Phantom Brave

(2004) 

Versioni më pak i sofistikuar i Disgaea: Hour of Darkness, Phantom Brave ka tone më serioze se kjo e fundit, por një sistem luftimi alien për shumicën e adhuruesve të RPGve taktike. Shumica do e lejë lojën direkt mbas tutorialit. Ata që do mbijetojnë fazat e para të lojës, do shikojnë sesi armët do shkërmoqen dhe lojtarët do bëjnë dëme të pa përfillshme për armikun. Mbas një fare kohe, lojtarët mësohen me mekanizmat e në themel kjo lojë është goxha intriguese dhe shpërblyese.

Phantom Brave ka në qendër pikërisht fantomët (shpirtra fantazmë të cilët nuk kanë kaluar akoma në botën tjetër) dhe e gjitha lidhet me Maronën, një fëmijë e cila ka fuqinë për t’i thërritur këta shpirtra për ndihmë, dhunti e cila e ka vënë në shënjestrën e njerëzve paragjykues. Roja i saj personal është pikërisht Ash, protagonisti kryesor. Me këto veti, lojtari mund të krijojë një gamë të gjerë personazhesh. Ana negative sigurisht janë dy kryesoret, turne të limituara përpara se personazhi të kthehet në asgjë dhe grafikat që ngjajnë si ato të Harvest Moon në Nintendo 64.

Së fundi kjo lojë është me vite larg Final Fantasy Tactics ose serisë Ogre Tactics. E gjithë loja kërkon kohë pa fund për të rritur nivelin e karaktereve për t’i fuqizuar. Për ata që pëlqejnë seritë taktike, ky titull mund jetë një zgjedhje e mirë mes saj dhe Sukidoken Tactics.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Final Fantasy 11

Project Eden