Ace Combat 5 The Unsung War

(2004)(njohur edhe si Ace Combat Squadron Lider)

Mbas Ace Combat 3, shmanga serinë e katërt për të luajtur këtë lojë fantastike nga Namco. Ky titull kishte një histori goxha të arrirë dhe shumë shpjetë do ju bëhej vonë për kolegët tuaj në skuadër.

Ace Combat 5 përfshinte katër avionë; një komandohej nga lojtari, ndërsa tre të tjerët komandoheshin nga AI. Lojtari mund t’i jepte këtyre të fundit komanda të ndryshme. Në memorien time, komanda më efektive ishte urdhri për përdorimin e armëve speciale (zakonisht predha të fuqishme tepër efektive). Mbas kësaj komande, do shikonit objektivët armik të shpërthenin në ajër një mbas një, edhe pse, siç ndodh shpesh në lojërat kompjuterike me AI të dobët, pa ndërhyrjen e lojtarit vetë, misioni zor se shkonte gjetiu. Për shembull nëse i komandonit anëtarët e skuadrës që thjeshtë të ishin agresiv, ata nuk bënin ndonjë gjë të madhe përveçse vërtiteshin si miza në ekran.

Ajo që e dallon këtë titull nga titujt e tjerë është larmia e misioneve. Në Belka War bie fjala, misionet ishin zakonisht si një lojë arkade. Ju shkonit në vendin e paracaktuar dhe bënit namin dhe aq. Në të kundërt, Kënga e Pa Kënduar (si përkthehet në shqip) ju prezantohet një gamë të gjerë misionesh të ndryshme që ndryshonin së tepërmi nga njëri tjetri. Në një pikë ju duhet të mbyllni burime gazi vdekjeprurës në mesin e qytetit, që ishte një mision tepër i bëzdisshëm, por sërish përsëris, sillte një shije ndryshe në mesin e lojës. Misionet njëri pas tjetrit kanë lezetin e tyre, sidomos kur ia mbathni në mes të shpellave nga avionë gjuajtës të armatosur gjer në dhëmbë dhe ju nuk mund të kundërpërgjigjeni me avionët manovër në posedim. I bukur ishte gjithashtu edhe misioni ku lojtari thjeshtë merr pjesë në një paradë ushtarake.

Sa për historinë, është ajo e një shteti fiktiv kokëmushkash, Belka, e cila në kulmin e humbjes së luftës, bombardon territorin e saj me bomba atomike (histori që shpjegohet më me detaje në titullin në vazhdim AC: The Belkan War).

Loja ka gjithashtu modalitetin versus midis dy lojtarëve. Inovacione themelore nuk ka me thënë të drejtën dhe misioni i fundit pak a shumë përsërit misionin e fundit të Ace Combat 3 për PSOne, ku duhet të ruani ekuilibrin në korridore të ngushta dhe rreziku ju del në çdo hap. Sidoqoftë, në fund ju bëni namin ndër kundërshtarë duke merituar nofkën “Demonët e Razgris,” një legjendë që Nagase, kolegia virtuale që futet jo radhë në telashe por që në një mënyrë ose tjetrën mbijeton deri në fund.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11