Puyo Pop Fever
(2004)
Temperaturë e lartë për këtë variacion të Puyo Pop, një pazël origjinal i stilit Tetris. Puyo Pop ka pasur të njëjtën formulë në platforma të ndryshme, ku lojtari duhet të kombinojë katër topa me ngjyrë të njëjtë (emëruar puyo në lojë). Është një formulë e thjeshtë, e cila bëhet interesante falë kombove të vazhdueshme që kërkojnë zotësi të ekzekutohen. Megjithatë bukuria e lojës nuk është vetë pazëli, por konkurrenca me kompjuterin ose kundra një lojtari tjetër. Është vërtet bukur kur shikoni se kombinimet tuaja sabotojnë fushën e kundërshtarit me topa pa ngjyrë që grumbullohen pirg deri sa kundërshtari prek pikën më të lartë të ekranit, po ashtu acaruese kur kjo ju ndodh juve.
Si çdo lojë me gjëegjëza, historia e saj nuk është se ka ndonjë bukuri apo veçanti. Lojtari duhet të shoqërojë një vajzë që ngjan si Tod nga Super Mario në një udhëtim për në akademinë e Puyo dhe më pas merr në komandë një tjetër personazh akoma. Udhëtimi shoqërohet me sfida nga kundërshtarë të ndryshëm që sa vijnë e vështirësohen. Nivelet e avancuara mund të jenë një sprovë e vërtetë, por falë opsionit “continue” mund të vazhdoni në pafundësi deri sa të keni sukses.
Siç thamë në fillim, ajo që e dallon këtë version nga të tjerët është ndoshta modaliteti “fever - temperaturë.” Ky modalitet fillon kur piqen disa kondita të caktuara gjatë lojës (sa më shumë kombo, aq më shpejtë vjen modaliteti) dhe mund të rezultojë fatal për kundërshtarin nëse lojtari në këtë fazë e luan ashtu si duhet.
Comments
Post a Comment