Silent Hill 4: The Room

(2004)

Kur e keqja troket në derë...
Sipas disave The Room është frymëzuar nga libri Dhoma 1408 e Stephen King, megjithatë të dyja lojërat shkojnë në drejtime krejt të ndryshme nga ajo “dhomë” dhe njëkohësisht të dyja bëjnë një punë të mirë në tregimin e historive të tyre.
Dhoma 1408 (sipas filmit të paktën) ka të bëjë me një individ skeptik që ka humbur besimin në çdo gjë pas vdekjes të së bijës minorene duke shkatërruar edhe marrëdhëniet familjare gjatë procesit. Ndërsa SH: The Room ka të bëjë me individë të cilët ndodhen në një situatë të rrezikshme krejt rastësisht për arsye të pavarura prej tyre (të paktën karakteri kryesorë dhe fqinja e tij).
Me aq sa dihet Henry dhe Eileen janë njerëz ordinerë të ndodhur në situata jo normale jashtë kontrollit të tyre. Faji i vetëm i protagonistit kryesorë është hyrja në apartamentin kur dhe ku dikush kishte lindur një vrasës serial me fuqi paranormale. Eileen është gjithashtu vetëm “fajtore” sepse është fqinja e tij. Në këtë rast Silent Hill 4 pak a shumë tregon pafuqinë njerëzore. Kur  e keqja vjen nuk ka nevojë t’i hapësh derën sepse ajo e shkelmon vetë atë.

Të qarat dhe lutjet nuk pinë shumë ujë në Silent Hill. Gjëja më e mirë për të bërë është rrëmbimi i një tubi hekuri, mbledhja e sa më shumë municioni dhe përpjekja e pareshtur për të shpëtuar nga ajo situatë, pavarësisht se sa absurde dhe e pashpresë mund të ngjajë.

Seria e katërt nuk u pëlqye edhe aq shumë në përgjithësi. Ndoshta kjo kishte të bënte me mekanizma të ngathtë luftimi ose me nivele që në pamje të parë ngjanin të shkurtër. Në një kërkim në internet, në një nga formet e lojës, vura re se SH 4 nuk kishte shumë famë, por nuk ishte e fundit gjithashtu. Pavarësisht opinioneve, ky titull ofron një udhëtim emocionues në botën e Kodrave të Heshtura dhe nuk duhet nënvlerësuar.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11