Metal Gear Solid 3: Snakes Eater
(2004)
Kozhima kthehet pas në kohë për të treguar historinë e Big Boss dhe arsyet pse e çuan atë drejt anarkisë. Edhe një herë, ushtari më i arrirë në botë (bazuar te personazhi Plisken, flimi Arrati Nga Nju Jork, interpretuar nga Kërt Rasëll) infiltrohet në një bazë ushtarake ruse, kur një grup tradhtarësh udhëhequr nga The Boss po përpiqen t’i japin fund politikave dhe kthimin e pushtetit ushtarakëve.
MGS 3 ka mekanizma të shumtë nga titujt paraardhëse, megjithatë humbet një pjesë të shkëlqimit të teknologjive moderne. Gjëja e parë që do i mungojnë lojtarëve është radari ku pasqyrohen armiqtë. Në vend të tij, ju keni një pajisje për të dëgjuar zhurmat përreth, që nuk është e njëjta gjë. Loja mbingarkohet edhe me budallallëqe të tjera si hapja e menysë për të riparuar thyerjet e kockave, gjuetia për të ngrënë një vakt i cili mund të prishet me kalimin e kohës, ndryshimi i vazhdueshëm i kamuflazhit, e të tjera të ngjashme me këto.
Megjithatë për fansat e flaktë kjo vazhdon të jetë formula e suksesshme që prisnin. Metal Gear Solid 3 nuk është një lojë e keqe, por tepër e ngathët dhe si gjithmonë e tejmbushur me dialogë me tema politike. Pra me pak fjalë, kjo nuk është një lojë që do pushtojë të tërë me bukurinë e saj, por vetëm ata individë që interesohen për gjeopolitikë dhe histori.
Avantazhi i lojës janë ndoshta bosët, të cilët kanë veçoritë e strategjitë e tyre unike. Megjithatë në krahasim me titujt e tjerë, të fortët në këtë lojë janë të ftohtë e jo tepër interesantë, me përjashtim të bosit të fundit.
Pjesa e fundit e lojës është e pasur me efekte vizuale dhe emocione, por deri atëherë me shumë gjasa, gjysma e lojtarëve do dorëzohen gjatë rrugëtimit. Në mos kjo lojë ka një nga antagonistët më të mirë menduar. Fjalimi në skenën e fundit mbajtur nga antagonisti kryesorë The Boss në MGS 3, cilësohet si një nga momentet më të bukura në historinë e lojërave kompjuterike. Për ta kuptuar më mirë, pak çaste para se një bombë atomike të shpërthejë në sfond:
Fundi i jetës... A nuk është e bukur? Gati tragjike. Kur jeta mbaron, lëshon një aromë të fundit. Drita është veç një dhuratë e errësirës për ata që janë rrugës për të vdekur. Kam qenë duke pritur Snake, për një kohë të gjatë. Duke pritur lindjen tënde, rritjen tënde dhe finalen e ditës së sotme. Por prisni pak...
Mbas këtyre fjalëve personazhi kryesorë Snake, pyet se pse ajo po vepron kështu, të cilës ish-mentorja e tij i përgjigjet:
Pse? Për ta bërë botën një sërish. Bota ka qenë një e vetme. Por me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, Filozofët (një grup sekret me anëtarë nga të gjitha fuqitë botërore që kishin kontribuar për formimin e një fondi miliarda dollarësh) filluan të luftonin kundra njëri-tjetrit dhe bota u nda në dysh. Kobrat (forca ushtarake speciale të krijuara dhe trajnuara nga The Boss dora vetë), vëllezërit e mi që u stërvitën dhe luftuan pranë meje, u shpërndanë gjithashtu.
Sjelljet tipike politike dhe marshimi i kohës mund të shndërrojë miqtë në armiq po me aq lehtësi sa ndryshimi i erës. Qesharake apo jo? Aleatët e djeshëm bëhen kundërshtarët e sotëm. Dhe kjo luftë e ftohtë thua? Kujto pak... Kur unë drejtoja Kobrat, Amerika dhe Rusia luftonin bashkë. Tani konsidero nëse Amerika dhe Rusia do të jenë akoma armiq në shekullin 21. Deri diku dyshoj se do jetë kështu. Armiqtë ndryshojnë me kohën, dhe rrjedhën e viteve. Dhe ne, ushtarët, detyrohemi që të ndjekim këtë lojë. Unë nuk të rrita dhe të bëra ky që burrë që je bërë sot vetëm që të mund të ndesheshim në betejë. Aftësitë e një ushtari nuk presupozohet të përdoren kundra miqve. Por atëherë çfarë është një armik? A ekziston një armik absolut i përhershëm? Nuk ekziston diçka e tillë, kurrë nuk ka ekzistuar. Arsyeja është se armiqtë janë qenie njerëzore si ne. Ata mund të jenë armiqtë tanë vetëm në terma relative. Bota duhet të bëhet njësh sërish.
Filozofët duhen ribashkuar. Unë do i përkushtoj aftësitë e mia këtij qëllimi. Dhe me paratë e Kolonelit (Trashëgimia e Filozofëve), unë do e arrij atë qëllim. Ashtu sikurse dikur formova Kobrat. Ata janë familja ime. Unë ndoshta nuk mund të ngjiz më fëmijë, por ata janë familja ime.
Ishte dita e parë e nëntorit të vitit 1951. Ndodhesha në shkretëtirën e Nevadës për testet atomike.
“Nevada” në spanjisht do të thotë “mbuluar nën dëborë”... “e bardhë si borë”... dhe borë ishte saktësisht ajo që pashë në atë shkretëtirën e Nevadës. Mu bë gjaku i bardhë Snake. Ti ke qenë gjithashtu ke qenë subjekt i testeve atomike, apo jo? Në Bikini Atoll. Kjo është një nga arsyet se pse u tërhoqa prej teje. Jemi të ngjashëm unë e ti. Të dy ne ngadalë po konsumohemi nga karma e të tjerëve. Ne kurrë nuk do të kemi mundësinë të vdesim paqësisht si të moshuar. Ne nuk kemi të nesërme. Por akoma mund të shpresojmë për të ardhmen...
Fjalimi vazhdon edhe më tej ku antagonisti tregon peripecitë e jetës së saj, se si është përdorur vazhdimisht si mish për top. E mbas atij fjalimi, as Snake vetë nuk mund ta gjykojë mentorin e tij. Visioni i The Boss vazhdon të ndikojë ngjarjet në universin e Metal Gear edhe në vazhdim.
Comments
Post a Comment