria e skenave, Metal Slug 3 dhuron shumë e për fat të keq, pasohet nga dy seri shumë bajate e të pakënaqshme.

Loja ka parë disa platforma për shkak të grafikave të saj. Avantazhi në këtë konsolë, nuk është vetëm prania e “School Combat,” por edhe shpejtësia me të cilën karikohet loja duke dhuruar një eksperiencë të ngjashme me ato të makinerive arkade.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5