Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

(2004)

Një titull i gjatë për një lojë të gjatë. 

Titulli i pestë rikthehet sërish nga një seri e gjatë me origjinë që nga viti 1986, dhe përfshin sërish një udhëtim epik në përpjekjen heroike të një djaloshi pa emër për të shpëtuar mbretërinë e tij nga një mallkim.

Dhoulmagus, një kloun idhnak, mallkon gjithë mbretërinë e Trodain.
Personazhet vazhdojnë të pikturohen me mjeshtri nga talenti Akira Torijama, autori i Dragon Ball (e në fakt dallohet një orë larg pasi personazhet e tij ngjasojnë gjithnjë). Zhvillimi i lojës vetë vazhdon të jetë në duart e origjinatorit të saj, Juzhi Hori.

Seria e tetë e Dragon Quest është një udhëtim i këndshëm takimesh të rastëssishme me përbindësha dhe NPC interesant. Edhe pse një lojë e bukur, vështirësia dhe konfuzioni i sistemit të luftimit nuk mund ta lejojë të çajë më shumë sesa audienca e fanatikëve të lojërave që vijnë nga Japonia. Për të tjerët, loja mund të kthehet në një torturë ndërsa përpiqen të gjejnë strategjinë për të mposhtur bosin e radhës.

Verdikti është se kjo është një lojë e shkëlqyer vetëm për fansat e lojërave Jrpg.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5