God of War 2

(2007)

Seria e dytë e shumëpritur e lojës God of War nuk zhgënjeu aspak. Në fakt, ashtu si Final Fantasy 12, ky titull i dytë përdor në maksimum fuqinë e konsolës PlayStation.

Kratos rikthehet sërish dhe i mërzitur në fronin e tij të Zotit të Luftës, Kratos vendos të ndihmojë bashkëpatriotët spartanë duke injoruar urdhëresën e Zeusit për të qëndruar larg. Kundërshtia e tij për tu bindur, merr një ndëshkim të rëndë nga babai i zotave, që i heq gjithë fuqitë djalit të tij dhe e çon drejt e në hades. Por Kratos nuk është një nga ata tipa që shkurajohet madje edhe përpara vdekjes. Me premtimin e Gaias, një nga titanët armiq të betuar të Zeusit, lojtari ndërmerr një rrugëtim të gjatë për të gjetur orakujt e për të zhbërë rrengun e Zeusit. 

Gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet dhe loja përfundon me Kratosin në kurrizin e titanëve duke sulmuar vetë Olimpin.

Ashtu si seria e parë, edhe seria e dytë ruan çdo gjë që e bëri lojën e parë aq të pëlqyeshme duke përmirësuar disa gjëra si rrjedha e luftimit dhe armë të reja efektive. 

Pazëlat janë të mirë menduara e mund të zgjidhen me pak logjikë. Edhe historia nuk është keq, por jo larg nga ajo e para. Loja arrin të jetë njëkohësisht brutale dhe sublime dhe jo më kot ky kombinim e bëri lojën logon e PS 2 për goxha kohë.

God of War nuk është as më e vështirë e as më e lehtë sesa duhet. Një lojtarë mesatar s’do e ketë problem të udhëtojë mes krijesave të hadit e ta përfundojë lojën me sukses. Për mua me thënë të drejtën loja u duke e thjeshtë fare, kombot gjithashtu ishin të lehta për tu lidhur njëra pas tjetrës, aq sa pas pak kohësh goditjet shndërroheshin në numra pa kuptim.

Nëse do kishte një listë për lojërat më të mira të konsolës PS 2, ky titull medoemos duhet të gjendej aty.
Sa për kuriozitet, ky titull ishte i vështirë për tu gjendur i plotë në Shqipëri. Qarkullonte vazhdimisht një kopje e cila bllokohej andej nga fillimi i fundit duke nevrikosur shumë lojtarë, por kështu ndodh fundja kur merr kopje pirate; janë rreziqet e profesionit.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11